E shtunë, 20 Prill, 2024

“Ai është super portier – kushton 20 milionë euro”, eksperti turk me fjalë të mëdha për Aro Muriq

Aro Muriq ka pasur një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen mes Adana Demirspor dhe Besiktas, ku skuadrat u ndanë në barazim 1-1.

26
SHARES
329
VIEWS

Paraqitja e portierit shqiptar ka rënë në sy të shumë analistëve të cilët e kanë vlerësuar pozitivisht gardianin tonë.

Një prej tyre është edhe ish-drejtori sportiv i Besiktasit, Sinan Engin, i cili e ka lavdëruar 23-vjeçarin e klubit të Adanas.

“Po çfarë portieri kanë Adana. Super portier. Po e theksoj super, super portier. Po ju them se atë mund ta shisni për 15 apo 20 milionë euro. Më besoni”, pohoi Engin, i cili për shtatë sezone ka djersitur fanellën e “Shqiponjave të Zeza” (1982/89).

Theksojmë se Muriqi është lojtar i klubit anglez, Manchester City, por që është huazuar te skuadra turke, të cilën e drejton trajneri italian, Vincenzo Montella.

Ndryshe, Adana Demirspor zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të Superligës së Turqisë me 41 pikë ndërsa tre më pak i ka Besiktas dhe gjendet në vendin e tetë. /Telegrafi/

Diskutim rreth këtij postimi

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.