Dardania Press
E enjte, 15 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

“Gazeta e Alpeve” në bashkëpunim me Lidhja Shqiptare në Botë “TAKIMI i MADH i ANAMORAVËS, 2024” 5 tetor 2024, e shtune, ora 10.00 në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center” Gjilan – Republika e Kosovës

“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024”, Takim PanShqiptar- NdërBallkanik -EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, do të mbahet me 5 Tetor 2024, ditë e shtunë, nga ora 10.00 e paradites, në sallen “Sun Garden Events” në "Vali Ranch Resort & Congress Center" i biznesmenit shqiptaro-zviceran, humanistit e veprimtarit të shquar, Fehmi Fetahi, në Gjilan- Republika e Kosovës.

4 Tetor, 2024
in Uncategorized
18 1
0
“Gazeta e Alpeve” në bashkëpunim me Lidhja Shqiptare në Botë  “TAKIMI i MADH i ANAMORAVËS, 2024”  5 tetor 2024, e shtune, ora 10.00  në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center”  Gjilan – Republika e Kosovës
22
SHARES
270
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Gazeta e Alpeve” në bashkëpunim me Lidhja Shqiptare në Botë

“TAKIMI i MADH i ANAMORAVËS, 2024”

5 tetor 2024, e shtune, ora 10.00

në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center”

Gjilan – Republika e Kosovës

 

“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024”, Takim PanShqiptar- NdërBallkanik -EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, do të mbahet me 5 Tetor 2024, ditë e shtunë, nga ora 10.00 e paradites, në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center” i biznesmenit shqiptaro-zviceran, humanistit e veprimtarit të shquar, Fehmi Fetahi, në Gjilan- Republika e Kosovës.

 

Në “Takimi i Madh i Anamoravës” do të marrin pjesë mbi 400 të Ftuar Nderi (personalitete diplomatike, akademike, të biznesit, tw sistemit bankar, tw politikws, tw kulturws e artit, tw mwdiave, etj.) nga komuna të Rajonit etno-historik e gjeo-fizik të Anamoravës në trekëndëshin ndërkufitar në tri shtete: Republika e Kosovës (Gjilani, Kamenica, Ferizaj, Viti, etj.); Lugina e Preshevës (Bujanoc, Preshevë, Medvegjë etj.); Republika e Maqedonisë së Veriut (Kumanova, Likova etj.), nga i gjithë Rajoni Ballkanik Shqiptar (Kosova- Shqipëria- Maqedoni e Veriut-Lugina e Preshevës e Sanxhak- Mali i Zi), Ballkani Perëndimor, Europa, Amerika, Australia, Kanadaja etj.

 

Fjalën e Hapjes së Takimit do ta mbajnë biznesmeni filantrop, shqiptaro-amerikani Ramiz Tafilaj (nga Teksas-SHBA dhe Kosova), Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ i Takimit; Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”; Antar i Bordit Këshillues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë; i dekoruar nga Presideni i Amerikës, Presidenti i Shqipërisë, mik i kahershëm i Presidentit Amerikan Bajden dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit te Kosovës Rugova; etj.

 

Temën e parë të Takimit: “Shekulli 21, Shekulli i Shqiptarëve”

– do ta referojnë Prof. dr. Ksenofon Kristafi  (Tiranë): Këshilltar i Jashtëm i Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë; Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, për Shqipërinë; ish Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Zyrën e OKB-së, në OBT dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare me seli në Gjenevë (Austri);  ish Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë; Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë (2004-2011), i vlerësuar në rrethe intelektuale të jurispodencës dhe të diplomacisë si “Juristi më i mirë i të Drejtës Ndërkombëtare në shtetet e trojet shqiptare”.

 

Temën e dytë të Takimit: “Mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik në Trojet Shqiptare”,

do ta mbajnë Personaliteti Kombëtar Shqiptar, Lazim Destani, Tetovë- Maqedoni e Veriut/ Gjermani; Sipërmarrës, investitor, filantrop, mbështetës entuziast i Popullit Shqiptar dhe i vendeve të Ballkanit në përgjithësi; Antar i Këshillit Kordinues të Diasporës Shqiptare. President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare; Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë; i vlerësuar në publikime të ndryshme në masmedia, si shqiptari më i pasur në Botë, pasi thuhet se Z. Destani me Familjen e Tij kanë mbi 6 miliardë Euro pasuri të përgjithshme.

 

Temën e tretë të Takimit: – Pse po ikim…?! 

(për ikjen e trurit nga Shqipëria, nga trojet etnike të saj), një analizë psiko-sociale, që do të mbajë Akad. Prof. dr. Mentor Petrela, (Shqipëri-Kosovë): Antar i Akademise së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës; i renditur ndër “100 Neurokirurgët më të shquar nga bota” (në “World Academy of Neurological Surgery”); Anëtar i Federatës Botërore të Neurokirurgjisë (World Federation of Neurological Surgery); Antar i Asociacionit Evropian të Shoqatave të Neurokirurgjisë (European Assotiation of Neurological Societies); ka mbajtur ligjërata në Universitetet e Parisit, të Milanos, të New York, të Gjenevës etj.; shef i neurokirurgjisë në Spitalin Amerikan të Tiranës; vlerësohet mjeku më i madh shqiptar i neuro-kirurgjisë shqiptare, një mjek i formatit ndërkombëtar.

