I. Anëtarësia është e shumtë, por, kryetari është një. Themeluesit e partisë e kanë më të lehtë zgjedhjen, kurorëzohen pa hamendësime, në ditën themeluese. Ndërsa pas disa viteve, kur je njëri nga anëtarët e kryesisë, pretendentët janë shumë dhe gara nuk është hiç e lehtë.
Kontestimi bazik i Dr. Lumir Abdixhikut, vinte nga garda e vjetër e LDK-së. Ai ishte rishtar në LDK-e dhe në mesin e anëtarëve të kryesisë. Edhe pse nuk i kishte ende 4 (katër) vjet stazh partie në LDK-e, megjithatë ai ishte provuar në dy palë zgjedhje qendrore, në cilësinë e kandidatit për deputet, madje, me sukses, duke u renditur i dyti, (përjashto bartësin e listës). Kandidatura e tij, për kryetar të LDK-së, u konfirmua vetëm pasi është konsultuar me pak shokë të tij, brenda kryesisë.
Konsiderata e shokëve për Lumirin dhe kandidaturën e tij, ishte e veçantë. Dhe, rivali garues, komandanti i shquar i Kosharës, heroi i mbijetuar, Anton Quni, tërhoqi kandidaturën, me arsyetimin “t`u japim hapësirë dhe mundësi kandidatëve të rinj”. Dhe, u mirëprit, me vlerësim të lartë, si akt fisnik. Në përballjen me dy kandidatët tjerë, Dr. Lumir Abdixhiku fitoi bindshëm, duke u ndarë shumë miqësor me garuesit tjerë.
Anëtarësia, elektorati dhe struktura që e votoi Kuvendi i LDK-së, e ka votuar me shumicë të cilësuar 38 vjeçarin, Dr. Lumir Abdixhikun, një intelektual i kompletuar, me personalitet dhe integritet të plotë dhe dinjitar.
II. LDK-ja, si parti e parë pluraliste, shtetformuese e shtetndërtuese si dhe shumë e përgjegjshme, në funksionimin e institucioneve shtetërore, është e gatshme të përballet me proceset e rëndësishme, që ka dhe e presin edhe në të ardhmen Kosovën. Si parti opozitare, e qendrës së djathtë, do ta bëjë opozitën konstruktive, duke qenë në rolin e saj aktiv, në lehtësimin e veprimtarive, në zhvillimin progresiv të vendit.
Kosova ndodhet para proceseve të mëdha, siç janë: Dialogu, njohjet, liberalizimi i vizave, përballimi i mëtejmë të Pandemisë, bllokuese ekonomike dhe rrezikshmërisë vdektare.
Kryetari i sapozgjedhur, në një Kuvend të organizuar mirë, veçse pa debat, por, me konkurrencë të ndershme dhe votim të fshehtë, parime bazë të demokracisë, ka zgjedhur strukturën vendimarrëse, Këshillin e Përgjithshëm. Dhe, kjo strukturë, tashmë, e konsoliduar, është në përgaditje e sipër, për zgjedhjen e kryesisë të LDK-së, që përbën edhe kompletimin e strukturave partiake.
Kryetari i ri, Dr. Lumir Abdixhiku, ka theksuar se, po sa ta zgjedhim kryesinë e partisë, do të bisedojmë, me fituesit e zgjedhjeve, për formimin e institucioneve qeveritare e shtetërore. Takimin me koalicionin fitues, përkatësisht, Albin Kurtin dhe Vjosë Osmanin. Ne, si parti serioze dhe shumë e përgjegjshme, nuk do të jemi pengesë, për formimin e organeve kuvendore legjislative, qeverisë dhe të tjerave.
III. LDK-ja, për fajësinë e madhe, të ish lidershipit klanor të saj, që përjashtonte çfarëdo konkurrence, në zgjedhjen e kryetarit apo të kryesisë, provokoi, deri në përjashtim nga strukturat e partisë të Dr. Vjosë Osmanit.
Ndonëse në zgjedhjet e vitit 2019, në cilësinë e kandidatës për kryeministre, nga LDK-ja, kishte premtuar çkapjen e shtetit, nga partitë-banda të PAN-it, Vjosa nuk donte ta linte premtimin peng dhe kërkonte mundësi veprimi.
Ndërkohë, ajo, së bashku me Donikë Gërvallën dhe ekipin e saj, lehtësisht dhe pa sforcim, krijuan – Listën – GUXO -, duke konkuruar, si grup, brenda LVV. Ato me suksesin e tyre, tejkaluan çdo parashikim. 300 mijë votat e Vjosës dhe të 72 mijë votat e Donikës, ndonëse ishte larg Kosovës. Por, Kosova kurrë nuk e ka harruar kontributin enorme, të bijës të saj, ishte fitore plebishitare. Në marrëveshje të koalicionit VV-Lista – GUXO -, ajo është nominua për Presidente e Republikës të Kosovës.
LDK, me kryetarin e ri, Dr. Lumir Abdixhikun, tashmë, nuk ka alternativë: Ose ta votojë Vjosë Osmanin presidente, ose të shkojë në zgjedhje të sërishme. Shkuarja në zgjedhje, me damkën e mosvotimit të Presidentës, nga deputetët e LDK-së, ndëshkimi i saj nga anëtarësia dhe elektorati i mbetur, i përgjysmuar i saj, do të ishte shkatërrim fundak i LDK-së. Kjo është e lexueshme qysh tani. Aq më parë, kur kjo LDK-e ka votuar Hashim Thaçin president dhe Kadri Veselin kryetar të Kuvendit, duke qenë nën akuzë, për vrasjen e qindra shqiptarëve të pafajshëm!!
Megjithatë, humbja drastike, që pësoi LDK-ja, imponoi dorëheqjen e kryetarit Mustafa, si dhe humbjen e forcës vendimmarrëse të klanit, bllokues e ngulfatës, Mustafa. Zgjedhjet, qofshin edhe këto nga lart të LDK-së, tronditën klanin në fjalë. Kryetari dhe kryesia e re, kanë tjetër diapazan politik e shtetëror. Ndjenja e përgjegjësisë shtetërore dhe të interesave personale, obligon votimin e presidentës Dr. Vjosë Osmani.
Rrjedhimisht, LDK-ja do ta votojë pesidenten Vjosë Osmani, përkundër kundërshtive, foshnjore e inatçore, të ish-kryetarit të LDK-së. Edhe një herë u dëshmua se “inati në politikë, është humbës!” Atëherë, pse ta provonin klanorët?!
Diskutim rreth këtij postimi