Nga Emin AZEMI
Qeveria e Kosovës, në anën tjetër po zbaton Kushtetutën e shtetit të saj dhe policia sillet konform frymës së kësaj kushtetute. Policia e Kosovës ka të drejtë të futet në çdo cep të Kosovës, të zbatoj ligjet e shtetit të shpallur i pavarur më 17 shkurt 2008. Madje nëse ka nevojë policia jonë ka të drejtë edhe minjtë me ua nxjerrë matrapazëve serbë që fshehin mall të padeklaruar në institucionet tatimore të Kosovës… Çka ka këtu diçka të paqartë që nuke ka të qartë çdo kontrabandist në Gjermani, në Francë, në Spanjë, në Suedi, në Angli….
Nëse ndjekim logjikën e Vuçiqit, policia e Kosovës nuk duhet të futet në territoret që ai i konsideron si pjesë të projekti të Serbisë së Madhe. Pra, policia e Kosovës, sipas Vuçiqit, nuk paska të drejtë të futet në veriun e Kosovës sepse atje nesër do të jetë Serbi, ose një version i bosnjizimit të Kosovës, sipas Vuçiqit.
Nëse e ndjekim këtë logjikë dhe, çka është më katatrofale, nëse e mbështesim këtë logjikë antiKosovë të Vuçiqit, atëherë i bie që forcat policore të Kosovës para se të intervenojnë në këtë pjesë, duhet t’ia shkruajnë një “MOLLBË” Vuçiqit, dhe pasi të merr përgjigje nga ai të (mos)veprojë…. Nëse ndodhë kështu, atëherë ne me dy duart po ia dorëzojmë Serbisë një pjesë të Kosovës dhe për rrjedhojë ne bëhemi ortak të krimit mbi shtetësinë e Kosovës.
Kuptohet që çdo aksion ka edhe rreziqet e saj, ashtu siç ishte me plot rreziqe edhe vet formimi dhe zhvillimi në terren i UÇK-së. Po t’ishte ndjekë logjika që UÇK-ja të kishte pritur miratimin e Beogradit, ajo as që do të ekzistonte ndonjëherë.
Edhe tani nëse ndjekim budallaqëllet e Borrelit për ndonjë koordinim të aksioneve, kjo i bie që Kosova mund të funksionojë në mënyrë selektive si shtet. Pra, ndryshe për shqiptarët, boshnjakët, turqit, romët etj. dhe krejt ndryshe për serbët.
Ndërkohë që NATO dhe Washingtoni folën me një zë: Ata e përkrahin Kosovës të shtrijë sovranitetin në çdo cep të territorit të saj…
Ky veçim i serbëve “hyjnorë” dhe mbivendosja e tyre në një shkallë superiore ndaj të tjerëve, ku dora e shtetit të Kosovës është e paaritshme, do të krijonte precedente të rrezikshme në logjikën e funksionimit të shteteve shumetnike.
Çka do të thoshte Boreli nëse një ditë të bukur me diell, bie fjala, polcia maqedonase gdhin e bllokuar në ndonjë lagje apo fshat shqiptar të Pollogut, apo të Karadakur të Kumanovës? Ose, edhe më keq, nëse shqiptarët e Tërrnocit vendosin barrikada dhe pengojnë xhandarmërinë të zbatojë ligjet e Serbisë?!
Si do ta komentonte këtë gjendje baci Borell, i cili si duket kur flet nuk e dëgjon mirë veten çka flet.
Turp për të dhe hala ma turp për disa në Prishtinë që ishin gati në valë të njejta me Borelin dhe me një pjesë të shtypit racist të Beogradit!
Mosnjohja e Albin Kurtit për kryeministër, pra mohimi i vulnetit të popullit shumicë, nga ana e atyre që i kontestojnë dhe i stigmatizojnë aksionet e policisë në verit të Kosovës, ia shtojnë Albinit edhe nja 2-3 mandate qeverisëse, kurse popullin e shkretë e lënë pa një alternativë të mirëfilltë qeverisëse!
Kosova ka nevojë për qeveri të fortë dhe për opozitë që i zë fjala vend kur flet… Kështu siç po flet, askush nuk do ta merr vesh. Apo do ta marrin vesh vetëm ata që duan një qeveri që i nënshtrohet çdo presioni të Serbisë!
Diskutim rreth këtij postimi