 

“Takimin e Madh të Anamoravës, 2024”

do ta përshendesin nga treva anamoravase: Kryetari i komunës së Gjilanit në Kosovë, Z. Alban Hyseni (vendi mikpritës), kryetarja e komunës së Preshevës në Luginën e Preshevës, Ardita Sinani; kryetari i komunës së Likovës në Maqedoninë e Veriut, Z. Erkan Arifi.

 

Në emër të Organizatës “Lidhja Shqiptare në Botë” do të flasin në Takim, kryetari i saj (LSHB), juristi e mediatori Nazmi Jakurti- Nënkryetar i Parë i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”.

 

Mikpritësi dhe Donatori Premium (i Përgjithshëm, Kryesor: për Sallen e Takimit, për Drekën e Takimit etj.) i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”, afaristi e filantropi Fehmi FETAHI i Gjilanit, Pronar dhe CEO i Kompleksit “Vali Ranch Resort & Congress Center” në Gjilan; President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër; “Qytetar Nderi” i komunës Gjilan; Kryetar i Këshillit Kombëtar të Lidhjes Shqiptare në Botë (LSHB) etj. dhe, ndër Shqiptarët e Zvicres, investitori më i madh në Republikën e Kosovës, do t’i drejtohet Takimit me një Përshendetje të veçantë edhe me rastin e nderimit të tij e të resortit, me Mirënjohje, me Çmimin e Madh “Mikpritja Shqiptare”.

 

Në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” do të ketë pershendetje edhe nga personalitete të shquara nga Rajoni Ballkanik Shqiptar, Ballkani Perëndimor, Europa, Amerika, etj.

 

Ndër pikat muzikore të Takimit do të jenë: këngtari, përndryshe: tenori shqiptar i përmasave ndërkombëtare, Shkodran Tolaj– ish Drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Shqiptare në Shkup; Ansambli i Këngëve e Valleve “Gjilani” në komunën e Gjilanit; këngtarja e mirënjohur Besiana Mehmedi, prof. ord, Kosovë-Maqedoni e Veriut; këngtari i njohur i këngëve epike, Skënder Hasi nga Drenasi i Kosovës, etj.

 

Në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” do të ndahen edhe Mirënjohje, Tituj e Çmime të ndryshme për personalitete të të gjitha fushave dhe nga e gjithë bota, për angazhimet, kontributet e arritjet e tyre.

 

Moderatorë të “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024” do të jenë: dr. Eni Çobani, juriste, pedagoge, personazh i shquar televiziv shqiptar në Programin “E Diela Shqiptare” në televizionin kombëtar, TV Klan, në Tiranë, ku prezanton rubrikën “Shihemi në gjyq”, veprimtare e shquar për të Drejtat e Njeriut, si dhe juristi e mediatori Nazmi Jakurti në Zvicër.

 

Fjalën e mbylljes së Takimit do ta ketë gazetari, studiuesi, poeti, veprimtari i Shoqwrisw Civile, botuesi, Ramiz Lushaj, kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”- media Rajonale- PanShqiptare-NdërBallkanike- EuroAtlantike; Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (Tiranë-Prishtinë)  dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”.

 

Organizatorë të “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024” janë: “Gazeta e Alpeve”- media Rajonale- PanShqiptare-NdërBallkanike- EuroAtlantike (Shqipëri, Republika e Kosovës, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhak, Mërgata Shqiptare në Botë) në bashkëpunim me “Lidhja Shqiptare në Botë” (LSHB).

 

“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” ka të ngritur një Këshill Kombëtar Organizativ me 11 antarë; ka Flamurin e vet, ka Logon e vet, ka Vulen e vet, ka ka formatin e vet të Mirënjohjeve etj., çka do të thotë se në vetvete është një institucion, vetvepron në mënyrë institucionale.

 

Për nga pjesmarrja e figurave të mirënjohura: diplomatë, akademikë, biznesmenë, politikanë, shkrimtarë, artistë, gazetarë, të shoqërisë civile etj. “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” është cilësuar në rrjete sociale e gjithandej edhe si “Takimi i Kolosëve”.

 

Të Ftuarit e Nderit në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” e kanë mision të tyre fisnik e human sjelljen me vehte të Librave-Dhuratë (libra të rinj, të viteve të fundit) për Fëmijët e Shkollave Shqipe (fillore e 9-vjeçare), për bibliotekat e shkollave, në Luginën e Preshevës (Bujanoc, Medvegjë, Preshevë) dhe në komunat Likovë e Kumanoë në Rajonin Verilindor të Maqedonisë së Veriut.

 

Mirë se vini në “Takimi Madh i Anamoravës, 2024”, me 5 tetor 2024, ditë e shtunë, ora 10.00, në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center” (i cilësuar ndryshe edhe si “Qyteti i Bardhë”), në Gjilan, (“Kryeqëndren e Anamoravës”), në Republikën e Kosovës!

 

 

Këshilli Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”

 

Kryetari i Këshillit

Ramiz TAFILAJ

 

Nënkryetar i Parë i Këshillit

Nazmi JAKURTI

 

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit

Ramiz LUSHAJ

 

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

15 Maj, 2025
Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

14 Maj, 2025
Osman Ferizi

HAJDUT MË KRAVATA! – R E A G I M

14 Maj, 2025
THIRRJE PUBLIKE!!!???

THIRRJE PUBLIKE!!!???

12 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In