E hënë, 22 Prill, 2024

Paralajmërimi i rrezikut nga komunat boshnjake në Kosovë, vlen edhe për Luginën e Preshevës

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, në një prononcim për publik, paralajmëron rrezikun e krijimit të komunave boshnjake në Kosovë, të motivuar nga Lista Serbe, në mënyrë që bashkërisht të bëhen faktorë në Parlamentin e ri të Kosovës

32
SHARES
401
VIEWS

Ky skenar kaq i rrezikshëm, nuk është i panjohur për kreun e BIK-ut, në Kosovë dhe liderin shekullor të këtij institucioni Myftiun Naim Tërnava, i cili kohë më parë, priti në një takim të ngrohtë miqësor përfaqësuesit fetarë të Novi Pazarit, të njohur si Meshiat i Bashkësisë Islame në Serbi, i cili funksionon në kuadër të Bosnje e Hercegovinës, me seli në Sarajevë.

BIK-u i Tërnavës, përmes përfaqësuesve të Boshnjakëve të Sanxhakut në Parlamentin e Serbisë, po mundohet t’i përçaj përmes Këshillave boshnjakët në Kosovë, ashtu siç i ka ndarë e katandisur këshillat e Bashkësisë Fetare në Luginë të Preshevës.

BIK-ut të Tërnavës, nuk i pengon që boshnjakët në Parlamentin e Serbisë, nuk e njohin Kosovën si shtet, a në anën tjetër ata i futin hundët në organizimin fetar dhe politik në Luginë të Preshevës dhe Kosovës.

Kjo vërejtje e Duda Balje, le të shërbej si mësim i mirë edhe për liderët në Kosovë dhe Luginë të Preshevë, të cilët i kanë future veshët në lesh dhe heshtin para veprimeve sekrete të Beogradit për ta ndarë Kosovën me boshnjakët, duke llogaritur edhe komunat e Luginës së Preshevës, në të cilat Sanxhaku veç i ka shtrirë veprimet e veta përmes Mexhlizeve dhe sejmenëve të tyre, njofton Jehonaislame

/rajonipress/

Diskutim rreth këtij postimi

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.