Dardania Press
E hënë, 29 Maj, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

Hoti: Nëse Serbia s`jep informacione të klasifikuara për të zhdukurit, BE-ja duhet ta sanksionojë

Kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, ka bërë me dije se vetëm pas presionit të madh Serbia ka pranuar që në aneks të Planit të BE-së të futet çështja e të pagjeturve.

22 Mars, 2023
in Uncategorized
16 0
0
Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, për të më “dëshmuar” se Ukshin Hoti është gjallë
18
SHARES
230
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ai ka thënë se Serbia ka rezistuar për ta shmangur këtë çështje nga marrëveshja.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Hoti është shprehur optimist se më në fund do të lëvizet drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve.

Hoti ka treguar se deklarata që pritet të miratohet e obligon Serbinë që të jep informacioneve të klasifikuara për këtë çështje.

Ai ka vlerësuar se nëse shteti serb nuk e bën një gjë të tillë, Bashkimi Evropa si garantues i marrëveshjes duhet ta dënojë rëndë Serbinë.

Nacionale: Z. Hoti, në ankesin e marrëveshjes së Planit të BE-së, Kosova dhe Serbia janë dakorduar edhe për çështjen e të zhdukurave. Aty thuhet se palët janë pajtuar për të miratuar një deklaratë për të zhdukur. Çfarë do të thotë kjo?
Hoti: Bëhet fjalë për deklaratën e personave të zhdukur, në të cilën kemi punuar në Bruksel, dhe të cilën Serbia ka refuzuar në vazhdimësi ta pranoj që më shumë së 1 vit.
Në fakt kërkesat e Kosovës kanë qenë të shumta sa i përket çështjes së personave të zhdukur, duke i përfshirë edhe afatet kohore që brenda 12 muajve të marrë epilog zgjidhja e fatit të personave të zhdukur, ballafaqimin më të kaluarën dhe të tjera, por që fatkeqësisht disa herë kemi hasur në rezistencë të madhe në këtë pikë.

Nacionale: Aty thuhet se kjo çështje është urgjente. Kur pritet të fillojnë diskutimet për këtë çështje?
Hoti: E vërteta është që është arritur një marrëveshje në të cilën Serbia ka hezituar të nënshkruaj, por që tanimë e kemi një aneks dhe një marrëveshje ku si garantues e kemi Bashkimin Evropian.
Në kuadër të kësaj marrëveshje, në fakt në kuadër të aneksit në kemi arritur pas një imponimi të madh, të përfshijmë çështjen e personave të zhdukur si çështje e veçantë dhe me urgjencë.

Nacionale: Çka e obligon palët kjo deklaratë?
Hoti: Në të, përveç tjerash përfshihet marrja e informacioneve të klasifikuara nga Serbia, si dhe trajtimi i dinjitetshëm i personave të zhdukur me forcë.
Ne presim që kjo deklaratë tashmë të bëhet mandatare për të dyja palët, pas garancionit të BE-së, dhe të fillojmë punën pa humbur kohë, dhe shpresoj që më në fund po lëvizim drejt hapave konkret për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë.

Nacionale: Çka nëse Serbia nuk e miraton këtë deklaratë. Mund ta ketë ndonjë sanksion nga BE-ja?
Hoti: Ashtu siç shkruan edhe në piken e fundit të aneksit, mos përmbushja e të gjitha pikave të aneksit do të këtë pasoja direkte për shtetet nga Bashkimi Evropian, dhe në rast të refuzimit të Serbisë në përmbushje të detyrimeve të saj, BE-ja do të duhej të kushtëzoj dhe sanksionoj rëndë Serbinë për këtë.

Unë nuk besoj që Serbia ka vullnet politik për të zgjidhur çështjen e personave të zhdukur (aq më tepër kur i kemi dëgjuar dje intervistat e Vuçiqit), por unë besoj në atë që e quaj garancion Evropian.

Nacionale: Deri me tani ju keni zhvilluar disa raunde bisedimesh lidhur me ketë çështje në Bruksel. Sa besoni se Serbia tani do të sillet ndryshe?
Hoti: Është normale që politika e Serbisë të refuzoj, e para sepse qasja e tyre politike është e njëjta me atë të para 23 viteve, domethënë është e njëjta politikë dhe strukturë me atë të Millosheviqit, dhe sepse kjo në mënyrë direkte do të bëjë përgjegjëse për krime lufte Serbinë, dhe rrjedhimisht do të duhej të ballafaqohej më shumë dëme që i ka bërë popullit të Kosovës.
Për mua normale nuk është ‘tolerimi’ i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për të gjitha këto krime që ka bërë.

Tags: Andin Hoti

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
KFOR-i deklarohet pas zgjedhjeve në veri

Kastrati: Pa KFOR-in vështirë të kontrollohet veriu  

29 Maj, 2023
Ushtria e Serbisë  zhvillon ushtrime ushtarake në Sanxhak!

Ushtria e Serbisë zhvillon ushtrime ushtarake në Sanxhak!

29 Maj, 2023
Kështjella Pepshi nuk ndalet në Zvicer, nxjerr në treg Albumin e parë!

Kështjella Pepshi nuk ndalet në Zvicer, nxjerr në treg Albumin e parë!

29 Maj, 2023
Akademia e Studimeve Albanologjike dhe institutet në varësi të saj shkrihen dhe i bashkëngjiten Akademisë Shkencave,

Akademia e Studimeve Albanologjike dhe institutet në varësi të saj shkrihen dhe i bashkëngjiten Akademisë Shkencave,

27 Maj, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In