Dardania Press
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

KIDNAPIMI I PRESIDENTIT RUGOVA DHE DËRGIMI DHUNSHËM NË BEOGRAD (Pjesa III)

IDRIZ ZEQIRAJ: Autori Mehmetaj, ishte vezhgues dhe dëshmitar okular në Tiranë. Konspiracionet për rrëzimin e Ibrahim Rugovës qarkullonin rrugëve dhe kafeneve të bollshme të Tiranës. Vazhdonte trysnia për rrëzimin e Rugovës. Dhe, për këtë ishin angazhuar jugosllavët, në bashkëpunim me enveristët e Perëndimit, të cilët silleshin, si hiena, nëpër Tiranë e gjetkë në Shqipëri, me paratë e Fondve të Mërgatës!

29 Prill, 2025
in Uncategorized
15 1
0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?
18
SHARES
223
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
               -Gani Mehmetaj: “Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar-
 
IDRIZ ZEQIRAJ
     Autori Mehmetaj, ishte vezhgues dhe dëshmitar okular në Tiranë. Konspiracionet për rrëzimin e Ibrahim Rugovës qarkullonin rrugëve dhe kafeneve të bollshme të Tiranës. Vazhdonte trysnia për rrëzimin e Rugovës. Dhe, për këtë ishin angazhuar jugosllavët, në bashkëpunim me enveristët e Perëndimit, të cilët silleshin, si hiena, nëpër Tiranë e gjetkë në Shqipëri, me paratë e Fondve të Mërgatës! Disa syresh ishin agjentë të hershëm të UDB-së dhe të Sigurimit Sekret të filosllavit Enver Hoxha. Rishtazi, u vunë edhe në shërbim të francezëve, duke i bërë gjemën Kosovës, për të mbyllur ura, hapë bisedime politike dhe nënshkruar marrëveshje fatale për vendin. Përflitej edhe për rënien e shpejtë të Presidentit Berisha. Dhe, “ku ka zë, nuk është pa gjë”,- thonë vëllezërit tanë jugorë.
     Gazetari Mehmetaj e përshkruan me dhimbje shkërmoçjen e shtetit shqiptar. Kur u kthye nga Tirana, Rugova i mërzitur tha se “punët janë keq, lamë thiu do të bëhet në Shqipëri”. Thuhet se Rugova ishte ndërmjetësi i fundit në mes SHBA dhe Berishës, i cili nuk pranoi përsëritjen e zgjedhjeve në disa zona të dyshuara për parregullësi. Komunistët që kishin përgjakur popullin shqiptar, për afro gjysmë-shekulli, me një fashizëm klasik, donin sërishmi pushtetin. Krejt njësoj vepruan edhe “komandantët” kriminelë të LPK-së, alias PAN-it të sotëm, në Kosovë! Largimi nga puna i strukturave të Sigurimit, oficerëve të ushtrisë, policëve, të lënë me një pension qesharak, përbënin armatën e të pa kënaqurëve në Shqipërinë e asaj kohe.
     Fajdet-piramidat i projektuan dhe i organizuan komunistët. Ishin më të shkolluar dhe e dinin se diçka e tillë kishte ndodhur në vitin 1920 në Angli, më vonë në Slloveni e Maqedoni, por e hetuar dhe e ndaluar me kohë. U përflakë gjithçka, pa kursyer shkollat dhe bibliotekat. U hapën dhe u grabitën magazinat ushqimore dhe të tjera, përfshi edhe armët në qindra magazina, që përdoreshin për “zbor”, stërvitje ushtarake të popullatës. Bandat grabitëse, në rivalitet për trofetë, u përgjakën mes veti, duke zënë hapësirat masive në varreza. Akuza të rënda Berishës, për këto vrasje, pothuaj se, numerike.
