Dardania Press
E premte, 24 Mars, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Gjeopolitikë

Dy institucionalistë shtetërorë rrënues të institucioneve

Nga Xhafer Leci

2 Tetor, 2020
in Gjeopolitikë, Vështrime
31 0
0
Dy institucionalistë shtetërorë rrënues të institucioneve
36
SHARES
445
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Ish-kryeministri Bujar Bukoshi dhe ish-ministri i Finacave Isa Mustafa, rrejshëm hynë në luftë më 1998-1999, si institucionalistë të Republikës së Kosovës, për të dalur nga lufta pa institucione!!
-Institucionet e FARK-ut i futën nën ombrellën e UÇK-së të udhëhequr nga disa krerë të LPK-së, jashtë institucionalë! Lufta e të dyja fraksioneve është financuar nga mjetet e 3%-it shtetëror, e heshtën dhe kurrë se treguan të vërtetën!

Foto Bukosh-Mustafa
Ata që thonë: Isa Mustafa, nuk ka guxuar ta marrë asnjë vendim, pa e pyetur Bujar Bukoshin, e kanë gabim. B.Bukoshi gjithmonë ka zbatuar mendimet-këshillat e Isa Mustafës…!
-Meqë edhe unë, si shumë të tjerë, jam veprimtar i hershëm, mbi 5 dekada, pjesëmarrës i Demonstratave 1968 në Gjilan dhe 1981 në Perëndim,  gjithmonë si antikomunist i NDSH-së. Antar i LDK-së nga themelimi i saj më 5 maj 1990, në Esslingen të Gjermanisë dhe deri në ditët e sotme. Kam qenë edhe pjesë e komisioneve të 3%-it në Gjermani dhe njohës bukur i mirë i rrjedhave të periudhës, për të cilën po flasim.
 I thashë këto,jo për ndonjë lavdratë,sepse nuk kam bërë asgjë të jashtëzakonshme, vetëm për ta kuptuar lexuesit, se nuk po shkruaj me kurfarë qëllimi të keq kundër askujt, por vetëm të vërteta.Unë jam pensionist i Gjermanisë, 72 vjeçar, 52 vite jetë në Gjermani, nuk kam pasur kurrfarë pretendimesh asnjëherë të bëhem pjesë e institucioneve të vendit, as kur kam qenë më i ri, e lëre më tani në këtë moshë.
-Fondacioni “Vendlindja thërret”  është keqpërdorur shumë dhe asnjëherë nuk kanë bërë asnjë raport financiar, për mjetet e grumbulluara, të cilat më shumë janë mbledhur nëpër kapuça, se sa në vendet e caktuara nëpër bankat e Perëndimit!
-Meqë kam shkruar disa herë, ndër vite, në lidhje me raportet në mes LDK-së institucionaliste dhe LPK-së anti-institucionaliste, tani vetëm po i ceku në mënyrë kronologjike disa ngjarje të rëndësishme për lexuesit.
-Vrasja e Ahmet Krasniqit vulos sabotimin e luftës për liri. Këtë sabotim Ibrahim Kelmendi, me atë pjesën e LPK-së staliniste-enveriste, e filloi në vitin 1980, me përçarjen e Mërgatës dhe propagandën kundër financimit për mbijetesë të Kosovës e deri tek Fondi shtetëror, siç ishte 3 %-i.
-Kur Ibrahim Kelmendi bashkëpunonte me Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën, asnjëri prej tyre nuk ishin anëtarë të LDK-së. Kelmendi shkruan se “unë e zgjodha ministër të Mbrojtjes Halil Bicaj! Unë besoj se, edhe Kolonel Halil Bicaj,sikur të mos ishte mik i disa krerëve të LPK-së,do e vrisnin sikur që e vranë Kolonel Ahmet Krasniqin.
-Si ka mundësi që Isa Mustafa, ish-argati i komunistit titoist anti-kombëtar Rrahman Morinës, gjatë luftës bëhet argat i stalinistit Ibrahim Kelmendi dhe tani argat i markësist leninistit Hashim Thaçi, i regrutuar nga Beogradi, përmes agjentit fancez, dhëndërr i Beogradit, Arnaud Danjean, i cili e dëmtoj aq shumë pozitën e prespektivave të Kosovës?!
