Dardania Press
E diel, 5 Shkurt, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Sanxhaku

Në Sanxhak shqiptarë mund të jenë vetëm të vdekurit, të gjallët jo ?!

Ali Daci: E gjithë kjo sipas filozofisë shoviniste serbe dhe serbofilëve tjerë.

31 Janar, 2021
in Sanxhaku, Vështrime
133 9
0
Në Sanxhak shqiptarë mund të jenë vetëm të vdekurit, të gjallët jo ?!
162
SHARES
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën e fundit për media, lideri i Sanxhakut Sulejman Uglanin nder të tjera ka përmendur regjistrimin e popullsisë që do të jetë këtë vit në Sanxhak. Ai ka thëne se çdo njeri ka të drejtë të regjistrohet ashtu siç dëshiron ai, pra ai mund të deklarohet si boshnjak, shqiptar, mysliman e si të dëshiron ai. Kjo është e drejtë legjitime e çdo qytetari që jeton e vepron në Sanxhak. Duke ju referuar prononcimit të tij, menjëherë kanë reaguar qaret pro serbe në këtë krahinë duke shpifur e fyer Z. Uglanin se ai po punon për shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut dhe menjëherë kanë futur në kornizë edhe OJQ “Kosova për Sanxhakun” dhe prijësin e saj Z. Ismet Azizi duke e quajtur lobist pro shqiptarizmit në Sanxhak.

Është e ditur botërisht se shqiptarët e Sanxhakut nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit vehten kanë guxuar ta ndjejnë shqiptar vetëm në Kohën e Shqipnisë në vitet 1941- 1945. Se sa e egër ishte Serbia atëherë për banorët autokton shqiptarë të Sanxhakut na flasin faktet historike. Ashtu si në luftërat Ballkanike, në kohen e mbretërisë SKS e gjatë luftërave botërore, Luftës së Parë e të Dytë dhe sidomos pas pushtimit komunist, shqiptarit atje i është mohuar e edhe sot po i mohohet e drejta më elementare njerëzore, vet deklarimi kombëtar.

Nuk janë pak vite, por edhe një shekull i terë i shtypjes, asimilimit dhe shpërbërjes kombëtare të këtij populli krejtësisht të pambtojtur shqiptarë atje. Vlen të thuhet se Naçertanja e Garashaninit nga pushtuesit serb është aplikuar më avansim mbi popullin e Sanxhakut në tërësi, si nga ana e asimilimit, e spastrimit etnik, e mohimit dhe ndalimit të gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare atje. Srbia e sotme atje ka instaluar mekanizmat shtetërorë për zhbërjen totale të kësaj popullate më anën e emisarve të vet boshnjak të cilët janë tepër alergjik në emrin e Shqiptarit, bile edhe më alergjik së sa edhe vet urdhërdhënësit e tyre, serbët. Në raportet ndëshkuese dhe njesitet pushkatuese partizano- çetnike të vitit 1945 shruhet, se janë pushkatuar këta shqiptar nga fshati Orle, nga Braçaku, Uglla e vendet tjera e që mbiemrin kanë të bastarduar Zukorliq, Qosiq pra kushërinjtë apo të parët e myftiut famëkeq, sot nënkryetar i Daçiqit në parlamentin serb. Pra, ata mund të jenë shqiptar vetëm të vdekur e assesi shqiptarë të gjallë. Ky është vullneti serb sot e mot edhe për Sanxhakun.

Shumë e neveritshme është të lexosh sot portalet pro serbe më kostum boshnjak që veprojnë në Sanxhak. Këta udhëheqës politik anti shqiptarë nuk pushojnë së trumbetuari kundër OJQ “Kosova për Sanxhakun” së kjo organizatë po punon në projektin “Fesi i gjelber” për shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut, projekt ky pjellë e antishqiptarëve e pse jo edhe e anti boshnjakëve. Zotëri shqiptaret janë plis bardhë e as të gjelbërt as të zi, si ju që shpifni o faqezinjë. Çfarë idiotizmi i shfrenuar ndaj shqiptarëve të Sanxhakut në veçanti dhe e shqiptarëve në përgjithësi. Nuk do koment kjo punë. Serbët më dorën e zgjatur të tyre, në Sanxhak po fusin një frikë të pa parë tek qytetarët e Sanxhakut duke u futur frikë në palcë që në asnjë mënyrë mos të guxojnë të deklarohen se cilit komb i takojnë e assesi kombit shqiptar. Ndalimi i vet deklarimit për regjistrim në Sanxhak tejkalon të gjitha normat ligjore e njerzore.

Boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut mund të deklarohen çka të dëshirojnë serbët dhe bashkëpunëtorët e tyre, vetëm atë çka ishin të parët e tyre assesi jo!… Megjithatë Nezir Shkrelin dhe shokët e tij nuk i trembin dot.

Shovinizmi këtu ka brirë që çdo ditë e net vrasin ëndërrat e atyre që s’janë serb apo proserb.

Tags: Ali DaciIsmet Azizi

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

11 Gusht, 2021
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
JETA DHE VEPRA E HALID EFENDIUT (pjesa e I rë)

JETA DHE VEPRA E HALID EFENDIUT (pjesa e I rë)

5 Shkurt, 2023
Një armë e re 2 miliardë dollarëshe pjesë e ndihmës amerikane për Ukrainën

Një armë e re 2 miliardë dollarëshe pjesë e ndihmës amerikane për Ukrainën

5 Shkurt, 2023
Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi kërkojnë reciprocitet të të drejtave

Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi kërkojnë reciprocitet të të drejtave

4 Shkurt, 2023
Zukorliq – Boshnjakët po shqyrtojnë iniciativën për Asociacionin e Komunave Boshnjake në Kosovë (video)

Zukurliqi i ri njejt si Vuçiqi i vjetër

4 Shkurt, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In