Rasti i PARË
duhet një studim i hollësishëm (1877/78) si është shfarosë popullsia shqiptare në Sanxhakun e Nishit më 1877/78, kur u boshatisën 714 katunde dhe 6 qytete që quheshin SHQIPNI E MOҪME).
Dëshmitë do të ishin ditarët e oficerëve serbë dhe mercenarëve europianë që ruhen nepër arkiva dhe ua dijmë çdo adresë se ku gjinden;
Rasti i DYTË
(1912/1913), Lufta e Serbisë si përpjekje për ta shfarosë popullsinë shqiptare të Vilajetit të Kosovës dhe Vilajetit të Manastirit, për ta përseritë shembullin e Sanxhakut të Nishit. Lidhur me këtë, do të ishte shembull tipik prapë dokumentacioni serb, i cili zotërohet, por që institucionet tona nuk mirren me shkencë, sepse mirren me ’punë’ më fitimprurëse që quhet politikë, e ku dihet se ka “shkencëtar” që i merr nga gjashte e shtatë rroga.
Në vijim si kurorëzim do të paraqesim dëshminë e:
Latif Mustafë Stubllës (kur thotë se më 20 tetor 1912 me 1 lirë ari i kam ble 82 fesa, më 20 nëntor 1912, në të njëjtat tregje 82 lira kushtonte 1 fes, sepse ushtria serbe kënd e gjente në Kosovë… me fes nuk e vriste, kend e gjente me plis e therrte me bajonetë;
Paraqesim shkrimin e Lazër Mjedës;
Paraqesim shkrimin e Ljev Trockit dhe
shkrimin përmbledhës të Leo Fraindllingut (L+L+L+L+L);
Rasti i TRETË
1918/1921, kur pushteti okupator serb (SH Serbo-Jugosllav) provoi t` i shfarosë krahinat si: Rugovën, Plavën, Gucinë në shkurt 1919; Llapin (14 katunde u rrafshuan me topa dhe zjarr, kujtojmë vetëm rastin e Prapashticës, Sharbainit, Belepojës, Popovës- ku u therrën edhe fëmijë në djepa gjatë dimrit 1920/21.
Dokumentet serbe që zotërohen dëshmojnë se 604 familje shqiptare u vëndosën në Kampin e Përqendrimit në Nish, nga 202 në Leskofc dhe 58 familje në Nikshiq. Kjo politikë fashiste ka vazhduar me moton: shpronësim, shpërngulje, shfarosje të shqiptarëve, kulmi i së cilës politikë arrin më 11 korrik 1938 kur u lidh Konventa Jugosllavi-Turqi, (neni 2) me obligim që shqiptarët të shfarosen deri më 1 prill 1944;
Rasti i KATËRT
më 1944/45. Çfarë ka ngjarë në Ferizaj, Gjilan dhe Llap në nëntor/dhjetor 1944, çfarë ka ngjarë në Drenicë në janar-shkurt 1945 në kohën e diktaturës ushtarake (8 II- 10 VI 1945), dhe çfarë ka ngjarë në Tivar më 31 mars, në Dubrovnik më 8 prill e Trogir me 15 prill 1945.
Tragjedia shqiptare në Vërshac të Sremit është e të njejtës “kuzhinë’ mars-prill 1945;
Rasti i PESTË
(1998/1999), kur mbi gjysma e popullsisë u detyrua ta lëshojë Kosovën. Kur u dhunuan afro 20 000 femra, kur u masakruan 1600 fëmijë, kur 315 persona për së gjalli u hodhën nepër në puse, kur u dogj Arkiva e Bashkësisë Islame, kur u rrënuan 226 xhamia, kur u vranë mbi 13000 civilë.
E tërë kjo tragjedi është edhe një provë që të përseritet Toplica 1, 2, 3 dhe 4.
Këto krahasime kërkojnë studim burimor nga i cili fitohet e drejta civilizuese që shqiptarët të kërkojnë që gjithëmonë NATO të qëndrojë në Kosovë, si një garanci, se nuk do të përsëriten tragjeditë.
E vërteta, këto ditë kryetari i Serbisë kërcënoi sërish me luftë, sepse Serbia nuk mundet t`i kalojë 20 vjet, pa hy në ndonjë aventurë për të bërë masakra të reja.
Në lidhje me këtë, shtrohet pyetja: kush po e nxit Serbinë në këtë politikë: popat, ushtria, partitë, apo të huajt?
Lidhur me këtë mjafton të analizohet fjalimi i deputetes turke (kurde?) në Bundestagun gjerman, ku ajo fitoi edhe duartrokitje të gjata.
Tani e shtrojmë edhe një “gjysëm” pyetje:
ka deputetë të këtillë edhe në parlamentet e tjera, sidomos nepër Evropë?
Me sa i përcjell, pa mësyshje, them se ka.
Dhe këtë sprovë historiko – filozofike, po e gjysëmpërfundoj, se: prap në Europë po planifikohet që të shfarosen shqiptarët në stilin, sikurse bëri Hitleri me hebrejtë. Kësaj politike nuk i thonë ndryshe, përpos luftë speciale e civilizimeve, sepse “shqiptarët në Europë nuk po trajtohen si komb, por po trajtohen nga përkatësia fetare”, e ne nuk njëjtësohemi si të tillë.
Fakti se BE ka probleme me vetëveten, dëshmohet se nuk ka kushtetutë ku do të dihej kush çfarë është. Këtu e vërej një pjesë të rrezikut, për vetë BE-n sepse bashkimin e bën vetëm pasuria.
Tani, jo për herë të pare, po shtroj një çështje.
Kujton (mendon) diplomacia europiane se ne nuk e dijmë se sa kishin serbët ne Kosovë shtëpia dhe prona; kujton diplomacia europiane se nuk e dijmë se sa kishin serbët dhe malazezët banesa nepër qytetet e Kosovës?
Kjo, në shikim të pare, është çështje për objektivizim. Prandaj, pa fjalë të tjera, e shtrojmë pyetjen: Si i kanë fituar ato prona tokësore dhe ato banesa nepër qytete të Kosovës sllavët e rendit të pare?
Të përgjigjemi në bazë të studimeve të Ministrisë së tyre të Kolonizimit 1864, 1880; 1914, 1920/21. 1931/33; 1945/6 e tutje se:
i kanë fituar duke ua grabitë shqiptarëve pronat me tapi, zyrtare\ dhe këtë e kemi dokumentuar qysh më 1981.
E çështjën e banesave dhe shitjen e pronave duhet shikuar se të gjitha janë shitë, sepse nuk kanë pasë fytyrë të qëndrojnë për faktin se Kosova më 1981-1999 është serbizuar në çdo aspekt administrativ, plus krimet që janë bërë nga mercenarët dhe në disa raste edhe nga fqinjët, e faji u ka mbetë edhe disa sllavëve, që nuk munden ta durojnë barazinë, sepse janë mësuar dhe edukuar në epërsi ushtarake, në çdo etapë historike.
Po, unë kam kredit kombëtar, moral dhe shkencor ta them këtë që e shpreha më lart, sepse gjithmonë i kam porositë shqiptarët: Mos u sillni me fqinjët sllavë, sikurse janë siellë ata me ne.
E për shqiptarët sot, LIRIA e ka një EMËR = UÇK, po, por ne nuk kemi bërë sa duhet që ta kemi një MUZE SHKENCOR për UÇK-ën sikurse ka pasë Kosova për LANÇ-ën, për faktin se aty gjithmonë do ta kishim Orën e HISTORISË të hapur dhe të faktuar.
Pra politika rreshtimin e ka drejtuar kah “fabrikat” më fitimprurëse që quhen kolltuqe dhe funksione. Dhe kjo politikë çka nuk po trillon, për t’u vendosur në pushtet.
Në trojet shqiptare është krijuar një trust idiot që po provon të fitojnë pushtet mediatik dhe politik fitimprurës duke kallëzuar se:
“ky e ai intelektual ka qenë enverist”.
Nëse ky etiketim nuk u shkrep, atëherë të quajnë titist.
Këta lloj politikanësh me tipare neokomuniste, kanë shkuar aq larg sa që sot janë përgjegjësit kryesorë historikë dhe politikë para kombit për çdo prapambeturi dhe çdo të keqe që peshon mbi popullin e pafajshëm.
Madje ka të atillë që shprehin kënaqësi, se në Hagë u dërgua ajka e drejtimit të UÇK-ës, që ishte dhe mbetet e vetmja forcë çlirimtare, se për “gandizëm” folklorik, ende Milloshi do të parakalonte me tanke nepër Kosovë.
Në këto mjegulla meskine të tyre, kanë gisht edhe shumë të huaj që i kanë pasë dhe i kanë spirancat në Kosovë, sidomos nën firmën e UNMIK-ut dhe në vijim të EULEX-it.
Tani po ndihen shumë mirë, me faktin se askush nuk po hetohet se kush i solli në pikë të ditës Dosjet e Dhomave të Specializuara të Hagës, në Kryesinë e OVL -UÇK-ës. Askush nuk po debaton më se si u vodhën 2 milionë euro nga THesari i QEVERISË. Askush nuk po heton dhe publikon, se cili është fati i tubimit të informatave që mbulohen me kinse “po i hulumtojmë krimet serbe”, e në fakt i kanë kallëzuar kundershtarët e vet të mundëshëm qysh nga viti 1998, kur u themelua Shtabi i LDK-ës – Shtabi i Eqrem Kryeziut (Prizrenit).
Këto çështje nuk po i debatojnë drejtuesit e partive që e kanë futë në terr çdo mundësi që të deklarohet shkenca me fakte, sepse gazetat i kanë bllokuar, revistave ua kanë ndaluar dhe kanë filluar t’i kërcënojnë edhe ata që kanë pësuar trauma familiare ( si fjala vjen, kërcënimi ndaj:Saranda Bogujevcit e shumë të tjerë e të tjera që kanë pësuar gjatë kohës 1981-1999).
Të thuash se populli nuk po lexon fare, është një realitet objektiv, sepse para tij janë shumë brenga të tjera, madje edhe të mbijetesës. Por të provosh se klasa politike është tërësisht jashtë rrjedhave shkencore është alarmuese se kemi të bëjmë me një faj të dyfishtë, pse zgjedhësit i kanë votuar këta të paditur, që sot mbizotërojnë në trojet shqiptare.
Po e them këtë, sepse në Republikën e Kosovës kurrë nuk ka qenë më e nevojshme se sa të botohen vëllime të shumta dokumentesh, por kush t` i botojë, kur në shkencë nuk investohet për një vit, sa harxhojnë zyrtarët politikë për një ditë nepër kafene.
Prandaj këtu po e paraqes një të dhënë se nuk kemi heshtë, se nuk kemi qenë kurrë enveristë ideologjikë e as titistë fitimprurës idiotë, por kemi të dhëna se punimet tona në revistat shkencore nuk janë lexuar fare.
Prandaj, kritikohemi “en bllok”, madje se kemi berë “shkencë komuniste”!.
Ja faktet çka kemi paraqitur dhe trusti politik, nuk është i informuar, sepse nuk është profesonalisht dhe njerëzisht në detyrën kombëtare, por është në detyrimin turistik ndaj “ekspertit të partisë”, sepse për çdo ditë ndien se “ekspertët e Partisë po diskutojnë në Bruksel e gjetiu…”, e partitë si duket janë themeluar për përfitues e jo për ta nxjerrë kombin nga varfëria e skajshme, që po acarohet dita ditës.
Kurrë në historinë e njerëzimit sikurse sot, guximi shkencor nuk ka qenë më në sprovë përballë poltronizmit politik për t` i shërbyer pamundësisë se e verteta duhet të jetë gjoja: “për interesa shtetërore, vetëm pronë e kupolave politike dhe ushtarake”.
Po, këto ditë u përhap lajmi se “Turqia po e furnizon Serbinë fashiste me dronë vrasës, përkatësisht, me armatim strategjik”. E Trurqia, Greqia dhe Italia, tha këto ditë një politikan, shumë i informuar shqiptar: “janë shtete aleatë stratregjikë për shqiptarët”.
Edhe më konkretisht,
me shkuarjen e kreut të UÇK në Hagë, kreu i Serbisë kërcënoi se situata në Kosovë është sikurse ajo në Nagorni Karabah, prandaj Beogradi po përgatitet edhe për skenarin më të “guximshëm”, për luftë. Po, po përgatitet për luftë sepse po kalojnë 20 vjet që pushteti i Serbisë nuk ka ndermarrë ndonjë krim gjenocidal, si e ka zakon, si dukuri popullore.
E këtë konstatim e vërteton fakti se Serbia është në luftë: me Kroacinë, me Bullgarinë, me Kosovën, me Malin e Zi, me Bosnjën, me të gjithë fqinjët, që nuk ka nënshkruar asnjë dokument se ka pushuar luftën. Në fakt, pushteti i Beogradit ka nënshkruar kapitullime para KS të OKB, para NATO-s, por jo para luftës së drejtë që kanë bërë fqinjët e Serbisë kundër fashistizimit të Beogradit.
Në rastin e Kosovës ( në rastin shqiptar) për ta pushtuar, sidomos gjatë shekullit XIX dhe XX, Serbia ka pasur mundësi për ta pushtuar për faktin se ka qenë favorizuar nga gjashtë Fuqitë Evropiane pa asnjë konkurencë. Për ta njohur problemin Serbia kishte shkuar shumë larg duke i themeluar tri ushtri, pra me ngritje ushtarake dhe me shkollim civil kulminant, në krahasim me shqiptarët, që nuk kishin asgjë sepse Porta e Stambollit e kishte shkruar në letër dhe gur se: “Arnanutët nuk guxojnë të pavarësohen, sepse do ta humbasim pastaj tërë Rumelinë”. (Fjala e Qamil Pashës, drejtuar Ismail Qemalit, kur kërkoi audiencë te Sulltani 1909).
Edhe më konkretisht.
Sot një pjesë e historianëve shqiptarë, aq shumë ka dalë nga binarët e shkencës, sa që opinioni po mendon se “këta që janë servilë dhe citojnë dokumente të favorëshme për kohën, janë në përparësi ndaj historianëve të kohës së komunizmit”. Komunizmi po përdoret edhe më ulët se sa që ishte në realitet, për ta denigruar një punë kolosale që është bërë.
