E diel, 8 Dhjetor, 2024

Etiketë: Edi Durham

“160 vjetori i lindjes se  EDITH DURHAM “- PËRKRAHËSE E KAUZËS SHQIPTARE

“160 vjetori i lindjes se EDITH DURHAM “- PËRKRAHËSE E KAUZËS SHQIPTARE

(Në 160-vjetorin e lindjes) Ngjarjet e zhvilluara gjatë periudhës së lavdishme të RilindjësKombëtare Shqiptare kanë zgjuar kurreshtjen e personaliteteve të huaja për të vizituar viset shqiptare.Trajtimi i çështjeve përkatëse   për shqiptarët dhe Shqipërinëishin në qendër të vëmendjes së artikujve dhe  botimeve të tyrenë qendrat e ndryshme evropiane. Falë angazhimit të tyre botaevropiane u senzibilizua dukshëm për çështjen shqiptare jo siçështje ballkanike por evropiane. Nga plejada e atyre personaliteteve  që vizituan shqiptarët dheShqipërinë nuk ka dilemë së vend nderi zë anglezja  zonjaEdith Durhami (1863-1944). Ajo ishte një udhëtare, artiste, publiciste, shkrimtare dhe një antropologe  e njohur  në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Prof. dr. Nail  Draga Edith Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i sajArthur Eduard Durham ishte një kirurg i njohur në Londër.Edukimin e mori në mënyrë private dhe nga mosha e re shfaqitalent në art, duke i bërë të mundur pjesëmarrjen nëAkademinë Mbretërore të Arteve. Por, jeta e saj kishte sfida tëmëdha , sepse pas vdekjes së babait asaj iu desh të kujdesejvite më radhë për nënën e sëmurë. E këshilluar nga mjekët nëmoshën 37 vjeçare, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit përt’u qetësuar e relaksuar. Nga  Triesta me një anije të Llojditaustriak gjatë  Adriatikut  udhtoi për në Kotor, duke u sistemuar përfundimisht në Cetinë të Malit të Zi, në gusht tëvitit 1900. Ishte pikërisht ky udhtim,  shkruan më vonëDurham ”kur zura për herë të parë një fill të lëmshit ballkanik, pa kuptuar se sa thellë do të ngatërrohesha më vonë dhe, aqmë pak, ...