     Burgaxhiu veteran politik, me 29 vjet të vuajtura, kryesisht, në Burgun e Vdekjes, siç njihet në Shqipëri dhe botë, Burgu politik i Burrelit, Pjetër Arbnori, qetësoi Parlamentin: “Viktimat nuk janë popull, janë banda grabitëse në rivalitet plaçkash të grabitura!” Çështja u mbyll, pa asnjë gjyq! Berisha bëri faj, kur arsyetoi paratë e futura në bankat-piramidale, se “janë djersë e shqiptarëve!” Në fakt ishin para të pista të drogës, trafikimit të njerëzve tej Adriatikut me gomone, të prostitucionit, duke shkelur mbi shenjtërinë e kodeve të nderit e të traditës shqiptare!
     Publicisti Gani Mehmetaj jetoi disa vite i dyzuar, në Tiranë dhe Zvicër, redaktor dhe drejtor i gazetaës qendrore të Kosovës, “Rilindja” në Tiranë dhe njohu nga afër burra dhe djem të Kosovës dhe të Shqipërisë, përfshirë edhe mërgimtarët në Evropë.” Djemtë e çajit të rusit”, quheshin bjerrakohësit, të cilët filozofonin kafeneve të Tiranës dhe djemtë që ushtronin ushtarakisht kazermave ushtarake shqiptare dhe ushtrimorët e organizuara nga Kolonelët Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, me ushtarakët profesionistë, të cilët u larguan nga Armata Jugosllave dhe iu bashkuan luftës çlirimtare. Dhe, vetëm ata arritën ta organizojnë luftën ballore, madje të suksesshme kundër pushtuesit.
     Djemtë e djeshëm, heronjtë e sotëm, Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Haxhija, me përkujdesjen e Presidentit Rugova dhe LDK-së në Mërgatë, në koordinim me Presidentin Ramiz Alinë, oficerët elitë të Ushtrisë Shqiptare, i përgaditën për luftë në fshatin Surrel të Dajtit, afër Tiranës. Një e treta e tyre hynë ilegalisht në Kosovë dhe organizuan guerilen zonale: Dukagjin, Drenicë, Llap dhe Ana Moravë. Autori shkruan “për luftën vetmitare” të Adem dhe Hamëz Jasharit, me babën Shaban e dajën Osman Geci. Sot falsifikohet, nga profiterët e luftës, të ashtuquajtur “komandantë” pa ushtarët, por me banda të organizuara, gjatë dhe pas luftës, i ekzekutuan komandantët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, për t`i përvetësuar betejat dhe luftën e tyre. Dhe, këta janë nga ata “Djemtë e çajit të rusit”, të cilët i ironizon autori Mehmetaj.
     Është falsifikim grotesk, i sajuar nga profiterët, por, tashmë, i bërë falsifikim zyrtar, nën emërtesën “Epopeja e UÇK-së”. Në fillim të marsit nuk kishte -epope të UÇK-së”, sepse nuk ekzistonte. Ishte përballja e vetmuar e Familjes Jashari me pushtuesin. Kjo “UÇK-e e LPK-së”, guerilasit trima, Hamzën dhe Ademin” i quanin bashibuzukë dhe jo vetëm që i sabotuan me armë, por grabitën edhe markat e dërguara për ata nga Mërgata.
