Dardania Press
E shtunë, 17 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

Faleminderit Lavrovit për dy të vërtetat e “Ballkanit të hapur”

Kortezia profesionale më detyron të falënderoj ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov për dy të vërteta mbi nismën e “Ballkanit të hapur”, të cilat i pohoi publikisht në konferencën e tij të shtypit në 6 qershor 2020, dy të vërteta që Tirana, Beogradi dhe Shkupi ia fshehin publikut.

9 Qershor, 2022
in Vështrime
23 1
0
Zgjedhjet presidenciale në Serbi i fitoi Putini (lëreni kozmo politizmin se ai është vetëvrasës për shtetet e vogla)
28
SHARES
348
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NGA: SHABAN MURATI

E vërteta e parë është se nisma “Ballkan i hapur” është projekt i presidentit serb Vuçiç. “Iniciator i projektit ekonomik rajonal “Ballkan i hapur” është presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq”-deklaroi Lavrovi në konferencën e shtypit.

E vërteta e dytë është se Rusia e ka mbështetur dhe e mbështet nismën e presidentit serb “Ballkan i hapur”. “Ne shprehim përkrahje për iniciativën e Beogradit “Ballkan i hapur”-deklaroi Lavrovi në konferencën e shtypit.

Janë dy të vërteta të thjeshta, që marrin rëndësinë pse ai që i pohon është ministri i jashtëm i Rusisë, protektorja kryesore e Serbisë dhe aleati i saj i vetëm strategjik. Janë dy të vërteta, që marrin rëndësi se i pohoi Lavrovi dhe sepse krerët e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, që i janë bashkuar projektit serb, ia fshehin opinionit të tyre. As presidenti i Serbisë, as kryeministri i Shqipërisë dhe as kryeministri i Maqedonisë së Veriut, të cilët mblidhen në dasmën serbe të 7 qershorit në Ohër, nuk guxuan të përgënjeshtrojnë dy të vërtetat, që pohoi ministri i jashtëm rus.

Ndjehem i detyruar ta falënderoj Lavrovin, sepse kam tre vjet që u shpjegoj zyrave diplomatike dhe qeveritare në Tiranë dhe opinionit publik të vendit tim se “Ballkani i hapur” është projekt i presidentit Vuçiq për integrimin serb të Ballkanit Perëndimor. Kam tre vjet që u shpjegoj se prapa nismës serbe qëndron fuqimisht Rusia, e cila e planifikon “Ballkanin e hapur” si kundërvënie ndaj integrimit europian dhe atlantik. “NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të Ballkanit të mbyllur”,- deklaroi Lavrovi. Në interpretimin gjeopolitik rus integrimi euroatlantik quhet “Ballkan i mbyllur”. Tani Serbia shpiku “Ballkanin e hapur” për t’ia hapur Ballkanin Rusisë. Pak ditë pas samitit themelues të nismës së “Ballkanit të hapur” kam botuar në 25.12 2019 në gazetën “Dita” analizën me titull “Projekti serb-një avantazh i ri gjeopolitik i Rusisë në Ballkan”. (Shih “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”, fq. 185). Për vetë projektin e presidentit serb kam tërhequr vëmendjen qysh kur ai ishte në embrion, me analizën “Jugosllavia ante portas”, botuar në 10.4.2017. (Shif “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, fq.214).

Lavrovi ishte tepër i pezmatuar që nuk e lanë të jetë në 7 qershor në Beograd dhe t’i jepte udhëzimet e duhura presidentit serb për samitin e “Ballkanit të hapur”. Por nuk duhet të mërzitet aq shumë, sepse hija e tij do të jetë e pranishme në samit dhe do të përfaqësohet nga tre myteberët e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilëve iu duket sikur kulmi i kozmopolitizmit në kohën e sotme është integrimi serb.

Tags: Shaban Murati

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

16 Maj, 2025
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI!

15 Maj, 2025
Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

15 Maj, 2025
Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

14 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In