E shtroj pyetjen,
kush i ka shkruar në revista shkencore këto fakte, madje me burime serbe:
1 Se Sllavët janë të ardhur në Ballkan nga shekulli VII-XII, si çergarë dhe hordhi vrasëse. (Burimi: Prof DR Rela Novakoviq, Dolazak sllovena në Ballkan, Beograd, 1969, f. 1-520).
Fakti vijues deshmon se :
2.’ Pas pushtimit të një pjese të Dardanisë nga Stefan Nemanja më1180/1186,…(Shiko: Jireçek-Radoniq, Istoria Srba II, Beograd 1981, f, 146).
Ndërsa, Spiridon Gopçeviq, Srbija i Makedonia I-II, 1890, f. 228, shkruan: “Graçanicën e ka ndërtuar mbreti Millutin nga 1275 e deri më 1331 në vendin ku më parë ishte një manastir i vjetër, i cili përmendet qysh në vitin 930, kur në këto anë sllavë nuk kishte”.
Me pushtimin e trevave arbanase (shqiptare) pushteti i princave të shumtë serbë, të cilët me ndihmën e kishës u ngritën edhe në kralë (mbretër) ushtruan një terror të paparë ndaj vendasve. Faktet janë këto:
“ U Deçanskoj poveli (oko 1330) postavla se princip, da u planinama niko ne mozhe imati bashtine sem krala i onih crkava kojima su kralevi poklonili bashtine; bude li neki vllastelin ili Vlah ili Arbanas TVRDIO da je pashnjak u planini bio RANIJE njegova bashtina, ima da PLATI kralju 500 ovaca”.
(Përkthimi: “Në povelën e Deçanit (rreth vitit 1330) vëndoset principi, që në male askush nuk mund të ketë prona përveç mbretit dhe atyre kishave, që krajlët u kanë falë prona; nëse ndonjë pushtetar qoftë Vlleh apo Arbanas pohon se më parë kullosa në male ishte e tij, ka për t` i paguar (gjobë) mbretit 500 dele”.
Lidhur me këtë dhunë të paparë skllavërie ndaj vendasve, nuk e ka thënë popi serb rastësisht më 1942:
“Këtë që po e bën Hitleri sot ndaj hebrenjëve, këtë e ka bërë Shën Sava në kohën e tij ndaj vendasve”.
Edhe më konkretisht.
Dy herë, princat shqiptarë shkuan te oficerët agresivë osmanë (Së pari më 1338 dhe së dyti më 1348), për ta lutur: “Ejani e na shpëtoni se na shfarosën princat dhe krajlët sllavë. E kemi të ndaluar të flasim gjuhën tonë edhe në familje, e lëre ma në vendet publike”.
(Për ta njohur këtë realitet, mjafton të studiohet Kanuni i Dushanit 1346-1355. Ja çfarë carevine kanë pasë serbët në kohë “nëntë vjeçare”.
Mos të harrojmë se këmba e parë e ushtarit osman në ngushticën e Dardaneleve ka kaluar në Europë më 1354. Mos ta harrojmë edhe faktin se ishin arbanasit ata që e pranuan islamin si “shpetimtar” nga dhuna serbe, por jo nga osmanët, por Islami u suall në vatrat shqiptare nga mercenarët arbanas që po luftonin në legjionet arabe.
Edhe më saktë, në pushtetin e princave bizantinë, bullgarë e para osmanëve në 82 vjetë nga princat dhe popat serbë, arbanasit ishin të detyruar të punojnë dy herë në javë. Kurse me ardhjen e osmanëve, arbanasit ishin të detyruar të punojnë tre ditë në vit. Duke e ndërruar fenë e zgjodhën sistemin osman, si më pak i dëmshëm. (G . Osgtrogorski, Iastoria Vizantije, dorëshkrimi që është cenzuruar me rastin e botimit. Shiko: Dorëshkrimin f. 354).
Çështje vijuese që shkencëtarët e Mesjetës duhet ta objektivizojnë (Shpjegojnë me argumente) është asgjësimi i rrenave serbe se gjoja më 1683-1690 ka “pasë nga Dardania shpërngulje të mëdha serbe”.
Ja fakti se cila është e vërteta. Historiani më i njohur serb i shekullin XIX dhe fillimi i shekullit XX shkruan, duke e përqafuar shkollën e ILARION RUVARCIT se: “Historja duhet të shkruhet vetëm me fakte të kohës, dhe nuk duhet t` i shërbejë asnjë lloj politike”.
Prandaj J Tomiq shkruan:
“U ovom uzmicanju naroda iz juzhnih i jugozapadnih srpskih krajeva, koje je u Istoriji srpskog naroda pozanto pod imenom Seobe srpskog naroda u Ugrasku pod partiarhomArsenijem III Cernojeviqem, u nekim taçkama vlada pogreshno mishlenje, koja se povlaçi iz knjige u knjigu prepisuje ima vise od sto pedeset godina. Jedna od tih pogreshaka mishlenje o tome koje je krajeve zahvatila ta tako zvana seoba. OTVORITE koju god hoçete Istoriju srpskog naroda, koje god delo u kome, se govori o ovom dogaxhaju, svuda çete naçi da se kao neposredan fakat, tvrdi: da je iselavanje ovom prilikom najaçe zahvatilo jugo-zapadne krajeve srpsek- predele Prishtina, Gjakovica i Peç, i da su tada ti krajevi skoro opusteli. TO JE POGRESHKSA, KOJU JEDNOM TREBA ISPRAVITI.Tako predstavlen fakat ne ODGOVARA ISTINI. TO JE JEDNA ISTORISKA ZABLUDA, koja se, nedovoljno prouçava, moglla odrzhavati sve do danas. Toj POGRESHCI IZVOR je u beleshkama i u hronikama koje su PISALI PRAVOSLLAVNI SVESHTENICI i u njihovi identifikovanju PUSTOSHI koj ja usled toga nastupila u ptravoslavlju na toj strani sa propoashqu samog naroda serpskog”. (Jovan Tomiq, O Arnautima, Beograd 1913, f. 46).
P Ë R K TH I M I :
“ Në këtë terhekje të popujve nga jugu dhe jugperendimi i viseve serbe, e cila në historinë e popullit serb, e njohur me emrin ‘shpërngulja e popullit serb’ në Hungari nën patrikun Arsenije III Cernojeviq, në disa pika mbretëron mendimi i gabuar, e që përcillet nga libri në liber duke u përshkruar, qe më tepër se 100 vjet. E hapni çdo histori të populit serb, në çdo vepër do të gjeni se kjo shpërngulje më së shumti i ka përfshi viset e Prishtinës, Gjakovës dhe Pejës, se ato vise ishin shfarosë. Kjo është një gabim (rrenë), të cilin menjëherë duhet përmirësuar.
Kështu fakti i paraqitur është bërë një rrenë historike, e që nuk po studiohet dhe po mbahet deri me sot. Gabimiështë burimi në kronikat që i kanë shkruar priftërinjtë pravosllavë….”
Lidhur me këtë askush sot nuk mundet ta mohojë se Sanxhaku i Nishit, e lëre më Kosova ishte trevë arbanase shqiptare, e që të moçmit sidomos në LLap dhe Gallap e Permalinë e kanë qaujtë (Sanxhakun e Nishit) SH!IPNIA E MOÇME. Ja faktet se si u shfaros Sanxhaku i Nishit për një muaj (dhjetor 1877), që e përshkruajnë vetë serbët duke u lavdëruar:
“Me shpërngiljen e shqiptarëve disa vënde në ato rajone tërësisht janë shkretëruar, kështu që kishte katunde që as emrat nuk u diheshin më, sepse nuk kishte njeri për të treguar…… dokumenti në origjinal: “ Iseljnjem Arnanuta pojedina su nesta u onim krajevima POTPUNO OPUSTELA, tako da je bilo sella kojima se ni imena nisu vishe znala; no vllasti ih nisu mogle znati jer nije bilo koga da ih kazhe, i sad je trebaalo te opustele predele NASELITI I OBEZPUSTITI. I u tom se je pogledu greshillo i te se greshke Srbiji svakim danom opet to vishe svete”. (Jovan Haxhi Vasileviq, Arbanashka Liga, Beograd 1909, f. 15).
Personeli politik e besa edhe ai që ka grada shkencore dhe mirret me çështje civilizuese kombeëtare nuk e ka të njohur se Austro Hungaria u detyrua më 15 janar 1877 në Vienë, në prani të Rusisë, ta ndihmojë Principatën e Serbisë të zgjerohet kah JUGU, me kusht që Rusia dhe Serbia mos t` i përzihen në Bosnje, përkatësisht në perendim të Lumit Drina. Pra, krematoriumi serb ndaj 714 katundeve dhe 6 qyteteve të Sanxhakut të Nishit, është bërë me ndihmen e Vjenës, sepse ajo popullsi shqiptare ishte e fesë islame.
Në vijim, më 28 VI 1881, Beogradi dhe Vjena, bëjnë marrëveshje sekrete për zgjerim të Serbisë në pjesën tjetër të Vilajetit të Kosovës. (Shiko: Tajna Konvencia 28 VI 1881 e kam botuar fototip dhe përkthim, po kush e ka lexuar, askush; shiko: Millutin Garashanin, Proshirenje uticaja Serbije na Kosovu i u Makedoniju, 1885, projekt serb i botuar komplet, por politikanët shqiptar, turr e te Ilija Garashanini, flasin për Naçertanin 1844 (pa e lexuar fare dhe pa i përcjellë programet që pasojnë), të cilën e pata botuar më 1986. E çka nuk është botuar deri më 1995, por çka ka lexuar dhe ka mësuar personeli ynë politik, fakti është baraz zeros!
Edhe më konkretisht, oficeri kryesor i Serbisë më 1897 shkruan se malet më të njohura shqiptare janë: Sharr dag, Zhlebi, Pashtriku, Trmali, Bjeshkët e Nemuna, Tërbuni, Grabi dhe Galiçniku; se tokën arnaute e përkufizojnë këto qytete: Tivari, Senica, Prijepolja, Vranja, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Kosturi, Gjirokastra, Arta. Lumenjët më të njohur të Shqipërisë janë: Buna, Shkumbimi ,Vjosa, Drini. Limi, Vardari, Ibri, Sitnica dhe Llapi”. Aleksa Bogosavleviq, O Aranutima , Nish 1897, f . 9/10).
Sa kontribuoi VJENA në dobi të Serbisë edhe pas luftës Ballkanike tregojnë këto argumente sekrete, për të cilat edhe disa historianë të zhytur në ideologji dhe afera nuk duan të mësojnë. Ja faktet:
- “Lajmërohet se Austro Hungaria dhe Rusia janë miratuar, që Gjakova dhe Dibra t` i takojnë Serbisë, Shkodra Shqipërisë”. (DASIP, PO. 14 II 1913; AS-MID , PO-XV-R/6-VII-1913; Svedoçanstava.. f.510).
- Deklarata e Konferencës së Ambasadorëve në Londër për një liman për Serbinë në bregdetin e Shqipërisë, Londër 1 korrik 1913- “Serbisë i sigurohet një dalje tregtare përmes një limani të lirë neutral shqiptar, që është i lidhur me një hekurudhë ndërkombëtare, nën kontrollin europian, e që do ta ruajë njësia speciale ndërkombëtare, me kalim të lirë për të gjitha mallrat, duke llogaritur edhe materialin luftarak…Gjashtë fuqitë e mëdha, si dhe Serbia e Shqipëria përmes kapitalit të tyre do të themelojnë një shoqëri ndërkombëtare për ndertimin dhe shfrytëzimin e një hekurudhe, ku Shqipëria do të ketë koncesione, e ku ka të drejtë të ndërhyjë. Fuqitë e mëdha nënshkruese garantojnë përdorimin e lirë të kësaj hekurudhe dhe të limanit, të gjitha shteteve në masë të njejtë, nën të njejtat kushte dhe në çdo kohë.
Kontrollimin ndërkombëtar do ta ushtrojë një komision ndërkombëtar, i përberë nga përfaqësuesit e të gjashtë fuqive dhe si model do të shërbejë Konventa e Suezit nga viti 1888, me modifikim që e imponon ndryshimi i situatës. Ruajtja e hekurudhës i besohet xhandarmerisë, ushtrisë popullore ose cilitdo pushtet publik të Shqipërisë, nën kontrollin e Gjashtë fuqive….” (AS-MID. PO/V-R/6-1 1913).
Kulmi i trajtimit kolonialist ndaj Shqipërisë do të shënohet më 6 VI 1914 ku thuhet tekstualisht :
“ Tejet sekret, Rusia ka arritur t` i bindë Francën dhe Anglinë, për kufijtë strategjikë kah Shqipëria në favor të Serbisë. Këtë marrëveshje e kanë në njohuri edhe Berlini, Vjena dhe Roma”.
I mbetej Shqipërisë që të pajtohet edhe me sielljen e një “guvernatori” në mesin e 13 pretendetëve për fronin e Shqipërisë, përpos të një personi të tredhur dhe të paaftë nga dera fetare e Vjenës, jo. Dihet edhe epilogu i tij.
- Së treti, vetë fakti se 395 anije europiane bartën shqiptarë për në Anadoll (239807 persona) ku nuk llogariten fëmijët nën 6 vjeç, plus nja 40 000 shqiptarë që shkuan rrugëve tokësore, plus ata që nuk janë shënuar fare nepër “kalime” private, sepse nuk kishte kufijë të zyrtarizuar rreptësisht ende. E pra, a mund të kunsdërshtohet shifra se më 1912-1914 në Anadoll janë shpërngulë afro 500 000 shqiptarë, shifër kjo që jepet nga Komitrti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në Konferencën e Versajës më 15 maj 1919?-Jo!.
Numri i shqiptarëve të shfarosur me leje të Gjashtë fuqive Evropiane është i saktë, sepse këtë e tregon realiteti, por edhe lufta e 32000 shqiptarëve në ÇANA KALA më 1915/16.
