Dardania Press
E shtunë, 28 Janar, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

LDK-ja fajëson KQZ-në për rrëzimin e Qeverisë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se qeveria që u udhëhoq nga LDK-ja e pësoi për shkak të lejimit që KQZ-ja ia bëri Etem Arifit për të kandiduar për deputet.

23 Dhjetor, 2020
in Kosova, Vështrime
18 1
0
LDK-ja fajëson KQZ-në për rrëzimin e Qeverisë
21
SHARES
265
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Komisionin Qendror Zgjedhor për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se qeveria që u udhëhoq nga LDK-ja e pësoi për shkak të lejimit që KQZ-ja ia bëri Etem Arifit për të kandiduar për deputet.

Të hënën Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Arifi për Qeverinë Hoti dhe e çoi vendin në zgjedhje të reja. Haziri ka thënë se LDK-ja pranon vendimet e Kushtetueses, por “këtë të fundit po e paguajnë për shkak të dikujt tjetër”.

“Vendimi i Gjykatës nga ana e LDK-së është pranuar gjithmonë, pavarësisht cili ka qenë verdikti i saj, pavarësisht cila palë ka dërguar rastin në Gjykatë për të zbardhur dyshime të caktuara. Në këtë rast, Gjykata ka konstatuar që vota e një deputeti ka qenë e pavlefshme për shkak të vendimit të prerë të Gjykatës Supreme, e që në fakt ka të bëjë me organet tjera kushtetuese. Ka të bëjë me KQZ-në, e cila ka certifikuar deputetin dhe nuk ka qenë në varshmëri. Faktikisht, në dëm të tjetërkujt, Qeveria e paguan çmimin tash të legjitimitetit”, thotë ai.

Në zgjedhjet e reja, Haziri thotë se LDK-ja do të hyjë e vetme në garë.

“Ne do të garojmë për të dalë fitues, natyrisht si gjithmonë. Lista do të përmbajë emra më kredibil, më përfaqësues dhe përkundër garës së vështirë që pritet me qenë… Nuk do të jetë e lehtë por natyrisht që ne konkurrojmë për të dalë fitues në këto zgjedhje… Nuk pritet ndoshta në raport me LDK-në me ndodhë kurrgjë tjetër pos që LDK-ja parimisht do të garojë e vetme. Nëse arrijmë të ndërtojmë koalicione ideologjike ose koalicione parimore, është çështje krejt tjetër, por jo me rivalët politikë. Nuk pritet me pas koalicion me rivalët politikë. Rivalët politikë janë Vetëvendosja dhe PDK-ja”, thekson Haziri.

Ai ka shtuar se s’ka pasur asnjë emër që është diskutuar në këtë parti për postin e presidentit apo kryeministrit.

/koha/

Tags: LDK KQZ Lutfi Haziri

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

11 Gusht, 2021
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Harun Haxhiq, ky mohues i gjenezës së vet shqiptare

Harun Haxhiq, ky mohues i gjenezës së vet shqiptare

26 Janar, 2023
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” i verbon serbët dhe hyzmetqarët e tyre

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” i verbon serbët dhe hyzmetqarët e tyre

24 Janar, 2023
Inkuizicioni i partisë së Millosheviqit ndaj deputetit Shaip Kamberi

Kamberi: letër të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriell Eskobar

24 Janar, 2023
Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut, Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Millosheviçit

Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut, Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Millosheviçit

22 Janar, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In