Dardania Press
E mërkurë, 22 Prill, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

   MËKATET E LIDERSHIPIT PARAPRAK, BARRË E SOTME E LDK-SË 

      IDRIZ ZEQIRAJ: Disa nga ish-bashkëpunëtorët hileqarë, pas amshimit të Presidentit Rugova, hapi i parë i tyre ishte ç`montimi i rugovizmit. Mbyllja e Aktivave ishte goditja e madhe, duke i reduktuar në disa qendra me Nëndegë.

22 Prill, 2026
in Vështrime
14 0
0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?
16
SHARES
205
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
     Disa nga ish-bashkëpunëtorët hileqarë, pas amshimit të Presidentit Rugova, hapi i parë i tyre ishte ç`montimi i rugovizmit. Mbyllja e Aktivave ishte goditja e madhe, duke i reduktuar në disa qendra me Nëndegë. Devijimi nga rruga rugoviane në vijimësi, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, e sollen LDK-në në 9.8 %, ngaqë shifra prej 12.5 %, është së bashku me Pacollin dhe disa partiza të djathta.
     Rezultati më i ulët në historinë politike të LDK-së, imponoi mbajtjen e një mini-Kuvendit, me ç´rast u konfirmua vazhdimi i detyrës së kryetarit Lumir Abdixhikut.
       Cilat ishin disa nga arsyet e degradimit, deri në prag të shuarjes të LDK-së:
1)  Mbyllja e Aktivave dhe bartja në disa qendra në Nëndegë;
2) Ndalimi i debatit në të gjitha nivelet e strukturave të LDK-së;
3) Zëvendësimi i votimit të fshehtë, me votim aklamativ, të hapur, për të gjitha nivelet e strukturave të LDK-së;
4) Kompetenca tej mase të zgjeruara për kryetarin e partisë: zgjedhja e 1/3 të Kryesisë; 1/3 e deputetëve; 1/3 e Këshillit të Përgjithshëm; 1/3 e        delegatëve të për Kuvendin Zgjedhor të LDK-së dhe të drejta e privilegje të tjera!
    Renditem vetëm 4 (katër) fajet-krime ndaj LDK-së, që bëri Lidërshipi i kryesuar nga rrënuesi i LDK-së Isa Mustafa. Veç këtyre, arsyet janë numerike, sepse ka qenë mision i bashkërenduar me Hashim Thaçin dhe SHIK-un e tij kriminal, për goditjen e LDK-së.
    Një shembull: Në një komunë u bë zgjedhja aklamative, që nga kryetari i Degës të LDK-së si dhe të gjitha strukturat tjera partiake. Kur erdhi radha për zgjedhjen e delegatëve për Kuvendin Qendror të LDK-së, disa kërkuan votimin e fshehtë. Kryetari propozoi 1/3 e delegatëve. Ishin kuadro të përzgjedhur, pjesëmarrës të përhershëm në Kuvendet Zgjedhore Qendrore. Por, vota e fshehtë i skarcoi, asnjëri syresh nuk fitoi!
     Emërimi i Kryesisë të LDK-së, pas atij Kuvendi të Jashtëzakonshëm, ishte i nevojshëm, më shumë për t`i afruar palët në kundërshti të hapur: Klanin e Isa Mustafës dhe atë të Lumir Abdixhikut.
     Emërimet e anëtarëve të Kryesisë të LDK-së, në kuadrin e një riorganizimi të ri të partisë, janë subjektive, me fare pak përtëritje, ndryshime, thjeshtë retushime. Në këtë Kryesi bëjnë hije edhe disa nga anëtarët e Kryesisë, pjesë e çmontimit të rugovizmit, të shënuar në 4 (katër) fajet-krime, të cilët nuk kanë bërë asgjë, për ta mbrojtur krijesën hyjnore të Presidentit Rugova, LDK-në zëmadhe, e cila e bëri paqen, me rezistencën aktive paqësore dhe luftën e armatosur çlirimtare.
     Pas çdo guri të hequr nga shtëpia-kala-LDK, autori i këtij shkrimi, me shokë, ka protestuar dhe reaguar në dhjetëra shkrime dhe fjalime, duke qenë në cilësinë e kryetari të LDK-së Landin e Rheinlnad Pfalzit dhe Landin e Bavarisë gjermane, si dhe anëtar i përhershëm i Kryesisë të Degës të LDK-së në Gjermani, njëherësh, bashkëthemelues i kësaj Dege.
     Në listën e kryetar Abdixhikut, për anëtarë të Kryesisë, figurojnë edhe disa nga ata që kanë votuar Hashim Thaçin president, edhe pse e dinin se ai është agjentë i tre shteteve: Shqipërisë, Francës dhe Serbisë! Kanë votuar Asociacionin – kancer me metastaza i Kosovës; kanë votuar Demarkacionin, duke dhuruar fqinjëve mijëra hektarë tokë të Kosovës, pasuri e brezave shqiptarë.
     Kanë votuar me aklamacion, me ngritje dore, dy herë radhazi Isa Mustafën, për kryetar të LDK-së. Kanë qenë argatë të bindur të kryetarit Mustafa, duke e bërë partinë e Presidentit Rugova, bisht e patricë të PAN-it kriminal, i cili ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën!
     Shumë nga këta zotërinj, të riemëruar anëtarë Kryesie, por edhe deputetë, ishin në sallën e Kuvendit të 8-të “Zgjedhor” të LDK-së, më 25 maj 2015, kur Kryesia nuk pranoi votimin e fshehtë, për kuotën 50+1, për kandidimin e Vjosë Osmanit për kryetare të LDK-së. Dhe, ajo protestoi, duke u larguar nga Kuvendi me zemëratë dhe e përlotur.