Paramendoni lexues shumë të nderuar, në janar –qershor 1915, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini dhe Elez Isufi i ngritën Serbisë front mbrojtës në vijën: Plavë-Guci-Tropojë-Prizren-Dibër. Armatimin në fillim ua premtoi Vjena, deri sa i futi në grackë, e pastaj në pikë të dimrit i la të bredhin kush kah mundet. Edhe më tragjikisht, më 3-9 mars 1917 Ahmet Zogu me Nexhip Dragën, Hasan Prishtinën, e shumë patriotë të tjerë patën lajmëruar që në Elbasan të mbahet një Kuvend Kombëtar, për t` i dalë zot Shqipërisë Etnike. Por guvermatori i viseve shqiptare që e kishte strofullën në Shkodër (Trollmani) e ndaloi Kuvendin e Elbasanit me motiv se “ka rënë tifoja në Elbasan”. E “tifo’ nuk kishte fare, por ai frikësohej se shqiptarët do t` ia prishin pazarin Vjenës me Sofjen, e cila i kishte zënë viset më të begatshme shqiptare, plus me dhunë në Kërçovë po i dërgonte shqiptarët në punë, prej kah nuk është kthyer njeri i gjallë në shtëpi. E fjala është për 11215 frymë, të gjithë të zgjedhur dhe të shëndoshë për punë të rënda fizike. (Arkivi i Sofjës, konfidencial 1915/17, ku figuron edhe udhëtimi i Nexhip Dragës në Stamboll, për të lidhë një marrëveshje (1917) që të gjithë shqiptarët që i kishte zënë Serbia dhe Mali i Zi e që ishin të fesë islame, të shpërngilen pa probleme në Anadolli”. (Ak , Reagim i partisë “XHemijet” në Kongresin e katërt në Shkup, me titull: “Për të drejtat e muslimanëve”, me autor Nazim Gafurrin. ( Shiko: AVIIB. P. 17. K. 95-a, F. 2, d. 1, strogo pov, nr 429-Lista numerike e familjeve shqiptare që janë trasferuar nga Turqia në Shqipëri nga Komiteti i Kosovës gjatë viteve 1924-1938, me numra të saktë se ku janë strehuar; Prof Dr Hakif Bajrami, Antimemorandum, Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë, reagim ndaj publikimit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) me titull “Memorandum o Kosovu i Metohiju” ,Prishtinë 2004, f, 210 , e kam botuar në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht, me dokumente që janë paraqitur në fototip).
Po shtrohet pyetja
kush i ka përdorë këto të dhëna në ndonjë takim me zyrtarët e Beogradit?
Nuk i përdor njeri sepse janë të paditur ndaj makinerisë serbe, sepse janë aty në negociata si “ekspertë të Partisë”!!!, zakonisht kanë kryer vetëm një fakultet të filologjisë, me të gjitha notat gjashtëshe në librezë. Ata sot i ke edhe në Akademi, edhe në negociata. Madje ka të atillë që sot Partia ‘nënë’ i ka bërë ministra dhe në fakultet kanë mrizuar jo më pak se 12 vjet, për ta marrë një diplomë. Vërtetoje?!!!
- Pse një kohë e kemi përkrahë linjën e politikën nacionale të PKJ 1919-1957?
Jo vetëm në Konferencën e Versajës, por asnjë qeveri europiane nuk e ka trajtuar çështjën e robërimit të Shqipërisë Kontinnetale nga Mbretëria SKS (Jugosllave 1918-1941) në asnjë instancë. Askush nga shtetet e Europës, të paktën nuk e ka ngritë zërin për djegien e 182 katundeve shqiptare; askush nuk i ka bërë vërejtje Kralevinës SKS (Jugosllave) se i kishte ngritë tre kampe përqendrimi për shqiptarët me qellim që t` i shpronësojë dhe të shpërngulen për në Anadoll: Kampet ishin në Nish, Leskovc dhe Nikshiç për shqiptarë = 604 familje.
Pra, duhet të shkruajmë me argumente historinë e jo me ideologji. E këto fakte i kam paraqitur në tezën e doktoraturës më 1978 dhe janë botuar si monografi dy vite më vonë. E dokumentet faktojnë se ishte Kominterni dhe PKJ si filiale e tij, që çështjen shqiptare e debatuan dhe u zotuan që të objektivizohet deri në detale. E duhet të dihet se Gjermania po përgatitej për revansh; Franca, Anglia dhe Italia i kishin realizuar interesat e tyre gjeostrategjike në Versajë, e tutje rrugës.
Ja faktet pse e merrnim PKJ si model të zgjidhjës së çështjes shqiptare. Por në asnjë rrethanë nuk ka pasë forcë që studimet e botuara burimore të na i cenzurojë. Unë nuk kam asnjë nostalgji ndaj komunizmit, sepse i pari më 1983 ia kam përplasë në tavolinë (isha komunist 1974-1983) komitetit librezën, kur e kuptova se LKJ i kishte themeluar brigadat dhe batalionet nepër komunat e Kosovës, me qëllim skajor për të vrarë kryengritës dhe demonstrues shqiptarë”. (Zotërohet dokumenti dhe e kam botuar të tërë, po kush t`i lexojë nga politika atrofike dhe pangopur në hajni. Merreni si të doni).
Po, e kishim studiuar në hollësi Socialdemokracinë Serbe, sidomos Dimtrije Tucoviçin, Dragisha Llapçeviçin, Dushan Popoviçin e sidomos librin e Dragisha Vasiçit, “Dy muaj në Sibirin e Jugosllavisë”, Novi Sad 1921. (Dragisa Vasiç, Dva Meseca u Jugoslovnskom Sobiru, Novi Sad 1921, f.1-65, ku autori si rekrut ushtarak i ka përjetuar dhe i ka përshkruar të gjitha mizoritë e ushtrisë e sidomos të oficerëve serbë ndaj shqiptarëve. Ato fakte ua kemi përplasë serbëve kudo nepër simpoziume. Por, i ka lexuar ndonjë politikan shqiptar ato shkrime: dje, sot? Jo!
Nuk ka gjasë, pra, se rruga e të padijëshme shqiptarë që përfitojnë më shumë nga politika se sa çdo ndermarrës ekonomik.
Sot, në Kosovën e çliruar nga pushtuesi, malli më përfitimprurës është të marrurit me politikë dhe ka të atillë që i marrin nga 7 e 8 rroga në muaj, pa punuar asgjë.
Së dyti, e kishim hulumtuar deri në hollësi dokumentacionin e PKJ, nga i cili për vitin 1923, kishim nxjerrë këtë citat dhe e shtronim nepër simpoziume kudo nepër Jugosllavi dhe jashtë saj dhe nuk kishim pasoja si punëtorë shkencorë.
Citojmë: Shkaku kryesor për acarimin e kunderthënieve nacionale qëndron në krijimin e shtetit të vet nacional, por borgjezia serbe edhe para luftës botërore ka ushtruar politikë robëruese kuntrarevolucionare në Maqedoni dhe në Shqipëri…”
Dokumenti në origjinal: “ Osnovni uzork zaoshtravanja nacionalnih suprotnosti llezhi na stvaranje svoje drzhave prezhiveo svoju nacionalnu revoluciju, srpska je burzhuazija josh pre svetskog rata vodila ZAVOJEVAÇKU KOLLONIALLNU POLITIKU u Makedoniji i protiv Allbanije…. Pored toga ona unishtava autonomiju Crne Gore i njagrubljim nacionallnim ugnjetavanjem, kollonizaciojm i nasillnim istrebljivanjem i asimilaciojmë srbizira Makedoniju i potiskuje nacionalne manjine”. (Istoriski Arhiv KPJ, Tom II, Beograd 1949, f. 69).
Ia shtoj këtij fakti edhe shqiptimin publik të Kosta Novakoviŝit, Nacionalizmi dhe serbizimi I Kosovës, atëherë mozaiku fashist i pushtetit të SHS përkufizohet deri në një masë.
Fakte të tjera.
Më 1928 në Kongresin e PKJ u miratua një rezolutë në të cilën shkruhej:”
Me marrëveshje imperialiste për paqën ka mbetë pas luftës (1918) rreth një e treta e popullsisë shqiptare nën pushtetin serbomadh borgjez, …. Me çetat “shqiptare” ajo e rrëxoi qeverinë popullore të Fan Nolit dhe solli në pushtet kuntrarevolucionin bejler të Ahmet Zogut.. “
Argumenti në origjinal: 5. S imperiallistiçkim ugovorima o miru OSTALLA je poslle rata (1918) i oko TREÇINA ALLBANSKOG NARODA pod vlladavinom vellikosrpske burzhazije, proitiv kojeg ona sprovodi isti ugnjetaçki rezhim kao u Makedoniu. Pored toga ona je u tezhnji za okupaciojom Severne Albanije s “albanskim” çetama organizovanim u Jugosllaviji, srushila albansku narodnu vlladu Fan Nollia i dovella na vllast begovsku kontrrevoluciiju Ahmet beg Zogua…”. (Istoriski Arhiv KPJ, tom II, Beograd 1949, f. 154).
PKJ ishte edhe më konkrete kur askush nepër Europë nuk e ndiente peshën e fashizmit serb sikurse shqiptarët e robëruar në të dhe ne si historianë nuk kishim fakte më të mira dhe më objektive se sa kur mbështeteshim në dokumentet e PKJ-ës, sepse asnjë qeveri “demokratike” në Europë nuk e hapi gojën kurrë kundër mizorive serbe ndaj shqiptarëve.
Ja fakti i tillë i botuar publikisht në Kosovë nga unë më 1983:
“ Partia deklaron solidarësi të puntorëve dhe fshatarëve revolucionarë të kombeve të tjera të Jugosllavisë, e para së gjithash Serbisë me lëvizjen revolucionare nacionale shqiptare, në shembullin e Komitetit Kosovës dhe e fton klasën punëtore që gjithëanshëm ta ndihmojë luftën e popullit shqiptar të coptuar dhe të shtypur për Shqipërinë e bashkuar”.
Kush e thotë këtë edhe sot? Askush!
Ja teksti në origjinal: 6. “Partija izjavluje SOLLIDRNOST revolucionarnih radnika i seljaka ostallih nacija Jugosllavije, a pre svega Srbije, s albanskim nacionalno –revolucionarnim POKRETOM u LLICU KOSOVSKOG KOMITETA i poziva radniçku kllasu da svestrano pomazhe borbu raskoamdanog i ugnejtenog ALBANSKOG NARODA za nezavisnu i UJEDINJENU ALBANIJU”. ( Istoriki Arhiv KPJ, Tom II, Beograd 1949, f. 163; Dokumneti është ribotuar më 1983 në Beograd pas asnjë ndryshim, me titull: ÇETVRTI KONGRES KAPJ 1928; dhe “KLASNA BORBA” më 1984).
Edhe më konkretisht.
Organi i KQ PKJ ishte gazeta “PROLETER”. Ay më 1929, pra në vijim shkruante se: “Në Maqedoni dhe në Kosovë diktatura gjeneralo fashiste vijon politikën serbomadhe agrare me terror të bardhë të paparë. Toka thjesht me dhunë u mirret vendasve-maqedonëve dhe shqiptarëve dhe u jipet vrangellovcëve, bjellogardistëve rusë dhe vullnetarëve serbomëdhenj. Fshatra të tëra digjen për t` u bërë vend ardhacakëve. Me pushkë, mitraloza dhe bomba po ndiqen me mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e vjetra të tyre”
– Pason teksti në origjinal= “ U Makedoniji i na KOSOVU generalsko –fashistiçka diktatura nastavilla je veliko-srpsku AGRARNU politiku sa josh neçuvenim do sada sredstvima bellog terrora. Zemlja se porsto nasilnim putrem otima od meshtana-Makedonaca i Albananca i razdaje vrangellovcima – ruskim bellogardistima i velikosrpskim dobrovolcima. ÇITAVA SE SELLA PALLE, da bi se naçinilo mesta doshljacima. Sa pushkom, mkitralezima i bombama proteruje se hilladama hillada ALBANSKIH PORODICA sa svojih starih ognista”. (“Prleter’ 1929).
“Proleter” e botoi edhe shkrimin autorial me titull: “SMT ALBANCIMA –Zemlja Belorukcima”-( Vdekje Shqiptarëve toka duarbardhëve) më 1930, për ta vazhduar Kosta Novakoviçi më 1931 në Revistën “LIRIA KOMBËTARE” me titull: “Nacionalizmi dhe Serbizimi i Kosovës” në dy vazhdime. Këto fakte pushteti diktatoro fashist serbian (1918-1931) bëri çdo gjë që mos të bien në duar të shqiptarëve në Jugosllavi, sepse në pushtetin e Zogollit në Shqipërinë Bregdetare e kishte të sigurtë se nuk do të lejohet të depërtojë asgjë në trevën e ish Vilajetit të Kosovës.
Në vijim 1931-1935. PKJ do të ndryshojë kurs politik ndaj çështje nacionale për zgjidhje të drejtë, duke propaganduar mos-shkatërimin e Jugosllavisë, por duke i themeluar (në të ardhën-HB) republikat nacionale, brenda shtetit (Jugosllavi) si nivele shtetërore e ku bënte pjesë edhe Kosova si ide, mu për shkak të kompaktësisë shqiptare ne të. Ky qëndrim ka zgjatë deri në mbledhjën e Parë të AVNOJ-it më 1942. Në këtë kohë PKJ dhe PKSH mbanin lidhje të ngushta dhe qendrimi leninist ishte që “Kosova t` i takojë Shqipërisë”, ose të përparësohet në Republikë Sovjetike, si u tha në Konferencën e V të PKJ në Zagreb më 1940. (Lexo Letrën e Koço Tashkos drejtuar Kominternit më 1942).
Ky trajtim nuk është propagandë komuniste, por është “thikë” në ballë disa qarqeve që ende hamendësojnë se: “Kosova nuk e ka merituatr pavarësinë, sepse shqiptarëve në të ua kemi sjellë demokracinë, e pushteti demokrat i mbulon të gjitha nevojat kombëtare”.
