Dardania Press
E diel, 18 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

 PRIVATIZIMI I ISH-FERMAVE BUJQËSORE, KRIM EKONOMIK

IDRIZ ZEQIRAJ: Privatizimet e deritanishme, janë jashtë çdo standardi dhe nuk plotësojnë as normat elementare ligjore.

3 Maj, 2021
in Vështrime
16 1
0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?
20
SHARES
245
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

                                         

      III. Anakronike janë tokat e privatizuara, me sipërfaqe të mëdha, ish fermat e paraluftës. Reforma agrare është bërë më 1918, ndërkohë që, tani, kthehemi 100 vjetë prapa, duke i krijuar feudalët e rinj! Kjo mund të përligjej, nëse do të krijoheshin ferma bujqësore apo blegtorale, me punësimin e disa qindra njerëzve-punëtorë. Kjo kontratë duhej të ishte shtetërore, nën mbikëqyrjen e ministrisë përkatëse.

     Në të kundërtën, privatizimet e deritanishme, janë jashtë çdo standardi dhe nuk plotësojnë as normat elementare ligjore. Janë një shpërdorin dhe abuzim i skajshëm. Djerrinë, lëndinë e ferrishtë. Është paguar lirë, simbolikisht dhe “lë të qëllojë aty!” Mbi këto privatizime abuzive, korruptive, shteti duhet të veprojë me ligjin e konfiskimit, më saktë, të kthimit të tokës – rünarit shtet, natyrisht, duke bërë shpërbilimin e blerjes dhe të ndonjë investimit, të bërë në ato hapësira tokësore.

    Tokat e konfiskuara mund të viheshin në shfrytëzim të menjëhershëm të Ministrisë të Drejtësisë, përkatësisht, të Drejtorisë të Burgjeve. Tashmë, në botën demokratike, nuk ka të burgosur politikë. Shkrimtari freng, Balzak, e cilëson “burgun si strehë e sintezë të të gjitha veseve dhe poshtërsive njerëzore!” Megjithatë, ndëshkimi më burg, ka për qëllim rehabilitimin, socializimin, riedukimin e njerzëve, që janë penalizuar, për krimet gjithëfarëshe. Kriminelët në burg – njerëzit e lirë ndjehen më të sigurtë.

     Energjitë negative të keqbërësve, duhet të shrytëzohen për punë të dobishme. Mediet, televizionet evropiane, në orët e vona të natës, japin dokumentarë origjinal, nga jeta në burgjet amerikane. Ato pasqyrojnë të gjithë rregullin jetësor të të burgosurëve amerikanë, madje, pa ndërhyrje dhe me orë të tëra. Një vend të veçantë, në këta dokumentarë, zënë angazhimi me punë i të dënuarëve. Të burgosurit të lidhur në këmbë, 10 persona me një zinxhir, janë të detyruar të punojnë 8 (tetë) orë në fushë, në bujqësi.

         Mundësitë e shfrytëzimit të tokave të konfiksuara

     Burgu i Dubravës është i ngritur në ekonominë, fermën bujqësore të dikurshme të saj. Ajo ka shumë qindra hektarë, tokë të punueshme, shumica e privatizuar, me çmime qesharake! Dy kilometra larg, është burimi ujë-shumë i Istogut. Shtrirja gjeografike, favorizon ndërtimin e rezervarëve me ujë të bollshëm. Kjo ekonomi është shpyllëzuar para 65 viteve, ndërsa para 60 viteve, ka filluar sistemi i ujitjes me tubacione, sistem modern.

     Ngritja e serave masive, me ngrohje të shpenguar të diellit. Kjo tokë është provuar për rritjen e të gjitha kulturave bujqësore. Pse të blihen e sillën hudhërat nga Kina e largët?! Një organizim dhe angazhim i të burgosurëve në punë, askush nuk duhet t`i konsiderojë si kolkoze sovjetike, komuniste. Por, punë të dobishme për shoqërinë dhe fitimin vetanak të ushqimit ditor.

     Mbajtja e një të burgosuri, është e kushtueshme. I burgosuri, si keqbërës, i çfarëdo natyre qoftë, duhet ta fitojë vet, jo vetëm bukën e përditshme, por, edhe angazhimin e një personeli të shumtë, kujdestarë të burgut. Rexhimi aktual në burgjet e Kosovës, është barrë e rëndë, për buxhetin e lodhur shtetëror. Reforma në burgjet tona, duhet të bëhet me ugjencë.

     Deklarimet e bujshme të qeverisë-Kurti, për verifikimin e pasurive të shtetarëve dhe politikanëve, nëse janë në përputhshmëri me pagat, që marrin dhe pasurinë që shtojnë, kanë dhënë shpresë, se diçka do të ndryshojë. Sepse korrupsioni, hajnia zyrtare, ka dëmtuar shumë nivelin jetësor të qytetarëve të Kosovës. Por, sfida është e madhe, për rrjedhojë, edhe skepticizmi dhe frika e zhgënjimit ekziston. Pasuria e vjedhur, e grabitur, e përfituar paligjshëm, ka për autorë komandantë mujësharë, banditër zyrtarë e politikanë mafiozë.

     Guximi në hajni i shefave shtetërorë, ka tejkaluar çdo parashikim dhe përmasë! Mënyra e përfitimit është përfide. Shembullojmë: Në një komunë të Kosovës, jipet hapësirë tokësore, një ndërmarrësi, shtetas gjerman, për ndërtimin e një fabrike, e kontraktuar për të punësuar 500 punëtorë. Bëhet projekti, përgaditët terreni dhe lënda përkatëse ndërtuese.

     Papritmas, jashtë kontratës, ndërtuesit i kërkohën 20 milionë euro, para kesh, në dorë, të gatshme, ose 20 % nga përfitimi prodhues. Biznismeni gjerman refuzon thyerjen e kontratës. Ndërkohë, shehurazi, zyrtarët vendorë kontraktojnë, fshehurazi, një firmë, me biznismen turk, duke ia dhënë, pa leje, edhe projektin e ndërtimit, të bërë nga gjermani!

    Gjyqi në Arbitrazh, obligon shtetin të paguajë gjermanin e dëmtuar në miliona euro. Ndërkohë, zyrtarët tanë shpërblehen, dorazi, nga turku, për projektin dhe përgaditjen e lokacionit për punë, të bërë nga kontraktuesi i parë gjerman. Një makro-hajni, që nuk ka kush ta ndalojë dhe, aq më pak, ta ndëshkojë!

– V i j o n –


Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë!

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

16 Maj, 2025
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI!

15 Maj, 2025
Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

15 Maj, 2025
Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

14 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In