E martë, 15 Tetor, 2024

E ofenduat Çairin!

Shkruan: Dijana Toska: Po i shfletoja titujt e portaleve të Kosovës dhe reagimet e disa miqëve në Fb për vizitën e kryeministrit të RK, Albin Kurti në Maqedoni dhe ske si mos të ndjehesh e zhgënjyer me trajtimin dhe banalizimin që i bëhet kësaj vizite.

33
SHARES
415
VIEWS

Mund ti kuptoj reagimet opozitare që çdo veprim të oponentit të tyre mundohen ta veshin e shesin me vellon e zezë, bashkë me mediat e tyre para opinionit. Por, më vjen keq për një numër të madh të intelektualëve që këtë vizitë e shohin vetëm si një shetitje, siq thonë, nëpër mahalla e lagje të Shkupit, duke i ikur esencës së ardhjes së një kryeministri shqiptar në mesin e bashkëkombasve të vet.

Në komunën e Çairit jetojnë me mijëra familje shqiptare nga Kosova të përndjekura nga regjimi Rankoviqian të ardhura viteve të 50/60 të cilët me vete kanë sjellur shpirtin e traditat e gjyshërve të tyre në këtë vend dhe nuk kanë hjekur dorë asnjëherë nga gjaku i tyre.

Këto familje bashkë me të gjitha familjet tjera shqiptare të ardhura nga të gjitha trojet shqiptare, ende po luftojnë për të kompletuar identitetin e tyre kombëtar e kulturor në shtetin e tyre të trashëguar që i trajton si pakicë dhe me përqindje.

Lexo po ashtu:  Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu: Brenda tri ditëve pres përgjigje për sigurimin e 1 milion vaksinave

Këto familje shqiptare me dekada jetuan nëpër vendbanime ku rrugët e tyre bartnin emrat: Leninska, Beogradska, Varazhdinska, Ho Shi Minska e shumë të tjera, por asnjëherë në adresat e tyre të shtëpisë nuk mund të gjeje një rrugë që do të mbarte emrin e një personaliteti shqiptar.

Sot, në këtë komunë gjendja ka ndryshuar për të mirë, rrugët kryesore bartin emrat e personaliteteve të ndritura kombëtare nga Kosova, Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova, Ukshin Hoti e tjerë dhe nga dje edhe rruga që mbartë emrin e Adem Demaçit të cilën e përuruam bashkë me kryeministrin e RK, Albin Kurti.

Për 10 vite rresht këtyre rrugëve ecën, u pritën e përcollën nga familje me taban atdhetarie, u bën plane e strategji për fatin e kombit me, presidentin Ibrahim Rugova, Dr, Fehmi Aganin, Adem Demaçin, e shumë personalitete të tjera.

Shumë të rinj nga këto familje vullnetarisht u kyqën në UÇK.

Këto familje shqiptare gjatë luftës hapën dyert për gjakun e tyre dhe në odat e tyre pritën me, bukë, krip e zemër afro 300 mijë vllëzër e motra nga Kosova.

Lexo po ashtu:  “Rezistenca ndaj shovinizmit serb nuk bëhet për hir të “vëllezërve tanë kosovarë”, por për çlirimin e vetes tonë. Bashkë me ta.”

Këto familje kurr dhe asgjë nuk kërkuan nga Kosova e tyre, përkundrazi asnjëherë nga asnjë qeveri në shenjë mirënjohjeje nuk u ftuan së paku në ditën e çlirimit të Kosovës, që këtë gëzim ta ndajnë sëbashku.

Andaj, këto familje nuk u a kanë borgj edhe ofendimin.

Çairi nuk është as lagje e as mahallë, por komunë që po lufton të frymoj shqip.

Çairi e don KOSOVËN!

Faleminderit, Albin që i bërre këto familje të ndjehen mirë.

Diskutim rreth këtij postimi

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.