Po të ishte i vërtetë ky pohim që në shikim të parë duket i saktë, sepse me të sistemi politiko shoqëror mbulohet me sistem shumëpartiak, por kjo nuk do të thotë çlirim nacional dhe social. E demokracia nuk çështë vetëm e lirisë së mendimit dhe të fjalës, por është shumë më tepër se kaq, pikërisht është realiteti historik që duhet të jetë në sherbim të qytetarit aktiv dhe të lirë nga çdo përveçësim.. E realiteti në Kosovë sot (2020) i përngjan trajtimit specifik kolonialist modern të Jugosllavisë titiste me moton: “vizat ua bëjmë, vetëm duhet t` i falni tokë Gjukanoviqit në Çakor se i nevojitet si nyje strategjike dhe si joshje për ta futë në NATO Malin e Zi”; vetëm duhet ta krijoni një Republika Serpska në Kosovë për ta joshë kah Perendimi Beogradin pro rus; ku serbët e veriut nuk paguajnë as rrymë as ujë, asnjë taksë Kosovës, po askujt, dhe pastaj edhe nja 100 vjetë të shohim”!!!
E prapë sot Kosova është vendi më i prapambetur në Evropë, pas njëzet vjet demokraci? E po ku jemi? Jemi aty ku luftetarët që e mundën fashizmin serb (1993/1999) akuzohën dhe arrestohen nga një polici dhe gjykatë raciste që e paguan Bashkimi Europian. Dhe shtrohet pyetja: Kush dëmtohet e kush fiton me këto arrestime dhe propagandë përshfaqësore edhe pse e di me siguri se të arrestuarit do të lirohen sit ë pafajshëm për çdo pikë të akuzës së fabrikuar nga agjenturat serbe, e që prokuroret e UNMIK dhe EULEX-it i kanë shtruar në gjykatën raciste qe pesë vjet rresht në Hagë (2015-2020).
E shtrojmë edhe një pyetje sa investon sot BE në Serbinë e neofashistëve që prap kërcënojnë me luftë, e sa investon në Kosovë. Nuk them të jetë investimi i barabartë por si masë e llogarisë për numrin e popullsië. Relacionet janë 8 me 1, në favor të Serbisë. E popullsia serbe në Serbi mund të jetë 7 milionëshe, e në Kosovë është mbi 2 milionëshe. Pra në Serbi investohet sikur t` i kishte 16 milionë banorë. E po ku jemi?
Historia e trajtimit Kosovës me pasiguri politike vazhdon
Nga viti 1935 e deri më 1940 Çështja e Kosovës në politikën e partive qytetare “demokratike” jugosllave dihet: Shfarosja totale e shqiptarëve, fakt ky që u bë realitet më 1938 me Konventën fashiste Jugosllavo-Turke për deportimin e të gjithë shqiptarëve në Anadoll, deri më 1 prill 1944. (shiko hollësisht: Dr Hakif Bajrami,Naçertania, Prishtinë “VJETARI” për vitin 1986; Konventa jugosllavo turke e viti 1938, Prishtinë 1980, “GJURMIME ALBANOLOGJIKE” seria historike).
Pra askush nuk ka mundur të ma ndalojë botimin. Por publikisht duhet të falenderoj Dr Xheladin Shalën e sidomos Akademik Rexhep Qosen , që e botoi në 83 faqe KONVENTËN, e cila ua ktheu rrënjët shovinistëve serbë kah dielli. Të themi se për botim lejoheshin 32 faqe. Pra Konventa që njihej për herë të parë si dokument sekret, u botua komplet dhe pa asnjë cenzurë në një numër. Gjeje sot atë numër, jo është shitë për dy ditë. Por më vonë UDB-SHI serb shkoi dhe i largoi të paktën nga Biblioteka Kombëtare dhe ajo e Institutit të 5 numrat e detyrueshëm).
Lidhur me realitetin se shqiptarët në prag të Luftës së Dytë Botërore po trajtoheshin sikur skllavë nga qarqet serbomëdha, dëshmon fakti i dalur nga shkrimet e antarëve të PKJ se; “serbët në Kosovë mund ta vrasin çdo shqiptar e mos të përgjigjen në asnjë instancë ligjore”.
E vërteta ishte se PKJ ishte ajo organizatë politike që administrativisht e kornizoi Kosovën si njësi territoriale të veçantë, mu për shkak të shqiptarëve, që citoj: “ma nuk mund të konsiderohej se duhet të ndahen Kosova në mes Malit Zi dhe Serbisë, si mëtonte pushteti, për t` i bërë të pakompaktësuar”.
E një fakt duhet theksuar se më 1940-15 maj 1945 Kosova nuk e ka asnjë lidhje politike apo ushtarake me Serbinë, nga pozicioi i dokumenteve të LANÇ (Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare). E vërteta, t` i ftosh shqiptarët më 1941: “Ejani të luftojmë së bashku okupatorët me serbë e malazezë, ka qenë sa anakronike aq edhe e rrezikshme sepse plaget e pushtetit monarko fashist, ishin shumë të freskëta mbi trupin shqiptar në përgjithësi. E dyta të ngrihesh më 1941 e të thuash: “EJANI të luftojmë me seerbë e malazezë së bashku fashizmin, ka qenë sikur t` i ftosh më 1945 hebrejtë: “Ejani e luftoni për nazifashizmin”.
Krahasimi është i mbështetur në programet që kanë synuar serbët (Lexo 14 programe të “Klubit kulturor serb 1935-1942”, ku parashihet që edhe varret e shqiptarëve t` u humbet çdo gjurmë; 8 programe të lexuara në klubin serb, një nga Andriç, dy nga oficerët e tjerë, për ndarjen e Shqipërisë me Italinë; një program nga S. Moleviçi (1941) dhe 1 nga Drazha Mihajlloviç (1942), e një nga Luba Popoviqi e Mashan Xhuroviçi, (1941/2) ku thuhet se: “Llapi dhe Sitnica do të bartin tre muaj koka dhe plisa të shqiptarëve”.
U shtoj këtyre programeve edhe faktin se qeveria e M Stojadinit e miratoi ligjin që “shqiptarit i duhet lejuar 0. 40 ari tokë, ndërsa çdo familje serbe i lejohen 45 hektar”. (AJ Fondi SKJ/1941).
Mozaiku fashist serb është edhe më i egër:
“Nëse në një lokalitet gjendet një abetare shqip, atëherë duhet të digjet i tërë fshati”. (AVIIB, P. 17. K. 95-a, Albnski dosije).
Megjithë këtë planifikim, qëndrimi i PKJ-ës taktikisht ndaj Shqipërisë Kontinetale, ishte përpiekje për tradhëti tinzare, sepse nuk deklarohej pozicioni i saj përfundimtar lidhur me Kosovën, nëse PKJ vjen në pushtet. Pra, pritej që të krijohen rrethanat që ia krijuan armët e huaja Jugosllavisë (1941/1945) – Serbisë (rrethanat ia krijuan : Ushtria Bullgare dhe Ushtria e Kuqe ruse, duke u ndihmuar nga CHurchilli, pa asnjë mëdyshje) i shpunë përpara pozicionet serbe që të sillën me metodat e vjetra të reja, sa që kulmi i tradhëtisë u arrit më 8 shkurt 1945, kur në Kosovë u vendos diktatura ushtarake, kinse pse dezertoi Shaban Polluzha dhe brigada e tij prej 7500 ushtarësh.
Ja e vërteta: Më 14 dhe 19 janar 1945, reagon me shkrim Fadil Hoxha (Komandant i Shtabit Operativ të Kosovës) se: “ Ushtria NÇ e Jugoslavisë po sillet kur po hyjnë në katundet shqiptare sikurse ushtria e kralit”.
E deri te kjo pozitë titizmi kishte ardhur me “evolucion”, hap pas hapi:
Së pari më 28 mars 1944, alias 18 qershor 1944 u defaktorizua çdo vendim i Konferncës Nacionalçlirimtare të Kosovës (Bujanit).
Së dyti, duke provuar ta kuptojë pozicionin jugosllav (komunistët) ndaj Kosovës, Enver Hoxha do të dërgojë delegacion në Vis dhe më 26 gusht 1944 u muar vendim që: “Nëse Shqipëria ndërton sistem ekonomiko shoqëror socialist, Kosova i takon Shqipërisë; nëse Shqipëria ndërton sistem ekonomiko shoqëroro kapitalist, Kosova me referendum do të pyetet a dëshrion të mbetet nën rregjimin e Jugosllavisë Federative?”.
Por Tito dhe shtabi i tij nuk vonuan dhe pas 8 ditësh, më 2 shtator 1944 e degraduan Shtabin kryesor të Kosovës në Shtab operativ, në fillim nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë e pas 8 shkurtit 1945, e pas një muaji UNÇ dhe AP (Armatën Popullore) të Kosovës e vendosën nën komandën e Shtabit Kryesor të Serbisë.
Mos të harrojmë se Enver Hoxha më 12 shtator 1944 i dërgoi dy brigada për të luftuar për çlirimin e Kosovës, dhe për t`u përkujdesuar për fatin e shqiptarëve në përgjithësi.
E vërteta, duke vërejtur se Lëvizja çlirimtare shqiptare ishte shumë më e fortë, më 21 XI 1944, me propozim të Millovan Gjillasit, Kryesia e AVNOJ-it do t’i reabilitonte të gjithë çetnikët, dhe njësitet e tyre do të konvertohen në partizanë, duke bërë mizori të papara në Llap (nga e terë popullsia nuk u shpërngulën në pjesën tjetër të Kosovës vetëm 4 plaka); duke bërë mizori në Ferizaj dhe Gjilan (nëntor-dhjetor 1944) dhe më në fund në Drenicë (janar-shkurt 1945).
Pra, deri më 8 shkurt 1945, kur u vëndos diktatura ushtarake, Kosovës iu degraduan: Parlamenti (18 VI 1944), pastaj ushtria – UNÇ dhe AP të Kosovës ( më 2 shtator 1944) dhe më 15 maj 1945 edhe politikisht, duke u bërë PKJ për Kosovë dhe Rrafsh i Dukagjinit, pjesë e PKJ të SERBISË.
Këtu mbaron çdo etapë e dymendësisë, për ta kuptuar populli se nuk ishim të çliruar.
E vërteta, deri sa në tërë Evropën po festohej mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, në Kosovë po fillonte sërish epoka e re neokoloniale. Shenjat e para të neokolonializimit në Shqipërinë Kontinentale ishin së zyrtarisht jugosllavët e “kuq” i ndanë shqiptarët në dysh. Ata të Shqipërisë Bregdetare ishin: ALBANCI; Ata të Shqipërisë Kontinentale u konvertuan në “SHIPTARI”. Pra, sipas titistëve, shqiptarët nuk ishin një, por ishin “të ndryshëm”, sepse nën rrogoz mbahej e drejta, që “Shqiptarët e Jugosllavisë, të deportohen në Anadoll, ashtu si e kishte bërë marrëveshjen Kralevina e Jugosllavisë më 1923-1938.
Pse nuk shkoi Shaban Palluzha në frontin antifashist në Srem të të Jugosllavisë?
Në bazë të dokumenteve arkivore, Shaban Polluzha ishte pajtuar të shkojë me brigadën e tij në Frontin e Sremit. Në këtë pajtim qarqet titiste (Dushan Mugosha, Spasoje Gjakoviqi, Pera Brajeviqi dhe komisari politik i Shtabit Operativ për Kosovë, më 26 dhjetor 1944 do të lidhen fuqishëm me Millovan Gjillasin dhe A. Rankoviçin. Ky shtab zyrtar i kishte dy qellime strategjike: I pari ishte me i larguar shqiptarët nga mosha 18-45 vjeç nga Kosova, me moton mobilizuese: “Çdo gjë për luftë, të gjithë për çlirim”.
Është e vërtetë se Shaban Polluzha dhe Shtabi i tij u pajtuan që të shkojnë në luftë dhe u nisën duke bërë rrugë të sigurtë deri në Llap. (Është marrëveshja në AVIIB/K.1141). Aty,
Shtabi i Spasoje Gjakoviqit (Shef i OZN-ës, në vijim UDB-ës) ua përgatiti atentatin pas shpine shqiptarëve patriotë në këtë mënyrë . Në katundet e Drenasit që po thuhej se nuk kishte mbetë njeri i aftë për pushkë, u gjetën nepër oda, disa të moshuar dhe mysafirë, gjithsej 25 burra. Prej tyre, 6 persona nuk ishin nga Drenasi e as nga Drenica (në kuptimin e gjerë). Të 25 burrat u pushkatuan dhe kufomat e tyre u futën në akull të lumit Drenica. Ato kufoma u zbuluan pas dy ditësh dhe menjëherë lajmi do t` i bjerë në vesh Miftar Llaushës ( një autoritet prej bajraktari, që e konsideronte vetëm përgjegjës moral për çdo të keqe që i ngjan popullit.). Me ta kuptuar lajmin për masakrimin (nga egërsirat) e kufomave në lumin Drenica, me verifikimin e lajmit, Miftari si patriot që ishte, do të ngrihet në një foltore dhe do ta njohtojë masën se çka po u përgatitet pas shpinës, e “ne po shkojmë të luftojmë për interesa të sllavëve”. Këtu fillon etapa e luftës për jetë a vdekje, sepse serbo-malazezët i hapën letrat dhe u kuptuan qellimet e tyre meskine, të vjetra, të renovuara me komunizëm ngjyrë të zezë çetniko pansllaviste.
Menjëhrë pas kthimit në vendin Gërdec, trimat patriotë të Shaban Polluzhës do të gjuhen me dy topa. Aty çdo gjë për pajtim politik, do të marrë fund. Nuk është e vërtetë se Fadil Hoxha i ka gjuajtur personalisht, të kthyerit nga Llapi. Këtë “fakt” Fadili më 1979 në hotelin “Grand” e ka pasë thënë në foltore, për konsum politik, kinse ai i ka gjuajtur!?.
Por me që unë e drejtoja simpoziumin, me duhet të sqaroj se jam përpjekë ta pengoj sepse i reagoi Ismet Shaqirit me emocione. Pas dy minutave, me leje të dr. Ali Hadrit i kam ndërperë punimet e simpoziumit për një orë. Në ato kushte jemi gjetur në një sallë tjetër: Fadil Hoxha, Pavle Joviqeviqi, Ali Hadri dhe Hakif Bajrami. Aty Fadilit ia kam bërë me dije se: “nuk duhet kthyer pushka ndaj vetes, për interesa politike ditore, sepse ti shoku Fadil nuk ke qenë ato ditë në Llap fare, pra nuk është e mundur se ke gjuajtur me top në ata që ende konsideroheshin luftetarë; madje edhe kur është vrarë Shaban Polluzha në shtëpitë e Dvoranëve nga minahedhësit e Pera Brajeviqit, ti shoku Fadil ke qenë në Beograd me Miladinin (19-21 shkurt 1945), për të reaguar kundër vënies së pushtetit ushtarak në Kosovë, pa dijen tuaj.
