E hënë, 22 Prill, 2024

17 pacientë nga Shqipëria marrin shërbime të dializës në Kosovë

17 pacientë nga Republika e Shqipërisë po marrin shërbime të rregullta të Dializës në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, shërbim ky që po ofrohet falas, sikurse për qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës

17
SHARES
214
VIEWS

“Krahas tyre, janë edhe 195 pacientë të tjerë nga Komuna të ndryshme të regjionit të Prizrenit, duke e kaluar në 212 numrin e përgjithshëm të pacientëve që dializohen në këtë Spital. Brenda viti, në Repartin e Dializës ofrohen 30 mijë seance Dialize, përfshirë edhe shtetas të vendeve të tjera, që përkohësisht janë në Prizren”, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Stafi që ofron shërbimet e Dializës është i trajnuar, përfshirë mjekë internistë- nefrologë, por edhe infermierët dhe stafi tjetër mbështetës që me përkushtim shërbejnë për pacienët.

Numri i pacientëve sipas vendbanimeve

-Komuna e Prizrenit, 98 pacientë

-komuna e Suharekës, 28 pacientë

-Komuna e Rahovecit, 27 pacientë

-Komuna e Malishevës, 23 pacientë

-Komuna e Dragashit, 16 pacientë,

-Komuna e Mamushës, 1 pacient

-Republika e Shqipërisë, 17 pacientë

Diskutim rreth këtij postimi

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.