Dardania Press
Utorak, 16 Septembra, 2025
  • SQSQ
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Historia e hershme e Sanxhakut dhe ardhja e sllavëve

Dr. Daut Dauti: Ky libër, “The Sandzak – a history”, është me siguri libri i vetëm dhe më i miri që është botuar në anglisht dhe në gjuhë tjera për Sanxhakun. Si i tillë, ky libër është histori për boshnjakët, shqiptarët, serbët dhe tërë Ballkanin. Më poshtë keni një përkthim nga kapitulli i parë i këtij libri:

18 Septembra, 2024
in Uncategorized
20 0
0
Historia e hershme e Sanxhakut dhe ardhja e sllavëve
23
SHARES
286
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Shenjat më të hershme të banimit të Sanxhakut janë gjetur në shpellën e Smoluçkës në komunën e Tutinit, që tashti është pjesë e Sanxhakut të Serbisë e që datojnë nga koha e Paleolitit. Në vende tjera arkeologët kanë zbuluar dëshmi të komuniteteve njerëzore që datojnë nga periudha e Lartë e Paleolitit, përafërsisht 20 000 vite p.e.s. dhe duke vazhduar në Mezolit (vitet 10 000 p.e.s.), që janë gjetur në Medena Stijena (Shkëmbi i Mjaltit) në kanionin e Çehotinës dhe në disa vende tjera afër Plevles në Malin e Zi të sotshëm.
Para 3000 viteve një popull i njohur me emrin dardanët, që ishin pjesë e grupit të fiseve të ilirëve apo thrakasëve, u vendosën në rrafshnaltën e Sjenicës dhe në rajonin përreth. Gjurmë të kulturës së tyre të Brnjicës (varrime me djegëje të kufomave) ende mund të identifikohen nga shek. VIII p.e,s. afër Sjenicës dhe më gjerësisht në luginën e lumenjëve të Rashkës, Ibrit dhe Sitnicës.
Rreth mileniumit të parë p. e. s. grupe të ndryshme të ilirëve e zhvilluan një gjuhë dhe kulturë të përbashkët, e cila e mbulonte rajonin që sot është Bosna jug-lindore, Serbia jug-perëndimore, gjysma e pjesës veriore të Shqipërisë dhe Malit të Zi duke u zgjeruar deri në Epir dhe në Maqedoninë veri-perëndimore. Mbetjet e shumë kështjellave të vogla në rrënjët e kodrave të shpërndara nëpër rajon, tregojnë se ka ekzistuar një kulturë luftarake që është zbatuar nga udhëheqësit fisnorë lokalë ku banorët shpesh janë detyruar të kërkojnë mbrojtje nga njeri tjetri në këto vendbanime të fortifikuara.
Mes shekujve VI dhe IV p.e.s. anëtarë të një fisi tjetër ilir, autariatët, u vendosën në luginën e Rashkës dhe në rrafshnaltën e Peshterit, me gjasë duke i larguar kah jugu dardanët e mëhershëm. Hulumtimet e bëra në ato që duket se janë varreza të luftëtarëve autariatë në Glogovnik (Mal të Zi), sugjerojnë se ky grup formon një pjesë integrale të kulturës Glasinac, e cila gjatë Epokës së Hershme të Hekurit (shek. VIII – V, p.e.s.) është zgjeruar në një rajon që ka përfshirë Bosnën lindore, jug-perëndimin e Serbisë, pjesë të Malit të Zi dhe Shqipërinë veriore. Afër Novi Pazarit, arkeologët kanë lokalizuar një ekzemplar të kulturës Glasinac që gjendet në themelet e kishës së shek. IX, që quhet Petrova Crkva. Një varr, që mendohet se është i një luftëtari fisnik nga shek. VI p.e.s. , është gjetur i pajisur me ari, argjend, stoli bronzi, maska çelibari, statuja të çeramikës, përfshirë figurat e zeza të enëve greke, që sugjerojnë se popullata vendase e kësaj kohe ishte në kontakt me Greqinë.
Tentimi i Justinianit për të rivënë qetësi dhe rindërtuar perandorinë, mezi mbijetoi gjatë jetës së tij pasi që kah mesi i shek. VI, dhe përsëri në fillim të shek. VII, Ballkani edhe një herë u përfshi nga valët e invaduesëve. Këta ishin sllavët që filluan të migronin nga atdheu i tyre, diku në Ukrainën e sotme, në rajonet e largëta të Danubit. Serbët, të shoqëruar nga avarët turkik, që ishin më luftarak, vazhduan të kërcënonin Konstantinopolin. Nën presionin e persianëve dhe për shkak të trazirave të brendshme, Perandoria Bizantine u detyrua të hiqte dorë nga posedimet perandorake në brendësinë e siujdhesës ballkanike.
Sllavët, përkundër avarëve, kishin ardhur për t’u vendosur e jo vetëm për të plaçkitur. Prandaj, u vendosën përgjatë rrugëve tranzitore romake dhe i okupuan rajonet e plleshme të luginave të lumenjve. Pa mbrojtjen e bizantinëve dhe duke mos qenë në gjendje të mbrohen vetë, popullata vendase u strehua në rajonet e largëta malore ku u morën me mënyrën e jetës pastorale dhe që e folnin gjuhën e tyre që ishte një variant i latinishtes.

 

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
SALKO ŠKRIJELJ – RATNIK  KOJI JE 1941. SPRIJEČIO  SANDŽAČKU SREBRENICU

SALKO ŠKRIJELJ – RATNIK KOJI JE 1941. SPRIJEČIO SANDŽAČKU SREBRENICU

24 Marta, 2021
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

ZAPADNI SANDŽAK JE 1943. STRADAO GORE I BROJNIJE OD MNOGO POZNATIJE SREBRENICE 1995.

23 Marta, 2021
DR.  JAHIĆ:  “BOŠNJACI  SU  BOSANCI,  ONI  KOJI  SU  IZ  BOSNE”

DR.  JAHIĆ:  “BOŠNJACI  SU  BOSANCI,  ONI  KOJI  SU  IZ  BOSNE”

4 Decembra, 2020
Osvrt na knjigu ‘Srbija i Albanci’ autorice Ljubica Štefan

Recensioni i librit “Serbia dhe Shqiptarët” të autores Ljubica Štefan

0
ISELJAVANJE MUSLIMANA IZ UŽICA – „Oj Užice, mali Carigrade, dok bijaše, dobro li bijaše.“

ISELJAVANJE MUSLIMANA IZ UŽICA – „Oj Užice, mali Carigrade, dok bijaše, dobro li bijaše.“

0
Osvrt na knjigu ‘Srbija i Albanci’ autorice Ljubica Štefan

Ljubica Štefan: Srbija i Albanci, Pogled politike Srbije prema Albancima od 1878, do 1989 godine (XII deo)

0
Sandžak u Prvom svjetskom ratu

Sandžak u Prvom svjetskom ratu

0
Haćim Rastoder, je primer za sve intelektualce Sandžaka

Haćim Rastoder, je primer za sve intelektualce Sandžaka

13 Septembra, 2025
Betim Maliqi ftohet  në kampionatin botëror

Betim Maliqi ftohet në kampionatin botëror

3 Septembra, 2025
Najnoviji crnogorski bijes!

Najnoviji crnogorski bijes!

1 Septembra, 2025

Sva hapšenja i atentati na sandžačkog lidera Aćifa ef. Hadžiahmetovića

24 Augusta, 2025
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In