Është kështu. Fadili tha jeni të saktë. E ftojmë Pera Brajeviqin të deshmojë, se ai është këtu dhe shpresoj se nuk do të gënjejë. Ka dalë Pavli dhe e ka siellë Perën në sallën aty afër. Pera Brajeviq do të bëhet korrekt ,sepse e dinte se i kemi materialet e hulumtuara. E tha: “Jo, shoku Fadil, ju as nuk jeni ai që keni qitë me top nga Kulina në luftetarët e Shabanit, që po arratiseshin pa një kontroll në jugperendim të Llapit, e as që keni qenë në Kosovë kur është vrarë Shabani. Më vjen keq se skenarin ushtarakisht e kanë përgatitë komandanti e Divizionit 24 të Serbisë dhe komandanti i Brigadës 17 të Maqedonisë, duke masakruar shqiptarë të pafajshëm në Gllogovc, madje ku kanë pësuar edhe mysafirët që nuk ishin nga Drenica”.
Ali Hadri: Mos ka qenë në pyetje një politikë e vjetër që është përdorë se :“Po luftoni që gjermanët të kthehen prapë në Kosovë, për të na akuzuar mëtej?”.
Pera, “Po, kjo u duhej atyre sepse ishin ish çetnikë dhe tani duhej të luanin rolin e çlirimtarëve”.
Pera Brajeviqi pas vitit 1981 do të më akuzojë se e kam kërcënuar dhe se i kam sharë Drenicarët: “pse nuk ta kanë këputë edhe këmbën tjetër”.
Kur e kam pyetir në Beograd në simpoziumin e 15 majit 1985, pse më keni akuzuar për diçka që nuk e kam thënë, Pera Brajeviq është përgjegjë: “Po aso konstruktesh bën ende Spasoje Gjakoviqi.
Pavle Joviqeviqi: “Ne është dashur më 15 shkurt 1945 kur është bërë skenari i masakrimit të drenicasve në Gllogovc, Komoran e Gradicë, ta themelojmë një gjyq ushtarak dhe ta denojmë S. Gjakoviqin, i cili edhe tash nuk po pushon me intriga” (Nga shënimet e mia të atyshme 1979, dhe 1985,-HB.).
Çka solli vizita e Enver Hoxhës në Jugosllavi më 1946
Në këtë sprovë filozofiko – historike dokumentar për Kosovën, është e pashmangëshme që të analizohet shkencorisht vizita e Enver Hoxhës në Jugosllavi në qershor/korrik 1946. Është fundamentale se çka u bisedua në mes Titos dhe Enverit në prani të përfaqësuesit shqiptar në Beograd (i cili nuk shënoi asgjë, por rrinte sikur “nuse” e paluar, do të na thotë Josip Gjerrgja më 1976 në Sarajevë. Në takim, sipas Josip Gjergjës (stenogrami i tij ka mbetë si sekret shtetëror), ishin të pranishëm: Tito, Mosha Piade, Pera Stambolliq, Koça Popoviq (serb) , Vlladimir Bakariq, Herbrang (Kroat) dhe Njazi Dizdareviq (Boshniak). Nga pala shqiptare ishin: Enver Hoxha, Ramadan Çitaku (?!), përfaqësuesi i Tiranës në Beograd (nuk i thuhet emri, por dihet kush), një oficer nga Kukësi”.
Së pari e merr fjalën Mosha Piade. E përshëndet popullin shqiptar për përkrahjen e pakursyer ndah hebrejve, gjatë okupacionit nazifashist”. (Tito më vonë do ta qortojë Moshën pse nuk e përshëndete PKSH, sepse fjala popull përfshin edhe anën tjetër të medaljes e që ishte profashiste. Këtë Tito e bënte me mjeshtri deri më 1952, (sipas dokumenteve sekrete të PKJ-s) për ta amortizuar se si është sjellë populli serb, kroat, slloven etj ndaj hebrenjëve, e si janë sjellë shqiptarët. Madje meritat e PKSH dhe Enver Hoxhës si antiafshist Tito gjithmonë provonte t` i përgjithësojë. (V. Dedier, Material për biografinë e Titos, që nuk duhet ta rrjedhë ujin, por të thuhet e vërteta 1941-1967).
Pjesa që është esenciale për këtë shkrim është se Enver Hoxha, duke e përshëndet Titon, ushtrinë dhe partinë komuniste jugosllave, nuk i përshëndeti popujt e Jugosllavisë. Por pa ndonjë hyrje (Sipas Josip Gjergjës dhe Mosha Padës) e shtroi çështjën e Kosovës: Enver Hoxha- “Ne Shqiptarët kemi para historisë një pyll me padrejtësi që na janë bërë në të kaluarën dhe në një mënyrë edhe pas Luftës sonë Antifashiste Nacional Çlirimtare, disi skenarët vjetër janë të dukshëm. Ne mendojmë pa ndonjë dridhje të madhe ta shtrojmë në qeverinë tonë, pra pastaj edhe në Parlament, Çështjën e Kosovës. Për hir të sinqeritetit dhe principialitetit tonë leninist në PKSH, jemi të obliguar të japim përgjegje se ne shqiptarër në Ballkan jemi një dhe të pandarë. Ata që na kanë ndarë, nepër kongrese e konferenca, sot disa janë humbës e disa janë fitimtarë në luftën e fundit, sepse, sidomos komunistët dhe pak zëra të tjerë, më në fund janë rreshtuar në anën e drejtë të historisë. (Josip Gjergja: Enver Hoxha foli pa asnjë shkrim të shkruar më parë). Kosova duhet të përfshihet si pjesë integrale e Shqipërisë Etnike, për faktin se pas mbarimit të Luftërave Ballkanike, pas Luftës Parë Botërore, e sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore, që e lamë pas si fitimtarë që jemi, duhet të objektivizohet kjo çështje dhe të marrë epilog të drejtë, jo për njëherë, por për një periudhë kohore pesë vjeçare.
E vërteta, do të ishte mirë që shqiptarëve në Kosovë t` u njihet e drejta e referendumit (plebishitit (me Kushtetutën e RFJ-ës. Kjo do të ishte zgjidhje më e drejtë, më marksiste leniniste për tërë kombin shqiptar, që nuk ka kursyer asgjë sidomos nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në ditët e sotme, për çlirim nga robëria.
E drejta, pas atij referendumi, ne do të shqyrtonin çështjen e dominiumit dhe imperiumit, dhe gradualisht edhe çështjen e monedhës dhe doganave, pa mëtuar se të ardhurat doganore do t` i lejojmë të shkojnë kah hec uji.
Tito: Çka do të thot kjo? Enveri: Kjo do të thotë, shoku Marshall se uji hec kah dikton fuqia, e ne kemi nevojë të grumbullojmë taksa për të ndërtuar rrugë dhe hekurudha, për ta lidhë çdo pjesë të Shqipërisë në bashkimin ekonomik e pastaj do të kemi një integrim kulturor civilizues, me çka Jugosllavia Federative do ta ketë një siguri jo vetëm në hyrje të Adriatikut, por edhe nga toka e sidomos do t` i ketë për aleatë 3 milionë shqiptarë, prej kah do të rekrutoheshin tri armata të fuqishme mbrojtëse. Do të ishte mirë për fillim që sistemin shkollor ta kemi ne nën drejtim edhe në viset shqiptare, që momentalisht i mban DFJ me pushtet demokratik, që nuk përkon me atë kralevinës, ku shqiptari ishte skllav i kohës dhe nuk guxonte të ndihet i gjallë.
“Shoku Marshal (Tito), unë jam në dieni se çka ka shkruar Leo Fraindllingu, në publikimin e tij “GOLGOTA ALBANEZE” më 1913, për shqiptarët. Me atë gazetar famëlartë kam mbajtë edhe një korrespodencë gjysmake, sepse unë i kam shkruar, por letrat e tij kurrë nuk më kanë rënë në dorë”. (Ato letra, nga ana e Enver Hoxhës drejtuar Leos, ndaleshin në Beograd, lexoheshin, fotokopjoheshin dhe përktheheshin nga një gazetar Gj. Leka), dhe pastaj lëshoheshin “poshtë ujit”-shkonin në adresë te Leos i cili i lexonte me kujdes. Por përgjigjët e Leos drejtuar Enver Hoxhës, ndaleshin në Beograd dhe të tetë letrat janë në dosjen e A Rankoviqit, deri më 1983.
Enver Hoxha, më tej shton:” Do të jetë problem për ju por edhe për ne që e shtrojmë këtë pyetje, sepse shqiptarët në RFJ janë të ndarë në tri republika. Mendoj se çdo pajtim i pushtetit qendror do të ishte detyrues për atë vendor ( për Beogradin, për Shkupin dhe për Cetinën), që padrejtësia ndaj shqiptarëve të përmirësohet. Për zgjidhjen e kësaj plage (nyje) kombëtare, ne Shoku Marshall do t’u ishim mirënjohës përjetë. Populli do ta mbante dhe kultivonte këtë mundësi si historike dhe në themelet e saj do të lëshonte ujë sherues në çdo epokë historike.”
- B. Tito: “Ju shtruat një çështje parimore dhe të drejtë për t`u zgjidhë. Në Armatën tokësore NÇ në Jugosllavi i kam pasë tri divizone shqiptare, prej të cileve vetëm një ishte zyrtare. Por edhe në Armatën e Detit kemi pas një divizion shqiptar, i cili është përcjellë me probleme, por detyra është kryer drejt dhe, siç dihet, ne për ngacmuesit në Tivar, në Dubrovnik dhe Kopër i kemi nxjerrë para përgjegjësisë ushtarake individët e caktuar, dhe këtu nuk është vendi të thuhet më tepër asgjë”.
Tito vijon: “ tani për tani reaksioni i Drazha Mihajlovit dhe reaksioni në Londër ku është Qeveria Mbretërore, madje e subvencionuar nga Mbretëria e Bashkuat si aleate, nuk janë rrethanat që sado një çështje shumë e drejtë të vihet në zbatim. Mendojmë se në vijim, rrethanat politike do të janë në favor të çështjes shqiptare, sepse kjo çështje është leniniste….”
(Arkivi “…” Koleksioni JOSIP GJERGJA, ZARË, Z+B/1957; Koleksioni M Piade/ 1952, rileximi i stenogramit-HB).
Tani po e paraqes edhe “misterin” se si J. B Tito e amortizoi kërkesën e drejtë të Enver Hoxhës, për Kosovën, kërkesë që ajo që ka shkuar më së largu në historinë shqiptare, për çlirim përfundimtar te të gjitha trojeve etnike.
Faktet. Pas më tepër se dy muajve të largimit të Enver Hoxhës nga vizita në Jugosllavi, në Beograd më 15 shtator 1946 do të mbahet një mbledhje sekrete e Politbyrosë së KQ PKJ, ku do të marrin pjesë: Tito, Gjillas, Rankoviç, Kardel, Mosha Piade dhe Koça Popoviç si vrojtues. Aty, për t` i siguruar serbët se: “nuk ka asnjë gjasë që çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve në Jugosllavi, do t` i nështrohet një plebishit, por politika e KQ PKJ do të vatërzohet në themelimin e një Federate Ballkanike, por vetëm nga sllavët e jugut. Prandaj, me që Jugosllavia po ndërtohej në parimin federativ, është e natyrëshme, që kjo FEDERATË të begatohet dhe forcohet. E forcimin duhet ta kërkojmë në bashkëpunim vllazëror me Bullgarinë, ku Georgij Dimitrovi do të ishte ai që i jep energji gjallërese kësaj ideje, të cilën e patën dezorintuar disa misionarë anglezë, të cilët më 1942/3, nuk dihej a punonin për kralin apo për drejtësinë.”
Shumë është shkruar dhe bërë llogari për këtë ide, por kurrë nuk është shpjeguar me saktësi pse u prishën jugosllavët dhe bullgarët, e ku shqiptarët as që janë paraparë të jenë. Pa e zgjatur, se unë nuk kam magjistruar (1975) apo doktoruar (1978/9) për grada, por për t’u hyrë sllavëve në arkiva dhe për t`ua kthyer rrënjët kah dielli. Pra, federata e tyre së pari ishte për ta: amortizuar kërkesën e Enver Hoxhës, e cila është diskutuar deri në kohën e Informbyrosë më 1948 nepër koluare të PKJ për Serbi (Ka dokumenete).
E vërteta, Eduard Kardeli do të autorizohet të përparësohet si arkitekt i Federatës Jugo-Bullgare dhe për këtë qëllim tri herë do të udhëtojë në Sofje. Shkurt e shqip: do të pajtohen se si do të quhet FEDERATA; do të pajtohen se cili do të jetë organi informativ i saj (Gazeta); do të pajtohën që as Beogradi e as Sofja nuk vijnë në shprehje për kryeqytet. Emrat e mundëshëm për kryeqytete do të ,mbesin nepër “shkarravinat” e debatuesve dhe ishin: Kragijevaci (në zemër të Serbisë) ose Zenica ( në zemër të Bosnje Hercegovinës). Por nuk do të pajtohen në pikën se: Jugosllavët (Kardeli) kishte mandat të diskutojë se Federata përbëhej prej shtatë njësive të barabarta, gjashtë republikat e Titos dhe një republikë e Dimitrovit, pra 6/1. Pala bullgare ishte për një votë për TITON (Njësia federative e Titos, jo gjashtë njësi), dhe një votë për Dimitrovin. Pra, bullgarët donin përpjesëtimin një me një, jugosllavët kërkonin përpjesëtimin gjashtë me një.
