E martë, 10 Dhjetor, 2024

Mesazhi drithërues i Kryeministrit izraelit për besën, trimërinë dhe mikpritjen e shqiptarëve ( video)

Dëshmi të gjalla që tregojnë strehimin dhe ndihmën që ua bënë shqiptarët popullatës ebreje. Të kota janë përpjekjet serbe për t'i fajsuar shqiptarët e Novi Pazarit për zhdukjen e e ebrejëve të këtij qyteti

37
SHARES
460
VIEWS

“Ne nuk harrojmë miqtë tanë”, u shpreh i emocionuar Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama. Madje, Netanyahu vuri në dukje para gazetarëve faktin unik që në të gjithë botën përgjatë luftës së dytë botërore, vetëm në Shqipëri popullsia izraelite jo vetëm që nuk u asgjësua, por u shtua, raporton lexo.al.

Më tej, në një reportazh të “The Jerusalem Post” në kuadër të kësaj vizite zyrtare, përmendët që gjatë Holokaustit, populli shqiptar, me shumicë myslimane, jo vetëm që mbrojti pavarësisht rreziqeve vdekjeprurëse hebrenjtë, por, Shqipëria u transformua në strehë për hebrenjtë nga shtete te tjera ballkanike dhe më gjerë të cilët po asgjësoheshin në vendet në fjalë, transmeton lexo.al.

Me rastin e këtij nderimi publik ndaj një fakti unik të historisë, redaksia e lexo.al, ju sjell në vëmendje dhe një dokumentar të shkurtër mbi historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, të rrëfyer nga vet protagonistët ose dhe familjarët e tyre.

Diskutim rreth këtij postimi

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.