E diel, 21 Prill, 2024

Franca dëbon shqiptarin që shpëtoi 8-vjeçarin nga zjarri

Akti heroik i Roland Aliut, shqiptarit që hyri mes flakëve për të shpëtuar një 8-vjeçar në Poiters të Francës nuk ka mjaftuar që i riu t’i shpëtojë urdhrit për dëbim nga territori francez.

19
SHARES
236
VIEWS

Shumë banorë të zonës e kanë cilësuar si një vendim të padrejtë e për këtë arsye në mbështetje të tij, është paralajmëruar një tubim i cili do të mbahet përballë prefekturës në 7 janar.

Reklama

Në 3 shkurt të 2022-shit, i riu shqiptar bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave në Francë për shkak të aktit heroik që ndërmori duke rrezikuar jetën e tij, e madje ekipet e shpëtimit i dhanë atij medaljen e artë në korrik të vitit të kaluar.

Roland Aliu shpresonte se do të merrte lejen e qëndrimit në Francë, për të cilën kishte nisur procedurat qysh më herët, por më 9 dhjetor, autoritetet franceze e njoftojnë se ai së bashku me familjen e tij kanë një muaj kohë për t’u larguar nga territori francez.

Reklama

Sipas vendimit të argumentuar të prefekturës, akti i trimërisë së shqiptarit nuk është arritur të vërtetohet nga shërbimet e urgjencës dhe policia që u mobilizuan mbrëmjen që ndodhi zjarri.

Vendimi për dëbim nuk prek vetëm Rolandin. Së bashku me të, nëse protesta e 7 janarit nuk do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, do të kthehen drejtë Shqipërisë prindërit dhe vëllai i tij, njofton euronewsal

Diskutim rreth këtij postimi

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.