Me këtë “pazar” pala bullgare nuk pajtohej që të jetë në pozitë sa një republikë jugosllave që mund t` i kishte 350 000 banorë (aludohet në Malin e Zi). Në këto pazare, që i zbulojnë dokumentet e tyre, Beogradi është marrë deri më 1953. Pastaj makineria komuniste jugosllave është rreshtuar pastaj në punë me Athinën dhe Ankaran, pazari që i kishte dy qellime:
- Greqia dhe Jugosllavia ta ndajnë Shqipërinë Bregdetare në lumin Shkumbim; Jugosllavia dhe Turqia me pazare reciproke ta deportojnë popullsinë shqiptare në Anadoll, pikërisht në Vilajetin Mysh, për t` u gjaksuar me popullsinë kurde atje.
Po, e gjatë është kjo histori tragjike e agjeturave jugosllave që pas Marrëveshjes Xhentelmene, Tito – Fuad Kyprili në Split më 1953, për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll, si pasojë do të jenë 415000 shqiptarë dhe boshnjakë të shpërngulur në Turqi, ku ata sot nuk kanë asnjë të drejtë nacionale dhe njerëzore, nëse shprehin diçka kombëtare strategjike, përpos nepër dasma apo tubime fshehurazi të mirren me folkor.
(Kosova dhe Shqiptarët në Epokën e pas 15 majit 1945)
Sipas dokumenteve të plenumeve ilegale të PKJ (1945-1952), LKJ (1952-1989) psuhtetin në RSF Jugosllavi e ka dirigjuar PKJ (1945-1949). Pas Rezolutës së Informbyrosë, pushtetin e ka kontrolluar UDB-a, deri më 1966. Gjatë kësaj periudhe mund të veçohen dy plenume ilegale të LKJ-ës. Ai vitit 1957, ku Eduard Kardel del hapur me tezën se: “Një ditë ne Sllovenët është e natyrëshme të lidhemi me Austrinë dhe Italinë. Ndërsa ju serbët të lidheni ngushtësisht me Bullgarinë dhe Rusinë”.
Nga ulëset pyet D Qosiqi:
“E shqiptarët”?
Kardeli: “Është shumë e natyrëshme që Kosova dhe shqiptarët e Jugosllavisë një ditë do t` i bashkohen Shqipërisë”.
Ky pohim i ideologut numër një në Jugosllavi as nuk do të gjykohet e as nuk do të injorohet nga kampi i A. Rankoviqit. Por, ky pohim “public “i parashikimit te të ardhmës së Federatës Jugosllave, do ta “përvlojë” A Rankoviqin, pse Tito nuk po e “disiplinon”, sikurse e disiplinoi Millovan Gjilasin. Këto meditime do të ngritën në Plenumin ilegal të LKJ për “Çështjen e pakicave kombëtare” më 1959.
E vërteta, ky plenum ishte parahyrje në “zgjerimin e disa të drejtave të pakicës shqiptare” më 1959/1960, për faktin që duhej me çdo çmim për ta paralizuar nismën e presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, drejtuar OKB-s për pozitën koloniale të Shqiptarëve në Jugosllavi. Kjo luftë po zhvillohej se si do të gjendet seicili shtet më 1960, kur KS OKB synonte ta miratonte rezolutën “Për dekolonizimin e botës”.
Titistët në këto rrethana do të nxitojnë që para opinionit botëror të dalin sa më pak të lagur, kur të miratohet Rezoluta (më 1960). Prandaj nxituan t` i hapin disa fakultete në Prishtinë. E harruan se më 1958 synuan t` i mbyllin edhe shkollat e mesme për shqiptarët.
Së dyti, makineria Titisto-Rankoviçiste, bëri një pazar dinak më 1958/59. Fjala është se Leposaviçi si komunë ishte nga viti 1945 pjesë përbërëse e të gjitha statuteve të KSAK-s: 2 shtator 1945, e miratoi Kryesia e VASNOS-it; më 1948 Statuti i Kosovës shënon se Leposaviçi është pjesë e Kosovës; edhe Statuti i vitit 1953 ka po ato trajtime. Por A Rankoviqi, nxitoi më 1958/58 që t` ia bashkangjisë ndo 17 fshatra serbe komunës së Leposaviçit, në mënyrë që në regjistrimin e popullsisë më 1961, numri i serbëve në Kosovë të jetë më i lartë.
Lidhur me këtë, kur do të fillojë regjistrimi në pranverë 1961, nga Dushan Mugosha do të lëshohet direktiva se: “12% duhet të dalin serbë e malazezë më tepër sa janë në realitet; ndërsa 8% duhet të deklarohen shqiptarë më pak. Nëse ka reagime, do të ishte përgjogjia, se “Shqiptarët vetë po deklarohen se janë turq, dhe po shpërngulen në Anadoll”.
Po bota e civilizuar nuk ishte më e painformuar për mizoritë e pushtetit të kuq të Beogradit ndaj shqiptarëve. Nuk i ndihmuan as intrigat që thurreshin në Kretë nga zogisto-jugosllavët, as ato akuza që thurrnin disa të mërguar të arratisur në Jugosllavi e që në NISH nuk lanë gjë të zezë pa montuar kunder Tiranës, vetëm për t`ua siguruar Sulltani i kuq i Beogrdait një vizë për t` u arratisë në Perendim. Po këtë soj tradhtarësh (kam para sysh çka kanë nënshkruar në Nish para organeve të UDB e çka kanë përseritë para agjentëve të CIA-s në Gerum afer Triestës deri më 1967, kur u humbë çdo gjurmë e farës së mykur kanceroze.
Në kohën kur Tito e Hrushovi po gjenin kompromis, më 1965 me organizim të UDB dhe një shërbimi perëndimor në Vrnjaçka Bajë do të sillet Beqir Maloku, (qëndron katër muaj) me qëllim për ta vrarë Fadil Hoxhën. Shtrohet pyetja, a ishte më tej Enver Hoxha në “llogaritë” zyrtare në Beograd dhe në Perëndimin e “egër” person numër një për ta likuidiuar?
Dokumentet e LKJ (Ato të UDB-s nuk i kam parë kurrë, sepse nuk kanë qenë të qasëshme për punë shkencore) tregojnë se pas Plenumit të Brioneve, PPSH dhe Enver Hoxha “nuk konsideroheshin armik për vdekje për Jugosllavinë”. Armik për vdekje do të konsiderohet vetëm Adem Demaçi, me programin e tij (të LRBSH). Prandaj, agjenturat titiste do t` ia veshin Paktit të Varshavës përmes historianit Pera Damjanoviç, ndërsa Paktit të Natos programin e LRBSH (Adem Demës) ia veshin përmes V. Bakariçit. Që të dy qendrat do të konkludojnë se Demaçi nuk mirret me ideologji, por me shembjen e Jugosllavisë dhe bashkmin e Kosovës (shqiptarëve të Jugoslavisë ) me Tiranën.
Për këtë madhështi të Adem Demaçit, nuk e kemi thënë ende fjalën publike, por janë të shkruara 786 faqe dorëshkrim.
Pse erdhi deri te plenumi i Brioneve i LKJ-ës më 1966
Shumë hulumtues shkencorë kanë shtruar pyetjen: Pse erdhi deri te Plenumi i Brioneve më 10 korrik 1966. Ka teori që për shkak të trajtimit të Kosovës nga Beogradi, ku ekonomikisht viset shqiptare po shënonin varfëri të skajshme, për shkak se A Rankoviçi i trajtonte shqiptarët si të ishin robër të luftës, prandaj kishte vëndosë “t`ia dorzojë Stambollit”.
Ka teori, se më 1965 E. Kardeli proklamoi decentralizimin e pushtetit në vend. Ndërsa, A. Rankoviqi proklamonte centralizimtë skajshëm. Dhe në këto rrethana të kunderthënieve, Tito ia mbajti, si “katolik” anën E. Kardelit dhe pasoi forcimi decentralizues i sistemit komunal. Nuk është në pyetje asnjera teori nga këto dhe nga të tjerat.
E vërteta, është te kolltuku i Titos. Faktet: më 1965 një delegacion politiko- ushtarak i RSFJ do ta vizitojë Ukrainën. Në krye të delegacionit ishte caktuar të jetë A Rankoviçi. Dhe, gjatë gjithë vizitës oficerët e lartë serbë, do të thërrasin A Rankoviçin “Shoku Kryetar”. Këtë “hollësi” do ta shënojë një oficer kroat dhe me tu kthyer do ta vejë në dijeni Titon. E ky, për një finale “antiburokratike” do të përgatitet afro një vit. Mbledhjen do ta ftojë pa një ceremoni për tre muaj më parë, për 1 korrik 1966 në Brione, ku çdo gjë sigurohej edhe nga Perëndimi, në disa raste, kuptohet për të ‘dëshmuar” se Tito nuk është agjent i Rusisë.
Kuptohet se Komisioni hetimor do të gjejë të dhëna që nuk janë publikuar kurrë, por të cilat i kam siguruar përmes Fadil Hoxhës, i cili ishte i vetmi nga shqiptarët që i zotëronte. Fadil Hoxha e kishte edhe Revizionin e Procesit të Prizrenit që është bërë më 1967, argument ky që nuk duhet të botohet tani, sepse aty fyhen shumë intelektualë të kohës me përkatësi shqiptare, të cilet edhe ashtu numroheshin në gishta.
E vërteta rezultatet e Plenumit te Brioneve do t` i përvetësojnë drejtuesit shqiptarë si një fitore të tyre të bujshme. Por stenogrami i Plenumit që ruhet në dy vëllime të mëdha, asnjë fjalë për shqiptarë nuk ka regjistruar. Me gjithë këtë, një fakt do të rrezatoje edhe në Kosovë në një rreshtim pozitiv, se UDB-a disi nominalisht do të shpartallohet, dhe LKJ do ta konvertojë UDN në Digurim shtetëror, pushtet ai që do ta mbajë deri më 1981. Pas këtij viti historik për Kosovën, sërish do të ndërrojnë rolet, për të zotërur prapë UDB mbi partinë gjatë viteeve 1981-1989, kur tërë pushtetin do ta marrin komunisto çetnikët serbë, sidomos në Kosovë.
Mos të harrojmë, se Plenumi i Brioneve jo që nuk ndryshoi asgjë ekonomikisht dhe politikisht ndaj shqiptarëve, por as ndaj Shqipërisë, sepse të tri qendrat e mbikqyerjes së Shqipërisë prapë do të funksjonojnë. E ato qendra ishin në:
- Në Kretë vepronte UDBA+ Zogistët dhe CIA me MI 6;
- Në Nish ishte qendra e dytë antishqiptare ku përpunoheshin edhe më tutje mërgimtrët shqiptarë. Përpunimin e kryente Dushan Mugosha, Vojkan Llukiçi dhe Stefanoviçi me Spasoje Gjakoviqin.
- Kurse qendra e tretë e agjenturës titiste ishte e stacionuar në Gerum afër Triestës. Aty përpunohej mënyra e izolimit ekonomik dhe politik për Shqipërinë. (AJ , Fondi: CK SKJ 1945-1986-Shqiptarët).
Vlen të theksohet se LKJ dhe SPB (UDB) më 1987 do ta publikojnë faktin se ndaj shqiptarëve janë hapur 750 000 dosje.
Tradhëtarët shqiptarë në skenë më 1989-1999
Një pjesë jo e vogël e kuadrove shqiptare do të rreshtohet kah politika mafioze e Beogradit më 1989 sikurse më 1945. Prej asaj shkolle kriminele do të dallohet me kohë S Millosheviç. E vërteta, prej funksionarëve serbë nuk pritej ndonjë transferim politik ndaj shqiptarëve. Por kulmi i trathëtisë së disa funksionarëve shqiptarë, do të shënohet më 1983, kur LKJ i sajoi brigadat dhe batalionet e Partisë vetëm për Kosovë, në stilin nacional-socialist (nazifashist). Kulmi i kësaj tradhëtie do ta arrijë më 23 mars 1989, duke ia hapur çdo gjasë neofashizmit serb, që me shqiptarët të luajë si macja me miun, sepse ndryshoi rrënjësisht sistemi kushtetues, për Kosovën.
E vërteta, në prapavijë do të përgatitet për dy vite: Marrëveshja Millosheviq-Tuxhman, për serbizim të Kosovës, duke i sjellë serbët e Kninit në Kosovë në cilësinë e koloneve. Kuptohet, se marrëveshja i kishte rrënjët më të thella, sepse në fillim ishte lajmëruar si “luftë speciale kundër Nikolla Lubiçiçit me një anë dhe Stane Dollancit në anën tjetër”.
E sipas dokumenteve që kanë mbetë në kasafortat e SPS, nepër Kosovë, qysh në fund të vitit 1990 ishte përgatitë transferimi i llogarive bankare të Millosheviqit në një bankë të Dubrovnikut. Prandaj bombardimet e Dubrovnikut dhe eventualisht okupimi i qytetit ishte skenar i Stanishiçit me organizim të KOS-it, krejt me qellim që Nikolla Lubiçiç, të vijë deri te paratë që i kishte strehuar Milloshi te shoku i tij i profesionit në Bankën e Dubrovnikut. (shiko:Domagoj Marketiq, Krvave ballkanske miliarde, Zagreb 2020.
Është fjala për 150 miliardë dollarë që kanë rrjedhë nepër bankat e Europës nga bankat nacionale të republikave dhe krahinave. Vetëm në Vienë, S. Millosheviçi i kishte skajuar rreth 2, 3 miliardë dollarë ose afro 3 miliardë marka gjermane.). Me ato para Milloshi nuk ka zhvilluar luftë, sepse kishte burime të tjera, përkundër embargos. Shiko: Qazim Tepshi, Kosova në rrjedhat e diplomacisë, Tiranë, ku thuhet se : kapitali gjerman i dhuroi Milloshit 1 miliardë, ai francez 850 milionë, ai italian 750 milionë. Kurse bota arabe jo më pak se 2 miliardë dollarë. Këto para kanë shkuar në llogari të B. Jelcinit, duke blerë Serbia armatim, “për t` u përseritë në Kosovë, Toplica e vitit 1877”.
Pas kapitullimit të ushtrisë dhe policisë serbe, në qershor 1999, qarqet ruso serbe, do të instalojnë agjentura kudo nepër Kosovë. Detyra e tyre ishte që të vrasin personalitete të UÇK dhe LDK, që mbaheshin si rivale politike shumë të ashpra. Dhe për të humbur gjurmë, këto agjentura do të vrasin edhe serbë. Krejt kjo ndermarrje bëhej për ta relativizuar kapitullimin e nënshkruar me diktat në Kumanovë.