Po të mos e kishin kasën e 3%-it, disa stalinistë të LPK-së, Bukoshin dhe Mustafën, do t`i vrisnin para Kolonel Ahmet Krasniqit. Pra, ata e blenë jetën, duke u dhënë “komandantëve” të LPK-së milionat nga Fondi i 3%-it, të cilat kurrë nuk i justifikuan!
– Isa Mustafa dha urdhër që veprimtarja më e sukseshme e Mërgatës shqiptare, Donika Gërvalla të tërhiqet zvarrë nga Mbledhja në LDK-e, nëpër koridore me 20.05.2016 në Prishtinë, gjë që as komunistët e Titos nuk do vepronin kaq vrazhdët!
-Sikur të kishte qenë  Donika Gërvalla anëtare e PDK-së, apo AAK-së, besojmë shumë se do e kishin lejuar të hynte mbrenda. Ndërkohë, Donika atëherë ka qenë Kryetare legjitime e Degës së LDK-së në Gjermani, e zgjedhur në mënyrën më demokratike, me vota të fshehta, jo si Isa Mustafa me aklamacion! Edhe me Vjosa Osmanin u manipulua shumë, disa herë në dëm të LDK-së dhe Kosovës, të cilën tani pasi e shfrytëzuan për të qenë LDK-e partia e dytë në Kosovë, e larguan nga të gjitha strukturat e LDK-së, me qëllim që ta ndajnë LDK-në dysh!
-Apeloj tek Vjosa Osmani, që mos të bije pre e manipulimeve të komunistit titoist Isa Mustafa dhe sevilëve të tij dhe mos të themelojë parti të re, por të qendrojë aty, për ta filluar karrierën e saj nga fillimi, për marrjen e drejtimit të LDK-së. Sepse këtë mundësi do ta këtë nga përkrahja e madhe e idealistëve të vërtetë të presidentit Dr.I.Rugova.
-Isa Mustafa, pas lutjeve që i bëri PDK-së, për koalicion bashkëqeverisës, duke hequr “vijën e kuqe”, e që këtë e bëjnë vetëm burrat e liqë, antarësia e LDK-së me të madhe është duke e urrejtur për mashtrime.
-Isa Mustafa dhe ministri i Brendshëm Agim Veliu, të cilët nuk kërkojnë hapjen e dosjeve për zbulimin e kriminelëve, të cilët e plagosën rëndë, para shumë viteve, Agim Veliun dhe shumë të tjerë i vranë. Madje jo vetëm kaq, por nuk mbrojnë, qoftë edhe moralisht, ata të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre. Dhe, vetëm pse kërkojnë drejtësi, kriminelët vrasës, i akuzojnë si spiunë të Beogradit, ndërsa për të dyshuarit për krime të ndryshme, janë kujdesur për mbrojtjen e tyre me mjete materiale nga buxheti i shetit. Shih, për këtë ka nënshkruar vet Isa Mustafa, atëherë në cilësinë e kryeministrit !!!
-Prandaj për ta shpetuar LDK-në, Nëndegët e LDK-së në krejt komunat e Kosovës, duhët marrë vendim të përbashkët, për lagimin e Isa Mustafës nga kreu i partisë dhe të disa servilëve të tij nga udhëheqja  e LDK-së. Dhe, këtë duhet ta bëjnë sa më shpejt, nëse ia duan të mirën LDK-së dhe aq më shumë Kosovës.
Gjermani-Wendlingen, 02.10.2020
Tags: Bujar BukoshiFjalë kyçe: Isa MustafaInstitucionet e FARKXHAFER LECI

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

23 Mars, 2023
Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, për të më “dëshmuar” se Ukshin Hoti është gjallë

Hoti: Nëse Serbia s`jep informacione të klasifikuara për të zhdukurit, BE-ja duhet ta sanksionojë

22 Mars, 2023
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

 “VET’ËM BUDALLENJTË DHE TË VDEKURIT NUK NDRYSHOJNË”

21 Mars, 2023
MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

21 Mars, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In