Dardania Press
E premte, 6 Shkurt, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result

Shtypi serb, propaganda dhe legjitimimi i dhunës në Sanxhak  e Kosovë (1912–1913)

Pas pushtimit të Shqipërisë, Politika e paraqiste këtë akt si “mision kulturor”, duke shpallur formimin e “Qarkut të Durrësit” dhe duke pretenduar se popullsia shqiptare do të “fisnikërohej” nën sundimin serb. Ky diskurs nuk synonte vetëm justifikimin e pushtimit territorial, por edhe krijimin e një narrative morale që e paraqiste dhunën si akt civilizues.

6 Shkurt, 2026
in I pakategorizuar
13 1
0
Shtypi serb, propaganda dhe legjitimimi i dhunës në Sanxhak  e Kosovë (1912–1913)
16
SHARES
195
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Pas pushtimit të Shqipërisë, Politika e paraqiste këtë akt si “mision kulturor”, duke shpallur formimin e “Qarkut të Durrësit” dhe duke pretenduar se popullsia shqiptare do të “fisnikërohej” nën sundimin serb. Ky diskurs nuk synonte vetëm justifikimin e pushtimit territorial, por edhe krijimin e një narrative morale që e paraqiste dhunën si akt civilizues.

Që në fillim të luftës, gazeta artikuloi objektiva shumë më të gjera se sa “çlirimi nga turqit”, duke shpallur hapur projektin për dalje në Detin Adriatik. Në këtë kuadër, Politika e glorifikonte fushatën ushtarake edhe në Kosovë dhe Sanxhak, duke deklaruar se ushtria serbe kishte “thyer përfundimisht Arnautët e egër në Kosovë dhe në Sanxhak”. Kjo gjuhë çnjerëzore krijonte bazën ideologjike për krimet e kryera në terren.

Autorja tregon se Politika ushqente në mënyrë sistematike urrejtjen ndaj shqiptarëve, duke i përshkruar ata si “të egër”, “kriminelë” dhe “banditë”, madje edhe kur bëhej fjalë për të moshuar dhe fëmijë të zënë rob. Ky diskurs synonte të zhdukte çdo ndjenjë empatie dhe të normalizonte dhunën e ushtrisë dhe formacioneve paramilitare.

Në këtë klimë propagandistike, krimet e kryera në Sanxhak gjatë viteve 1912–1913 – djegia e fshatrave, vrasjet masive dhe shpërnguljet e popullsisë myslimane – paraqiteshin si masa të domosdoshme shtetërore. Politika jo vetëm që i justifikonte këto veprime, por shpesh i glorifikonte, duke i lidhur me interesat “historike” dhe “strategjike” të Serbisë.

Në kundërshtim të plotë me këtë diskurs, socialdemokratët serbë, veçanërisht Dimitrije Tucoviq dhe Dushan Popoviq, denonconin hapur krimet dhe paralajmëronin se kjo politikë do të prodhonte pasoja të rënda morale dhe politike, duke krijuar armiqësi të thella dhe të qëndrueshme me popullsinë shqiptare dhe myslimane të rajonit.  Megjithatë, këta zëra mbetën të margjinalizuar përballë një shtypi që funksiononte si justifikues moral i dhunës shtetërore.

Në këtë mënyrë, siç dëshmon analiza e Ljubica Štefan, krimet e viteve 1912–1913 në Sanxhak nuk ishin veprime të izoluara, por pjesë përbërëse e një politike të qëllimshme shtetërore, të mbështetur dhe të legjitimuar nga propaganda e organizuar mediatike.

/dardaniapress.net/

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Shtypi serb, propaganda dhe legjitimimi i dhunës në Sanxhak  e Kosovë (1912–1913)

Shtypi serb, propaganda dhe legjitimimi i dhunës në Sanxhak  e Kosovë (1912–1913)

6 Shkurt, 2026
Emërvendet (toponimet) tregues të denjë të autoktonisë shqiptare në Sanxhak -Braçak, Peshter!

Emërvendet (toponimet) tregues të denjë të autoktonisë shqiptare në Sanxhak -Braçak, Peshter!

6 Shkurt, 2026
Ka ngrënë bukën e ngjyrë në gjakun e fëmijës së therur!

Ka ngrënë bukën e ngjyrë në gjakun e fëmijës së therur!

5 Shkurt, 2026
SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE

SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE

4 Shkurt, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In