Me rëndësi për makinerinë fashiste serbe ishte që mos ta humbasë pushtetin në fronin e Beogradit. Dhe skenarët e makinerisë së atij pushteti do të konstruktohen shumë shpejt, duke akuzuar shqiptarët për çdo gjë.
Për fat, qendrat nderkombëtare nuk do të pajtohen me ato akuza, por pushteti i Beogradit, i forcuar me kuadro ruse nuk do të ndalet. Sidomos agresiviteti do të metastazojë pas 17 shkurtit 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë.
E vërteta, padia që bëri Beogradi në GJND (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) rezultoi me autogol. Serbia e humbi padinë dhe shumë shpejt e ngriti çështjen, jo të bartjes së kufomave, sepse këtë e kishte bërë vetë, por me dinakëri konstruktoi një tregim orvellian, se kinse drejtuesit e UÇK-ës paskan bërë tregti me organet e të vrarëve serbë, madje në një shtëpi në Shqipërinë veriore.” Ky skenar ishte që me një plumb, të përfshihen dy vende: Kosova dhe Shqipëria.
Zbatimi i Frano Barambierit që kreu një punë të kurvërisë politike në Këshillin e Europës, ku mbizotëruan rusët dhe disa parti të majta euro-neokomuniste, ishte sukses për Serbinë e kapitulluar në çdo lëmi. E kur Barambieri (peruan si antroplog) e vëren se në grackat e kujt ka rënë dhe me çfarë parash të pista (ruso serbe) po paguhej, ia mbathi këmbëve për Peru, ku e kishte vendlindjen, por duke theksuar se “trasplantimi i organeve nuk mund të ndodhë në një lokal ku nuk ka rrymë, as ujë e besa ku nuk ka as dezifektim të kushtueshëm”.
Por për serbo rusët ishte me rëndësi që çështja e Krimesë të mbetet nën hije të “trasplantimeve” si rrenë e zanatit serb me shekuj, e të u zgjatet jeta.
Metamorfozat kriminale serbe pa mbarim
Pas Barambierit (peruan shumë i aftë) do të futet në punët e pista serbe një prokuror amerikan, por shumë shpejt do të largohet. Kulmi i trillerit kriminal serb, të gjitha dokumenetet zbulojnë se në vijim do të bëhet italiani Salustro, një prostitutë politike, që herë i bie në shtrat UNMIK-ut, herë në shtratin e EULEX-it e në fund bëhet sufler i prokurorit serb pa “niçah”. Në këtë mjegull ku serbët duan të përfitojnë si nga antropologu peruan Narambieri, si nga gjysëm punët e prokurorëve amerikanë, por mbi të gjitha nga juristi prostitutqë me prejardhje italiane siç është Salustro, Beogradi do të ndikojë me tërë lojën në favor se “ka filluar puna dhe UÇK po hetohet”. Krejt kjo halabukë shtron pyetje që duan shtruarje argumentuese:
Pse në aktakuzë kundër UÇK-ës sot (2020) nuk është:
“Rasti i Shtepisë së Verdhë” );
pse janë harruar vrasjet e pas luftës në Kosovë?
Nuk janë, se të gjitha krimet janë bërë nga sherbimi kundër-informativ serbo- rus, i cili për sukese të tij, akuzon duke pasë parasysh se shumë prokurorë dhe gjykatës kanë interes rrogat e majme dhe pse mos të bëjnë eksperimente me shqiptarë për nja pesë vjet.
Kaq,tani për tani.
Si të dilet nga situata e sotme e krizës politike në Kosovë
Me sjelljen e afro 5000 faqeve dokumente (si u tha në shtypin elektronik) në Kryesinë e OVL UÇK-ës, nga personat e “panjohur”, dokumente ato që janë nxjerrë nga zyrat e Gjykatës Speciale, me ndihmën e personelit të asaj Gjykate, kundër UÇK me seli në Hagë, e që numërohet si “Gjykatë e Kosovës”, disi ishte e ditur se një atentat politik po i pëgatitet shtetit më të ri në Europë, krejt me qëllim për ta denigruar luftën e drejtë shqiptare për çlirim nga robëria serbe, e që Europa nuk po lë gur pa lëvizë për mos me u bërë model.
Edhe më tragjikisht, do të mbetet në substancën më të re për historinë e Kosovës, e që forcohet terthorazi reaksioni duke destabilizuar pushtetin (rëzimi i Qeverisë Kurti në rrethana të pandemisë). Ay rëzim është bërë me organizim nga jashtë, krejt me qëllim pasi që janë rekrutuar dhe siguruar mirë aktorët e LDK-ës në Berlin dhe Uashington nga Borelli, Llajçaku, Grenelli dhe personeli i tij.
Kuptohet se çdo gjë do të binte në ujë, po mos të shërbente një deputet shqiptar, i kontrabanduar nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradini, për ta themeluar Qeverinë e varreve, të quajtur: A. Hoti që shkoi shumë larg me trajtim kudo në Perëndim, sepse shquhet me sjellje dhe pajtime shumë servile. Madje, kjo qeveri e Kosovës sot shkoi aq larg sa që nënshkroi që Serbia të ndertojë hekurudhë, jo vetëm nepër Kosovë, por edhe të ngulitet në një liman të Shqipërisë Bregdetare, kuptohet duke kaluar nepër tokën e saj.
Çudia është absurde, se askush nga përfaqësuesit e Shqipërisë nuk ishte aty kur pasoi nënshkrimi. Edhe më keq, askush nuk reagoi. E një hekurudhë të tillë nuk ia pati lejuar Serbisë as Sulltan Abdylhamiti më 1897. Po, kjo hekurudhë me cinizëm e them se do të duhej të quhet “Nikolla Pashiç”, nëse ndertohet, që nuk do të ndërtohet, sepse shkon përtej kërkesave të tij në dhjetor 1924 drejtuar Ahmet Zogollit dhe Ceno Bej Kryeziut.
Çuditërisht, roli i atij deputetit me votën e të cilit u themelua qeveria marionetë e A Hotit, i ngjan shkasit për një rrethanë tragjike për Kosovën. E tash, çka kemi mbjellë, do ta korrë populli me pasoja shumë të egra, me një optimizëm ,se në Uaashington ndërroi epoka. E, epoka do të ndryshojë edhe në BE, pra rrjedhimisht edhe në Republikën e Kosovës.
Pushteti invalid në Kosovë pas arrestimeve spektakulare të EULX-it
Tani shtrohet për analizë roli i Kryetares së Parlamentit të Kosovës , e që njëherit është edhe ushtruese e detyrës së Presidentit në bazë të Kushtetutës. Shikuar nga këndi i epërm i piramidës shtetërore, (sa më lart që je nuk sheh më asgjë…!) ky realitet është i natyrshëm dhe ligjor nga këndi i filozofisë së historisë dhe filozofisë juridike. Por, nëse analizohën çështjet nga aspekti sociologjik- poshtë lartë, atëherë shtrohet pyetja: A është Kryetarja e Parlamentit të Kosovës e përjashtuar nga LDK apo vetëm nga Kryesia e saj. E nëse i shtohet fakti se ky person është fuqizuar edhe me pozitën e të parit të shtetit, atëherë pyesim: a më i fuqishëm është Isa Mustafa që drejton pushtetin nga bregu, apo Vjosa Osmani që i ushtron dy detyra “invalide” nga përroi i gjysëm kodrës.
Përgjegja është, se Kryetarja e Parlamentit me punën në parlment është para kolapsit, realitet ky që i shkon për shtati Listës serbe: “sa më keq aq më mirë”, sepse Parlamenti i Kosovës ka realizuar më 2020 vetëm nja 18% të punës së paraparë. Por, rrogat dhe meditjet e përfitimet material të tjera, deputetët i kanë marrë madje 104%. Gazetarë, hulumtojeni këtë fakt.
Si të dilet nga kriza.
Dilet një orë e më parë me shpresë dhe sjellje korrekte te të gjitha partive. Nëse Presidentja në detyrë, e kupton historinë (që nuk e kupton fare ), që një orë e më shpejt duhet ta ftojë Kryesinë e Parlamentit dhe aty të thotë se Parlamenti është i pafuqishëm dhe duhet të shpallën zgjedhjet, për marsin e vitit të ardhshëm, bje fjala. Po, menjëherë të përgjigjemi. Se e tërë Kosova dhe shtetësia e saj disi sot janë peng i këtyre deputetëve që nuk duan të largohen nga pozita dhe të mirat materialëe, sepse në çdo variant politik tjetër, nuk e kanë të sigurtë se do të rizgjidhën. Aq më parë LDK-AAK, NISMA që janë përgjegjës për çdo gjë, por nuk bartin pasoja ekzistenciale për askend, sepse krerët e tyre janë pasuruar aq sa: “si shteti dhe ligji, më nuk u nevojitet”, u nevojiten funksionet fiktive!. E besa vetëm sa nuk kanë bërë edhe dasmë (disa jo të gjithë) për deportimin e çlirimtarëve në Hagë.
Këtu diku pushon turpi sot për të gjithë ata shqiptarë që UÇK dhe shtetin e Kosovës e lidhin me fajde politike të përvetëshme.
Kah po shkon gazetaria “hulumtuese” e Kosovës pa gazeta
Tani opinionistët analfabetë por “produktivë” sepse janë të pandalëshëm, për çdo natë janë duke bombaduar opinionin për “Dhomat e Specializuara” si quhet Tribunali i ri me orendi të vjetra të Hagës. Shtrohet pyetja, ku janë juristët e Kosovës dhe ata shqiptarë në përgjithësi që heshtin duke shtruar pyetjen sa i kushton Kosovës Fakulteti Juridik. Ka një “firmë” juridike në botë, që e themelon një Parlament, dhe ai institucion nuk i përgjigjet themeluesit. Jo, nuk ka as në diktaturat më të egra. E Dhomat e Specializuara janë themeluar si “nevojë bazë, berthamë, nukleus, “made in Kosova”, pa asnjë shenjë shtetërore të saj. E pse mos ta pyesim “hijen tonë”-juristët tanë, mos është kjo gjykatë një “Republikë serpska,” të cilën me kërcënime dhe shantazhe e patën kurdisë disa funksionarë vendas dhe nja tri ambasada njohëse në Prishtinë.
Që të zbardhet transplantimi i organeve te të vdekurve në një shtëpi që quhet “normativisht’ e verdhë, ku nuk ka rrymë, nuk ka ujë, brenda është e mykur, torishta e bagëtive është shumë afer, dhe “mjekët trasplantojnë organe” sepse ky “gjenialitet u lejohet vetëm serbëve ta trillojnë. Civilizim perëndimor që shtihet për drejtësi, para hundës ata e me bekimin e pushtetarëve tanë, e kuptojmë se në Kosovë po përseritet Mesjeta; dituri medicinale ku je, turpi të ka mbuluar më zi se sa Hitlerin nazizmi, sepse një populli doni t` ia ngrini historinë. Po frikësohuni se një ditë kjo histori do të shkruhet dhe ku jeni pastaj.
Tash disi ndërrimi i disa prokurorëve e ka ndryshuar aktakuzën që e ka ideuar Millan S Protiqi, Millovan Drecuni dhe një serë “intelektualësh” që ishin kudo në kasaphanën e S Millosheviqit që kishte ambicje se do të jetë: “themelues i Serbisë Naçertanisë”. Mendoni, historia akuzon më rëndë se sa çdo gjykatë, sepse fajtorët i ngul në hurin e tradhëtisë, prej të cilit jo vetëm që vdes, por shkon edhe i koritur, sepse më tragjike është me vdekë trupi apo dituria. Kjo e dyta është tapi e njerëzimit, e para është një “erë ideologjike që e ka firmën nga origjina e varrit, parë, në errësirë të pafund –Panterei”.
Çka ishte UÇK në Kosovë 1993-1999?
Nuk është produktive që ata që shkuan në Hagë dhe jo vetëm këta, po thonë se luftën e kemi fituar së bashku me NATO-n, sepse me këtë pohim po provojnë ta ndajnë përgjegjësinë. Po, por oficerët e NATO-s me kohë nxituan ( e nxitimin është dashtë mos ta shfaqni në Parlament-HB) dhe luftën e tyre e quajtën “HUMANITARE”. E pse Shtabi i Përgjithëshëm nuk lëshoi kurrë komunikatëse ne luftojmë në bazë të Konventave të Gjenevës, të cilat Adem Demaçi ua tregonte të gjithë gazetarëve që i vinin për informata, në Zyrën Politike të UÇK-ës. E Konventat e Gjenevës, Bacës ia sollën këshilltarët e tij. E ku ishin dhe kush janë këshilltarët e qeveritarëve sot. Janë disa gazetarë që dijnë të botojnë vetëm një lajm, dhe kaq?
Megjithë atë, është e vërtetë aksiomë se Rezolutat e Gjenevës 1948/9 janë respektuar në të gjitha zonat operative të UÇK-ës . Por, kudo e këdo, urrejtja e LDK ka qenë gati e një niveli që UÇK mos të faktorizohet kurrë. Këtë e kemi pasë të ditur me fakte në Zyrën Politike të UÇK-ës në Prishtinë. Sidomos urrejtja ka ardhur në shprehje pasi që Ibrahim Rugova në Rambuje shënoi debakël politik, sepse nuk ishe i pari, sepse nuk vendoste për asgjë partia e tij, se në autoritet dhe funksion nuk e pyeste më, askush për asgjë. Ndodhi ky fenomen sepse UÇK varroste luftetarë, kurse LDK mbante “zgjedhje presidenciale dhe parlamemtare më 21 mars 1998”. LDK madje hapur ka themeluar FARK si forcë pandan UÇK-ës. E ky realitet për interesa të larta pas luftës u harrua.
Asnjë institucion shtetëror nuk e ka hulumtuar dhe gjykuar faktin pse FARK në terësi dezertoi në qershor 1998. Madje, LDK –kreu i saj, dihet se pas dezertimit të FARK-ut në qershor 1998, ka organizuar edhe delegacion që UÇK të çarmatoset, pra të ndalet lufta çlirimtare, në shtator 1998. E atëherë kur UÇK dhe NATO vërtetë ishin aleatë të luftës së drejtë, shtrohet pyetja: si është e mundur që vetëm njëra palë të akuzohet- UÇK.