     Po atë ditë iu ndalua hyrja në sallën e Kuvendit të 8-të “Zgjedhor” të LDK-së, delegatëve të dy Degëve më të mëdha të Mërgatës, respektivisht, të Gjrmanisë dhe të Zvicrës. edhe pse kishin bërë zgjedhje të rregullta, madje më të mirat në Kosovë dhe Mërgatë, për të gjitha nivelet e strukturave të LDK-së! Shumica e këtyre delegatëve i kishin të ekzekutuar: babën, vëllanë, axhën, nipërit, dajët, nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale!
     Në mesin e të bllokuarve ishte edhe kryetarja e Degës të LDK-së, në Gjermani, Donikë Gërvalla, veprimtarja më e shquar në të gjithë Mërgatën dhe Diasporën shqiptare, e cila, në debatet televizive prestigjioze evropiane, i mundi gjeneralët, ministrat, kryeministrat, presidentët, akademikët, me forcën e argumenteve të pa demantueshme, për Kosovën dhe luftën mbrojtëse të saj.
      Dhe, sot kundërshtarët zuzarë, maskarenj dhe horrakë fodullë e injorantë, e akuzojnë vajzën krenare të heroit markant Jusuf Gërvalla, se qenka kundër UÇK-së! Delegatët Kuvendit, përjashto ish-presidentin Fatmir Sejdiu, ish-kryetarin e LDK-së, në Gjermani dhe të Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Evropë dhe Botë, Hafiz Gagicën, të cilët denoncuan skandalin e poshtër dhe kriminal të Lidershipit të atëhershëm.
     Megjithatë, delegatët e Kuvendit heshtën, si pula të lagura, në vend që të solidarizoheshin me delegatët e bllokuar, të insistonin për hyrjen në sallën kuvendore, të cilët në rrugëtimin ardhje-kthim, kishim bërë deri 5.000 kilometra! Në të kundërtën, ta lëshonin sallën, duke e lënë Isa Mustafën me klanin e horrakëve të tij.
     Sikur nuk mjaftoi bllokada e delegatëve legjitim, Lidershipi i çoroditur dhe i pacipshëm, e ftuan në Konventën e LDK-së, kryetaren Gërvalla, duke ia dhënë edhe materialet përkatëse. Dhe, sapo hyri në sallë, tre badiguardë të ministrave të Mustafës e tërhoqën zvarrë, duke e nxjerrë jo vetëm nga salla, por edhe nga objekti ku mbahej Konventa. Të prekur thellë, nga sjellja bandite ndaj kryetares Donikë Gërvalla, atë ditë u larguan, të përlotur, nga anëtarësimi në LDK, shumë mijëra anëtarë të saj.
     Kuadro të Kryesisë, deputetë, anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, të cilët kanë qenë pjesë e votimeve fatale dhe të pranishëm në sallat kuvendare, ku kanë dëshmuar qyqarllëk dhe servilizëm para eprorit, nuk duhej të ishin në asnjë strukturë drejtuese të LDK-së. Sepse tipa të tillë, zvetënojnë seriozitetin dhe dinjitetin e LDK-së të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës.
     Pra, ky seleksionim duhet bërë, pa pasur frikë se zvogëlohet elektorati, partia. Përkundrazi, vetëm me figura dinjitare, me drejtëpeshim dhe parime të qarta, madhohet LDK-ja. Është një e vërtetë e tmerrshme, marrëzia e Lidershipit kulmoi, sa që klani, rrethi vicioz i Isa Mustafës, shpërfilli elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e Deputetëve, madje edhe të vetë Kryesisë të LDK-së.
     Ilustrojmë: Po bisedoja për krizën në rritje në LDK-e, shkëputjen e Qendrës nga baza, me njërin nga nënkryetarët e LDK-së. Në mes tjerash, u lakua emri i sekretarit të LDK-së. “- Kush e pyet atë”, – më tha nënkryetari, me mujshi e arrogancë! U shtanga, u zhgënjeva, sepse sekretari është bashkëpunëtori i parë i kryetarit të partisë.
     Hashim Thaçit po i mbaronte mandati. Ai synonte postin e kryeministrit. Për këtë tandemi Hashimi-Isa, mendonin ta kopjonin modelin rus, Putin-Medvedev, riciklimin reciprok. Njëri nga nënkryetarët e LDK-së, në mes tjerash tha se “Isa Mustafa është më i duhuri për postin e presidentit të Kosovës”. Ja, deri ku kishte arritur servilizmi i njeriut, që e ndanin vetëm tri germa nga i pari i partisë! Ndërkohë që Isa Mustafa është i fundit që mund të plotësonte kriterin e të parit të shtetit!

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

   MËKATET E LIDERSHIPIT PARAPRAK, BARRË E SOTME E LDK-SË 

22 Prill, 2026
Pazari i Ri fiton një vepër me rëndësi për identitetin dhe prejardhjen: promovohet libri “Mbiemrat në Novi Pazar” i dr. Mensur Zukorliq

Pazari i Ri fiton një vepër me rëndësi për identitetin dhe prejardhjen: promovohet libri “Mbiemrat në Novi Pazar” i dr. Mensur Zukorliq

22 Prill, 2026
Kraleva e sotme dikur qytet i shqiptarëve dhe boshnjakëve

Kraleva e sotme dikur qytet i shqiptarëve dhe boshnjakëve

22 Prill, 2026
Korab Blakaj sjell librin e parë: “Shqiptari përballë rrënimit” – një thirrje për ringritje kombëtare

Korab Blakaj sjell librin e parë: “Shqiptari përballë rrënimit” – një thirrje për ringritje kombëtare

22 Prill, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In