Dardania Press
E martë, 31 Janar, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

Propaganda anti-shqiptare në tri fjali

Të jesh mik i serbëve, siç paraqitet Richard Grenell, nuk është problem. Por, Grenell me ‘cicërrimën’ e tij, ka vërtetuar se ka marrë rolin e megafonit të klero-fashizmit serb. Ky veprim i tij nuk paraqet miqësi me serbët e këtillë por ai dentifikohet me ta.

29 Qershor, 2021
in Vështrime
19 1
0
Për fjalorin denigrues ndaj presidentes reagoi edhe Daut Dauti nga Londra
23
SHARES
283
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Daut Dauti, Londër
Të jesh mik i serbëve, siç paraqitet Richard Grenell, nuk është problem. Por, Grenell me ‘cicërrimën’ e tij, ka vërtetuar se ka marrë rolin e megafonit të klero-fashizmit serb. Ky veprim i tij nuk paraqet miqësi me serbët e këtillë por ai dentifikohet me ta. ‘Twitter’ i tij, që nga dita e djeshme është shndërruar në platformë ku inkurajohen trajtat më të egra anti shqiptare nga individë të numërt serbë. Kjo është ‘cicërima’ e tij:
‘Ne sot i nderojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389 ka filluar beteja kundër otomanëve në Kosovë. Sot është dita e përkujtimit e të Shenjtit Princ Llazarit dhe martirëve të shenjtë serbë’.
Kjo ‘cicërimë’ ka qenë parulla e Millosheviqit kur i mblodhi serbët në Gazimestan për ta shndërruar humbjen në fitore dhe për ta zyrtarizuar urrejtjen, diskriminimin dhe vrasjen ndaj shqiptarëve. Kjo parullë, pra ‘cicërrima’ e Grenellit, përmbanë vetëm tri fjali, por e paraqet tërë esencën pan-sllave, e cila synon përjashtimin e popujve që nuk i përkasin llojit të tyre (sllavëve) dhe religjionit të krishterë ortodoks. Në këto tri fjali paraqitet varianti i shkurtuar mbi të cilën është ndërtuar politika fashiste anti-shqiptare.
Natyrisht që këto tri fjali janë të bazuara në gënjeshtra, siç është një pjesë e konsiderueshme e historisë serbe, sidomos ajo për Betejën e Kosovës, ku mitet tentojnë të marrin formën e realitetit. Në fjalinë e dytë ai thotë se Vidovdani është dita kur ka filluar lufta kundër otomanëve. Në realitet kjo është dita kur ka përfunduar lufta dhe kur serbët u nënshtruan dhe kurrë më nuk u ngritën kundër otomanëve. Madje, nuk janë ngritur as më 1804 kur ata më vonë këtë gjë e quajtën Kryengritja e Parë Serbe. Siç dihet, serbët janë ngritur kundër dahinjëve të tyre që ishin sunduesit lokalë dhe kërkonin nga sulltani që ta forconin pushtetin duke i ndërruar sunduesit. Tjetër punë është se si kryengritja mori kahje kombëtare serbe me intervenimin rus.
Grenell, duke u bazuar në këto gënjeshtra, dëshiron ta njoftoj botën se serbët nuk e kanë ndalur kurrë luftën kundër otomanëve, të cilën e kanë ‘filluar’ me 1389. Si shtesë, ai Betejën e Kosovës e paraqet si luftë ekskluzive të serbëve kundër otomanëve duke e fshehur faktin se në anën e otomanëve kishte poashtu serbë, sikur që kishte edhe të tjerë në anën që ai e quan serbe dhe ku luftëtarët e rënë janë vetëm serbë dhe të shenjtë.
Në fjalinë e fundit ai flet për shenjtërimin e heronjëve serbë dhe indikacioni i tij nuk ndalet me Car Llazarin, por duhet të vazhdojë me periudhat e mëvonshme të kohës së Obrenoviqit, Pashiqit, Millosheviqit e për të përfunduar me Vuqiqin. Nuk kërkohet vetëm rehabilitim para botës për këta vrasës të shqiptarëve. Kërkohet diçka më shumë: martirizimi dhe shenjtërimi i tyre.
Prandaj, kjo paraqitje e tij është zgjatje e një propagande anti-shqipatre e pan-sllave me ngjyrë serbomadhe të shek. XIX. Dhe, mbi të gjitha, sipas këtyre tri fjalive, Kosova duhet të jetë serbe. Këtu nuk ka tjetër interpretim.
Tashti, merreni me mend sikur shefi i tij, ai bumbari i portokalltë, të mos i kishte humbur zgjedhjet. Ky do t’i vazhdonte bisedimet me Serbinë dhe Kosovën do ta hante dreqi. Dhe, të gjithë ata politikanë, gazetarë e mahlukatë tjerë të Kosovës e Shqipërisë do të vazhdonin ta përkrahnin çkado që do të propozonte ky. Tërë këtë do ta bënin në stilin se ‘qështu po thot Amerika’.
Kosova duhet t’iu falënderohet votuesve amerikanë që vendosën t’ia shqelmojnë prapanicën këtij propaganduesi neveritës antishqiptar, të cilin, disa në mesin tonë, ende e konsiderojnë të rëndësishëm, madje edhe mik.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

11 Gusht, 2021
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Edhe të pasivizuarit shqiptarë, do të duhej të ken të drejtë të rexhistrohen!?

Në Ballkan, gjithë shtetet jan më Multi-Etnik se Kosova, por skan Asociacion të komunave Etnike

29 Janar, 2023
Harun Haxhiq, ky mohues i gjenezës së vet shqiptare

Harun Haxhiq, ky mohues i gjenezës së vet shqiptare

26 Janar, 2023
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” i verbon serbët dhe hyzmetqarët e tyre

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” i verbon serbët dhe hyzmetqarët e tyre

24 Janar, 2023
Inkuizicioni i partisë së Millosheviqit ndaj deputetit Shaip Kamberi

Kamberi: letër të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriell Eskobar

24 Janar, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In