Po, shkurt e shqip, UÇK ka pasë dhe ka ende prokurorë të paautorizuar e që është gati e tërë garnitura drejtuese e LDK-ës janë akuzues, dje dhe sot, sepse këta na ishin dhe janë ‘institucionalistë’, të republikës Melkizedekt. E pra, fol o Hashim Thaçi sot. Kush të ka faj, se me LDK keni bërë kompromise në Rambuje, në Vjenë, në Bruksel, keni bërë kompromise për demarkacionin me Malin e Zi, për fusnotë, për asociacionin, për çështjen e Veriut të Kosovës. Çka të duhej oportunizimi o Hashim Thaçi, kur dihet se nëse denohesh, do të denohet faktori UÇK , sado që Gjykata, këtë realitet provon ta maskojë, qëllimi final është defaktorizimi i UÇK-ës, i shtetit të Kosovës.
Mu për këtë fakt historik jam në sherbim të mbrotjës suaj me fakte që nuk është fare vështirë të publikohen. E bëj këtë, duke e ruajur amanetin që ma ka lënë Baca Demë, e për të cilin sot nuk kemi asgjë nepër sheshet e kryeqytetit.
Pse Hashim nuk i ftove kurrë shkencëtarët shqiptarë ta shpjegojnë në gjuhët diplomatike që fliten sot, se lufta e UÇK nuk është jashtë Rezolutave të Gjenevës nga viti 1948/49. Ke heshtë dhe ke përgatitë biografi personale, e po ta përgatitja unë, as nuk do të kërkoja honorare e as pozita, sepse jam para popullit në pozitën më të respektuar, që peshon më shumë se çdo pasuri.
Kjo shkollë është e Adem Demaçit që shkoi fizikisht nga kjo botë me një shtëpi kasollë. Po, atë biografi do të kishe mundësi ta përkthesh dhe ta kapitalizosh shumëfish më ndryshe dhe nuk do të ishe sot në Hagë, si i akuzuar shumë rëndë, sepse aty me argumente që nuk mungojnë do të shpjegohej çdo gjë, shpjegohet çdo pore e luftës së drejtë dhe çdo pengesë para asaj politike nga brenda dhe jashtë .
Megjithë këtë shkencorisht në drejtësinë nderkombëtare besoj, por vuajtjet e ushtarëve të UÇK, prirjen për defaktorizim të Kosovës, nuk ka fuqi që e dështon, sepse vuajtjet dhe pësimet mbesin te ju, në familje, në popull-në histori.
Mendjelehtësia ndoshta se: “mua nuk më lag uji” e ka përcjellë pas luftës sidomos LDK-ën e etur për pozita shtetërore, me një luftë që është zhvilluar nën “sofër”. Madje, kur dihet se edhe njëqind vjet I. Rugova do ta mbante pozitën me deklarata, e pushtet nuk kishte fare, sepse Kosova ishte e serbizuar, e liria për çdo ditë ishte ajo që kërkonte gjak e jo fjalë.
Kujton dikush sot se do të lejonte Milloshi fashist, zgjedhje parlamentare dhe pushtet në Kosovë, po t `i rrezikohej froni vetëm 0.1%, jo kurrë.
Në rastin e UÇK-ës me akuza false të Dik Martit, qarqet e BE kanë shkuar aq larg me shpifje dhe konstrukte mafioze, sa që sot po krenohem me Bacën Demë, kur e pati lëshuar komunikatën se: “Largohem nga pozita e përfaqësuesit politik të UÇK, por jo nga UÇK. Do të punoj me zyrë para hundës së okupatorit në Prishtinë. Largohem sepse nuk pajtohem që 11000 ushtarë dhe policë ta ruajnë kufirin me Shqipërinë dhe tërë rendin në Kosovë”.
Ky nënshkrim është e zeza në të batdhë. E në Vienë pastaj gabimet janë edhe më të pafalëshme. E pra, Baca Demë, nuk dha dorëheqje pse UÇK bënte luftë partizane apo ishte e ndikuar nga Enver Hoxha e Fadil Hoxha, si po porvojnë disa zëra sot të thonë si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë. Jo more të gjorë (ju që përgojoni), UÇK ishte institucion që i ka rrënjët shumë të thella në historinë patriotike shqiptare, që shtrihet nga koha e Gjergj Kastriotit- Skendërbeut. Por, mbi të gjitha UÇK mbështetej në Programin e Adem Demaçit ku nga lufta përjashtohet çdo ideologji politike,( Programi i shkruar më 1964, e që e kam botuar të plotë), ku thuhet:
“Nuk është me rëndësi në luftën tonë të drejtë, a na ndihmon Lindja apo Perëndimi. Me rëndësi është të dihet që lufta jonë do të jetë e vështirë dhe e gjatë, por e drejtë, sepse është çlirimtare”.
E ne nuk jemi të vetëdishëm sa energji patriotike është liruar nga fakti se nuk ka pasë harxhim kohe e mundime duke mbrojtur ideologjinë. Po, ka pasë zëra më 1997/98 nga LDK se “UÇK është ideologjike”. E Baca Demë ia pati përplasë I Rugovës dhe F. Aganit në zyre se:
“Nëse UÇK është ideologjike komuniste, atëherë unë që nuk kam qenë pariash kurrë paskëm qenë me Titon dhe Drazha Mihajloviçin. I mbyllni këto qepa të lakejëve që ju rrethojnë!”.(Baca Demë në një shtëpi afër shtëpisë së Ibrahim Rugovës, e ka pasë themeluar një Shtab politik që provoi ta quajë edhe “qeveri”. E në atë “qeveri” kanë qenë: Hakif Bajrami (për shkëencë dhe kulturë), Ali Jakupi (për ekonomi), Halim Hyseni (për arsim), Nusret Pllana ( për informata dhe finansa), ka pasë përgjegjës edhe për sport e lëmi tjera. Baca Demë pati kërkuar nga Presidenti Ibrahim Rugova që financat e 3% -it t` i drejtojë kah tri pozita kyçe:
Kah UÇK, kah shendetësia dhe kah Arsimi.
Për dy propozimet e fundit Baca nuk ka pasë vërejtëje. Por për ta financuar UÇK-ën me të gjitha forcat, Baca Demë ka pasë krtika dhe ato shumë të theksuara, sepse Presidenti, Kryetari i Qeverisë (B B), Kryeparlamentari (I. A) dhe drejtuesit e finanancave (I. M) kanë pasë probleme shumë të thella në mes veti.
Shikoni se si llomotitet sot në Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke akuzuar LANÇ dhe drejtuesit e saj për çdo gjë, sepse e identifikojnë “tregimin e tyre urrejtës” me ideologji kapitaliste; e identifikojnë me pushtretin e pas 2 dhejtorit 1945, me luftën e drejtë antifashiste shqiptare. Po për luftën në Jugosllavi nuk e hapin gojën kurrë, sepse ndoshta më tepër ju pelqen Tito se sa Enveri.
Lidhur me këtë, me datën kur JFR (DFJ) u bë RFPJ (FNRJ) më 1946 me kushtetutë, çështja e Kosovës mbeti detyrë që të çlirohet me luftë, e këtë shumë kush e kishte harruar pse ka rënë në frontin e luftës për liri dhe çlirim Shaban Polluzha, të cilin Baca Demë më 1964 e vendos në qendër të shembullit se si duhet t` i qasemi Kosovës, për ta çliruar.
E nuk është për ta fshehur se edhe Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani erdhën në Zyrën politike të UÇK-ës në Prishtinë dhe u ofruan:
“E kemi luftuar nazifashizmin, tani jemi në dispozicion të luftojmë kunder fashizmit serb. Tani na konsideroni se jemi ushtarë të Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit”.
Realiteti historik, pra duhet të ndahet. Në kohë, kur mbaron epoka e luftës, dhe fillon etapa tjetër historike, ku për çdo gjë pushtetarët dhe populli janë përgjegjës, për të keq dhe për të mirë, sepse pushteti është “admiruar dhe votuar”. Pra, të njetat personalitete mund t` i kenë dy e tri histori substanciale të kundërta.
Etapa e parë, është lufta për bërjen e shtetit.
Etapa e dytë, është lufta për ta funksionalizuar shtetin me përgjegjësi edhe penale, ku penalizimi nuk ka munguar as në atapën e parë sepse LANÇ ka hetuar dhe denuar edhe partizanë.
Se lufta e LANÇ nuk ishte ideologjike e vërteton në një mënyrë edhe fakti se: në Konferencën NÇ të Bujanit, 80% të pjesëmarrësve nuk ishin komunistë. Edhe në LANÇ në Shqipëri gjendja është e ngjajshme. Madje studiuesit kur është në pyetje Kosova dhe çlirimi i saj i ngarkojnë faje PKSH, por me atë tregojnë se kurrë nuk e kanë lexuar Letrën e Koço Tashkos, derguar Kominternit e ku Kosova, kërkohet që të trajtohet si pjesë e Shqipërisë (1942).
E keni lexuar o politianë të sotëm Programin e Sejfulla Malëshovës (Lame Kodrës) për Kosovën nga viti 1943, Jo! E ku e merrni të drejtën ta identifikoni pushtetin komunist pas vitit 1945, me luftën çlirimtare 1939-1945, duke mbledhë çdo faj rreth Enver Hoxhës dhe për të, kur dihet se sa e si i keni kënduar.
Papjekuri politike. E keni lexuar Letrën e Enver Hoxhës drejtuar Stalinit në shtator 1949. Jo se i dini fallet e odave dhe nuk keni nevojë ta kuptoni se me Titon ishte NATO dhe Traktati I Varshavës!
Sa ishte gjallë Enveri, e ngritën në qiell. E kur vdiq, nxituan me ia rëzuar bustin, thua se historia ishte e lidhur me atë bust.
E, mbaje në mend o Sali Berisha, se historia nuk është medicinë. Historia dëshmon se për pesë herë e ke dëmtuar ti Shqiptarinë me politikën e fajdeve dhe rrënimet ekonomike deri më 1997, se sa të vepronte Enver Hoxha qoftë edhe si faranon për 200 vjet.
Të njejtat gabime po përseriten në Kosovë sot. Fadil Hoxha e solli Kosovën nga 98% analfabet dhe i ndërtoi 68 fabrika, këta djemtë e demokracisë e hëngrën rrush e kumbulla pasurinë e Kosovës por shiko në PISA dituria funksioanle është e fundit në Europë. Po, vetë kanë shitë pasuri të shtetit e “ndrikullat” e tyre i kanë blerë në firma të ndryshme. Kanë shitë 1 ari tokë në vende strategjike deri në 1 e 10 euro!
E në kohën e Fadil Hoxhës e kishim kreun e tabelës në luftë për dituri. E sot, ajka e rinsië e ka lëshuar Kosovën, se për Shqipëri mos të flasim, ku ka shkuar truri i freskët i saj kombëtar!
Shqiptarë, është fare lehtë me thurrë intriga sot në Kosovë…., por mësoni se çka ua kam përplasë shkencëtarëve serbë midis Beogradit e ku ishte edhe Ivan Stambolliç më 15 maj 1985. Atë shkrim, serbët nuk e kanë botuar në publikimin e tyre si libër, por e ka botuar Bahri Cano në librin e tij “KOSMET ILI KOSOVA” (KOSMETI OSE KOSVA) në Beograd më 1995, pa asnjë ndryshim si ia kam dorëzuar.
Në Beograd pata thënë edhe këtë: Kam folë serbokroatisht: “Ne mozhe se vishe vrshiti trgovina s Kosovëm na kllackalicama Rankoviqeve ideologije” (Nuk mundet ma të tregtohet me Kosovën me thikat e Ideologjisë së A Rankoviqit”; shikoni burimisht çka i tha Sernada Bogujevci Ivica Daçiqit në Beograd në një eskpozitë; shikoni dhe mësoni se çka foli deputeti patriot Shaip Kamberi në Kuvendin e Serbisë (nëntor 2020), pa e trembur syrin fare. Shaip Kamberi ua veshi të gjitha mizoritë fashistëve serbë.
Një ditë kur t` i skadojë afati, do ta publikoj Mbrojtjën time para hetuesve të Tribunalit Hagës, kur më intervistonin për Fatmir Limën dhe Ramush Haradinin. Jam krenar, por mbi të gjitha i qofsha falë Zotit dhe Adem Demës që ka propozuar unë të jem dëshmitari, kur oficeri nga Bangladeshi deklaron: Fatmiri dhe Ramushi po lirohen në Prishtinë e jo në Hagë”. Po, asnjeri prej tyre nuk më ka thënë madje: falemnderit. Por prapë jam në dispozicion ta mbroj çështjen e UÇK-ës, sepse me të e mbroj shkollën e Hasan Prishtinës, Adem Demaçit dhe djemve dhe vashave të tij për çlirim përfundimtar nga robëria.
Nga këta shembuj mësohet historia. Por historia mësohet edhe çka nuk thanë, e duhej të thonin: Ibrahim Rugova dhe Mahmut Bakalli në Hagë në gjykimin e Millosheviçit. Por nga shembujt e hipokrizisë politike në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij sot, ndrydhet ndërgjegjia dhe partia përfaqsuese mbetet me ndergjegje të brejtur, sepse me shpirt të brejtur, nuk shkohet as në nevojtore!
Kah mëtej, dihet. Duhet të përvilen duart, duhet të shporret urrejtja dhe me fakte e në luftë për dituri, duhet punuar që ta nxjerrë shqiptarinë nga skamja dhe dituria e fituar me kurse të rreme nate, me vetura të blinduara, por të paushqyer, me korrupsion dhe pafytyrësi nuk ndërtohet shteti i së drejtës. Të përqëndrohemi, ta zhvillojmë vendin me djersë dhe dituri, që rinia mos të anojë për “jetë më të mirë” duke larë pjata dhe me punë të pista nepër botë. Me luftën për dituri në trojet tona, natën do ta bëjmë ditë me diell të ngrohtë, me shi pranveror. Unë popullit i besoj në stilin: çka bëra unë për te, jo çka bëri ai (populli ) për mua.
Më 20 nëntor 2020 Prishtinë
Diskutim rreth këtij postimi