     Gabohet Bekim Jashari kur e akuzon LDK-në për tradhti ndaj Adem Jasharit. Është adresë e gabuar e tij, sepse këtë duhet ta kërkojë tek “komandantët” e LPK-së, të cilët përvetësuan paratë e destinuara dhe të dërguara për Hamëz dhe Adem Jasharin. Për arsye krejt politike e ndanë Hamzën nga Ademi, edhe pse ishin të barazvlefshëm. Dhe, kjo përbënë krim! Nuk e di pse e heshtë këtë ndarje kriminale shtylla e Familjes Jashari, vëllai i madh, Rifati, me djemtë e familjes?!
“Secili ka të drejtë të mbrojë pragun e shtëpisë”, e thoshte dhe e përsëriste -Komandanti Rugova-, siç e quante Ademi Presidentin Rugova.
     Autori i librit i jep mjaft hapësirë kidnapimit të Presidentit Rugova nga policia e Millosheviçit dhe dërgimin e dhunshëm në
Beograd. LPK-ja e djeshme enveriste-staliniste, alias -PAN-i i sotëm, me ekzekutimet e kundërshtarëve politikë, u kthye në një bandë vrastare, e instruktuar nga Sigurimsat e regjimit fashizoid të Enver Hoxhës. Akuzave të rënda, sa të poshtra, aq edhe kriminale e rrugaçërore, kundër pengut Rugovë, iu bashkua edhe Tirana zyrtare, social-komuniste, Me armiqësinë dhe paturpësinë klasike, kreu i shtetit shqiptar, Rexhep Mejdani, e quajti -tradhtar-! Në mbrëmjen e së nesërmes, zëdhënësi i “UÇK-së”, Jakup Krasniqi, nga TV shqiptar, e përsëriti atë që tha shefi i tij komunist!
      Forcat ushtarake të NATO-s, me urdhër të Presidentit amerikan, Bill Clinton, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, filluan bombardimin e caqeve ushtarake dhe objekteve vitale në Serbi, Kosovë, Mal të Zi e deri Ambasadën kineze në Beograd. Bombardimi zgjati 78 ditë. Më 9 qershor 1999, me marrëveshjen e bërë në Kumanovë, në mes NATO-s dhe Serbisë, Serbia nënshkroi kapitullimin turpërues dhe filloi tërheqjen e ushtrisë dhe të policisë pushtuese nga Kosova. Me marshimin e tankut të parë të NATO-paktit, në kufirin Maqedoni-Kosovë, më 12 qershor 1999, dëbuan pushtuesin serbo-sllav dhe çliruan Kosovën.
     Datimet fiktive, të rrjeshme, kinse, çliruese të komunave, nga 9 deri më 21 qershor 1999, janë organizime provokative, të disa “komandantëve” lokal, ndonëse të dështuar në luftë, duan të promovohen si çlirues në paqe. Maskaradat e tyre festive, duhet të ndalohen me ligj, si falsifikatorë të historisë dhe prishës të qetësisë, duke humbur ditë pune dhe orë mësimi të nxënësve. Mjaft është toleruar mujshia dhe rrugaçëria e “komandantëve” dhe “gjeneralëve” të vetëshpallur, shumë syresh rrast të kriminalizuar me vrasje, hajni, haraç dhe të gjithë katalogun e poshtërsive, që përmbanë fjalori i shqipës!
     Kur veprimtarja unike, e paqes dhe e luftës, Donikë Gërvalla, denoncoi falsitetin e vtëgradimve të këtyre mburracakëve, u organizua e gjithë propaganda lehaqeve e opozitës servile e destruktive, në mbrojtje të falsifikimit të historisë më të re të Kosovës, sikur kjo luftë të kishte ndodhur në lashtësi! Ligji duhet të vëjë rregull.
 
