Dardania Press
E martë, 3 Shkurt, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result

Kurti përkujton dhjetë shqiptarë të vrarë nga “Rojet e Urës”

26 vite më parë, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, shteti i Serbisë përmes policisë dhe grupit paraushtarak kriminal “Rojet e urës”, kreu spastrim etnik në zonën veriore të qytetit të Mitrovicës nga banorët shqiptarë vendas.

3 Shkurt, 2026
in I pakategorizuar
13 1
0
Kurti përkujton dhjetë shqiptarë të vrarë nga “Rojet e Urës”
16
SHARES
197
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

“26 vite më parë, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, shteti i Serbisë përmes policisë dhe grupit paraushtarak kriminal “Rojet e urës”, kreu spastrim etnik në zonën veriore të qytetit të Mitrovicës nga banorët shqiptarë vendas. Nën kërcënimin e armëve dhe vdekjes, atë natë, mijëra shqiptarë u dëbuan dhunshëm prej shtëpive të tyre për në jug të lumit Ibër.
Gjatë këtij aksioni kriminal të drejtuar nga Serbia, u vranë dhjetë shqiptarë dhe u plagosën 25 të tjerë, qytetarë të Mitrovicës. Sot, 26 vite më pas, i kujtojmë me dhimbje dhe me nderime të vrarët e asaj nate: Nezir Voca, Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. Ata ishin nga 13 vjeç më i riu, deri 65 vjeç më i moshuari.
Vetëm shtatë muaj pas çlirimit të Kosovës dhe shpëtimit të shqiptarëve nga spastrimi etnik dhe gjenocidi i ushtruar dhe i ekzekutuar prej shtetit të Serbisë, e vetmja pjesë e Kosovës që ende nuk ishte çliruar plotësisht, pra Mitrovica, u spastrua etnikisht po nga shteti i Serbisë. Përkundër pranisë së kudondodhur në Kosovë të forcave ushtarake paqeruajtëse dhe administratës ndërkombëtare, gjatë muajit shkurt të vitit 2000, përmes strukturave të saj të sigurisë, Serbia arriti që t’i dëbonte nga Mitrovica, 1564 familje shqiptare me gjithsej 11364 anëtarë.
Por do të duhet ende kohë, që drejtësia për këtë rast të vihet në vend plotësisht. Ashtu siç do të duhet kohë, shumë përkujdesje shtetërore dhe solidaritet ndërnjerëzor, që viktimat e këtij spastrimi etnik të rehabilitohen nga dëmet dhe humbjet e pësuara 26 vite më parë dhe nga pasojat prej tyre që nga atëherë e deri më sot.
Gjatë dy dekadave pasuese, këta mijëra qytetarë shqiptarë të dëbuar nga Mitrovica gjatë shkurtit të vitit 2000, jetuan si mundën pa arritur të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre. Vetëm në vitet e fundit, pas shtrirjes së sovranitetit shtetëror, sundimit të ligjit dhe kontrollit të territorit nga qeveria demokratike e Republikës së Kosovës, në këtë territor të saj, ka filluar kthimi i atyre mijëra të dëbuarve në shtëpitë dhe pronat e tyre të uzurpuara. Mbi 150 shtëpi janë ndërtuar dhe rindërtuar në katër komunat veriore të Kosovës, vetëm gjatë katër viteve të fundit. Mes qytetarëve që kanë përfituar nga investimet e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, është edhe Mustafë Behrami, i cili në vitin 2024, u kthye për të jetuar bashkë me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre, në një prej shtëpive të ndërtuara nga Qeveria e Kosovës.
Gjithashtu, përderisa dikur qyteti i Mitrovicës u spastrua etnikisht nga dëbimi i shqiptarëve vendas, tani aty jetojnë bashkë dhe lirshëm të gjithë qytetarët kosovarë, pa dallime etnike: shqiptarë, serbë, boshnjakë, romë, turq dhe të tjerë. Kjo sepse Qeveria e Kosovës dhe institucionet lokale në Mitrovicë, angazhohen për drejtësi, barazi, ligjshmëri, rend dhe sundim të ligjit, meqë shteti i Kosovës është një vend demokratik që nuk diskriminon askë mbi asnjë dallim dhe që i trajton të gjithë njësoj.
Populli dhe shteti i Kosovës nuk harron asgjë dhe askë, asnjëherë!
Çdo veprim gjatë pesë viteve të fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës në veri të Mitrovicës dhe në veri të Kosovës në përgjithësi, duhet lexuar duke e ruajtur në sfond, historinë e ngjarjeve të shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë, po aq sa edhe sulmin terrorist në Banjskë me qëllim aneksim territori, më 24 shtator 2023.
Andaj, sot në 26 vjetorin e fillimit të spastrimit etnik të veriut të qytetit të Mitrovicës nga shteti i Serbisë, i kujtojmë dhe i nderojmë të rënët, i mbështesim të plagosurit dhe të dëbuarit, për drejtësi, për paqe dhe për historinë dhe ardhmërinë e Kosovës. Përgjithmonë!”

 

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Kurti përkujton dhjetë shqiptarë të vrarë nga “Rojet e Urës”

Kurti përkujton dhjetë shqiptarë të vrarë nga “Rojet e Urës”

3 Shkurt, 2026
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

 KUVENDI I PUNËS PARAPËRGATITJE PËR KUVENDIN ZGJEDHOR

31 Janar, 2026
Çfarë dëgjova nga shqiptarët e Zvicrës për Kosovën dhe median

Çfarë dëgjova nga shqiptarët e Zvicrës për Kosovën dhe median

31 Janar, 2026
Gjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit: një lexim ndryshe i viteve 1943–1944

Gjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit: një lexim ndryshe i viteve 1943–1944

31 Janar, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In