Dardania Press
E shtunë, 28 Janar, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

Teza antikombëtare e “pakicës si palcë e kombit”

Shaban Murati: Pse shumica e udhëheqësve të Shqipërisë e kanë vënë bastin e sundimit mbi përqafimin e tezave antishqiptare të shteteve fqinjë

4 Tetor, 2021
in Uncategorized
22 1
0
Një SHANTAZH diplomatik! Ekstaza e pazakontë Orban-Vuçiç dhe interesat okulte që fshihen pas saj
26
SHARES
325
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vështirë të gjesh komb në Europë që si kombi ynë të ketë lejuar pakicat etnike, fetare, gjeografike, linguistike, etj. ta drejtojnë shtetin njëanëshmërisht dhe të punojnë kundër shqiptarizmit, kundër kohezionit dhe unitetit të kombit.

Tragjizmi i historisë së shtetit shqiptar është se në shumicën e kohës deri në ditët tona kanë sunduar e drejtuar pakicat. Përvoja njerëzore dhe historike ka treguar që pakicat nuk e duan shumicën, që don të thotë nuk e duan as kombin dhe as shtetin kombëtar, ku ata janë pakicë.

Nuk ka komb në Europë si kombi shqiptar që të ketë përjetuar gjendjen tragjike, ku vetë udhëheqësit e shtetit profesojnë publikisht tezën antikombëtare se “pakica është palca e kombit” dhe për rrjedhojë shpikin të drejtën e rreme historike se ajo duhet të drejtojë shumicën dhe kombin.

Është një tezë shekullore e Serbisë dhe e Greqisë, që e kanë ushqyer dhe financuar me shekuj e deri sot e kësaj dite në mesin e kombit tonë, sepse zhbërja e kombit fillon nga mohimi i shumicës së kombit.

Mos harroni se në këtë rrugë, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912 dhe kundër asaj pavarësie kombëtare, na kanë mbirë nga pakicat disa “republika greke” dhe “republika serbe” në territorin e shtetit shqiptar. Sepse me mohimin e shumicës së kombit realizohet më lehtë nënshtrimi dhe zhdukja e popullit dhe e kombit shqiptar nga shtetet fqinjë në Ballkan.

Është një tezë antikombëtare, që i ka kushtuar Shqipërisë humbjen e trungut në Veri dhe në Jug, dhe rrudhjen drastike të demografisë natyrale dhe historike të kombit. Sepse shtetet fqinjë, që u majmën me territoret dhe me popullsitë shqiptare, vazhdojnë të sponsorizojnë vazhdimisht dhe sot e kësaj dite në mesin tonë tezën antikombëtare se për kombin shqiptar “pakica është palca e kombit”.

Tragjikja qendron në fenomenin e shëmtuar të ditëve tona që udhëheqës të Shqipërisë e duartrokasin dhe reklamojnë këtë tezë të rrezikshme dhe injorojnë thelbin e ekzistencës dhe të mbrojtjes kombëtare, që bazamentin e ka te shumica e popullit dhe e kombit. Imagjinoni efektet katastrofike të kësaj teze antishqiptare në momentet e rreziqeve mbarëkombëtare në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Është e lehtë për ta kuptuar se kush ka interesin strategjik ta lerë kombin shqiptar pa shumicën e vet. Ky komb ka për të vdekur dhe për t’u asimiluar nëse beson profkën antikombëtare fetaro-politike se “pakica është palca e kombit”.

Në historinë e shtetit shqiptar nga themelimi e deri në ditët tona shumica e udhëheqësve të Shqipërisë e kanë vënë bastin e sundimit mbi përqafimin e tezave antishqiptare të shteteve fqinjë. Ndaj ata konvertimin e tyre fetar dhe etnik e kanë bërë modë elektorale, politike dhe varësie nga shteti më i fuqishëm i kohës në rajon.

Udhëheqësit shqiptarë, që nuk mësuan dot as në shkollë e as në jetë se çfarë është demokracia dhe as çfarë është laicizmi, janë të pabesueshëm në psalmet e tyre fetare njësoj siç janë edhe në psalmet e tyre politike.

Proklamimi prej tyre i tezës antikombëtare se “pakica është palca e kombit” i shërben strategjisë asimiluese të shteteve fqinjë për ta lënë kombin shqiptar pa palcën e vërtetë dhe pa shtyllën kurrizore të kombit, që është shumica e popullit dhe e kombit, e cila garanton ekzistencën, mbrojtjen, identitetin kombëtar dhe përjetësinë kombëtare./DITA/

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

11 Gusht, 2021
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Harun Haxhiq, ky mohues i gjenezës së vet shqiptare

Harun Haxhiq, ky mohues i gjenezës së vet shqiptare

26 Janar, 2023
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” i verbon serbët dhe hyzmetqarët e tyre

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” i verbon serbët dhe hyzmetqarët e tyre

24 Janar, 2023
Inkuizicioni i partisë së Millosheviqit ndaj deputetit Shaip Kamberi

Kamberi: letër të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriell Eskobar

24 Janar, 2023
Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut, Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Millosheviçit

Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut, Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Millosheviçit

22 Janar, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In