Më 12 qershor është e vetmja datë e çlirimi të Kosovës, festimin e të cilës duhet ta organizojë shteti, përmes pushtetit qendror dhe lokal.
 Disa grupe guerile, pothuaj se, bashibuzuke, hidhnin ca krisma në ajër dhe iknin, por e pësonin qytetarët e pambrojtur. Rrezikonin luftë civile, siç vepruan emisarët jugosllavë më 1944-45, i grupit famëkeq Enveri-Mugosha-Milladini, me shokë. “Komandantët” vetëlavdërues zhurmonin sikur UÇK-ja e çliroi vendin!? Dhe, në emër të luftës së pabërë arsyetonin plaçkitjet, zhvatjen e pronave dhe të pasurisë kombëtare, trashigimi e brezave shqiptarë. Ata krijuan gjendje terrori me kërcënime, maltretime dhe vrasje të kundërshtarëve politikë.
     Guerilja shqiptare, me siglën e UÇK-së, nuk arriti të formonte ushtri, armatë. Për këtë, grupi themelues i asaj UÇK-je të LPK-së, akuzojnë për tradhti SHTAB-istët e Rogner-it, me emër përmendin: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, sipas pozitave që mbanin në atë kohë, se sabotuan luftën, flirtuan me SHISH-in shqiptar si dhe Shërbimet Informative DGSE franceze dhe UDB-në serbe. Rrjedhimisht, UÇK-në e LPK-së së tyre, kurrë nuk arritën ta fusin në luftën e Kosovës! Këtë të vërtetë absolute e kanë bërë publike një grup nga themeluesit e -UÇK-së të LPK-së-, në gazetën “Kosova Sot”, në verën e vitit 2018.
     E thonë dhe e faktojnë themeluesit e UÇK-së të LPK-së se Hashim Thaçi: nuk është pjesë e themelimit të UÇK-së; askush nga strukturat partiake apo ushtarake të LPK-së, nuk e zgjodhi drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së; askush nuk e zgjodhi kryesues të Delegacionit të Kosovës të Konferencës të Rambujesë. Ashtu siç nuk e caktoi askush Hashim Thaçin, për ta lexuar, dhunshëm, -Deklaratën e Shpalljes të Pavarësisë-, ndërkohë që nuk i takonte, sepse nuk po shpallej e pavarur Qeveria, por Shteti i Kosovës, pasi në sallën kuvendore ishin Presidenti dhe Kryetari i Parlamentit, të cilëve u takonte kjo detyrë.
     Të gjitha këto “ofiçe”, grada, emërtesa, ia dha Hashimit shefi i tij Arnaud Danjear, agjent i Shërbimit Informativ DGSE franceze. Kalemxhinjtë e fletushkës kundra kombëtare, përçarëse të shqiptarëve, sabotuese të luftës, “Zëri i Kosovës”, e dominuar nga gazetarët ideologë të Shqipërisë enveriste, i plasonin gradimet e Hashimit! Që këtej, i transmetonte Radio Televizioni Shqiptar, -Redaksia për Kosovën-, e cila u pushtua, dhunshëm, nga komandantët banditër, të LPK-së, të cilët mrizonin nën pishat e Bllokut të Zi, në Tiranë. Dhe, ky skenar banditesk, u përsërit sikur atëherë kur policia serbe pushtoi, përdhunshëm, Radio Televizionin e Prishtinës!
     Ishte agjenti Danjear, i cili i ishte bërë pullë Hashimit tonë në Rambuje dhe nuk e lejonte atë ta firmoste Marrëveshjen, duke ia faturuar këtë Demaçit dhe komandantëve lokal në Kosovë, sikur ai dhe ata nuk po e lejonin të firmoste. Edhe udhëtimi i Hashimit në Slloveni, tek  Demaçi, ishte kamuflim i kësaj intrige të agjentit freng, dhendërr i Serbisë dhe në familje flasin serbisht! Për këtë dhe rekrutimin e Thaçit agjent të Francës, e thotë, në Canal + (të shënuar edhe në You Tube), kryeshefi i Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Siramy, i cili shton:
 
“Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston  një dosje për të, me kaq mjafton”. Dhe, Hashimi me shokë kanë dosje të bollshme.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Vizita historike e Presidentes Osmani në Zvicër: Mërgata shqiptare drejt Bernës, mes krenarisë dhe sfidave logjistike

Vizita historike e Presidentes Osmani në Zvicër: Mërgata shqiptare drejt Bernës, mes krenarisë dhe sfidave logjistike

20 Maj, 2025
Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: DIMENSIONI HISTORIK DHE KULTUROR I KËNGËVE TË HAKMARRJES NË LIBRIN E ADEM ZEJNULLAHUT

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: DIMENSIONI HISTORIK DHE KULTUROR I KËNGËVE TË HAKMARRJES NË LIBRIN E ADEM ZEJNULLAHUT

20 Maj, 2025
DENONCIM PUBLIK DHE ZYRTAR

DENONCIM PUBLIK DHE ZYRTAR

20 Maj, 2025
“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

19 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In