Dardania Press
E enjte, 30 Qershor, 2022
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Sanxhaku

Ngritët çështja e varreve masive të shqiptarëve  në Sanxhak

Këshilltari i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA)  në Asamblenë e qytetit, Ahmedin Shkrijel,  kërkoi nga asambleja që të  kërkoj  nga autoritetet e Serbisë  informacione për ekzistimin e  dy varreza masive në territorin e Novi Pazar dhe të Sjenicës.

23 Dhjetor, 2020
in Sanxhaku
30 1
0
Ngritët çështja e varreve masive të shqiptarëve  në Sanxhak
35
SHARES
438
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

A mos vallë duhet pritur apo lejuar që  me rastin e shëtitjeve të ndryshme në natyrë  të shkelim në eshtrat fëmijëve të  vranë nga maniakët vetëm për shkak të emrit dhe mbiemrit të tyre, pyeti këshilltari Shkrijel. Paraprakisht Shkrijeli nga pozita e kryesuesit të grupit të këshilltarëve të PAD it, asamblesë së qyteti i dorëzoi  propozimin siç vijon.

Propozim  asamblesë së qytetit të Novi Pazarit  për marrjen e VENDIMIT për kërkimin  e informacioneve  nga autoritetet republikane lidhur me ekzistencën e varreve masive në territorin e Novi pazarit

Asambleja e Qytetit të Novi Pazarit kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria e Krimeve të Luftës, Departamenti i Krimeve të Luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd dhe autoritetet e tjera publike, shërbimet dhe organizatat kompetente republikane informacion zyrtar në lidhje me ekzistencën e varreve masive në Qytetin e Novi Pazarit. të cilat përmbajnë eshtrat e civilëve shqiptarë nga Kosova ose viktima të tjera civile.

Asambleja e Qytetit të Novi Pazarit kërkon që organet kompetente të republikës të autoritetit publik, shërbimeve dhe organizatave të paraqesin informacion mbi veprimet e ndërmarra deri më tani për këtë çështje.

Nëse përcaktohet ekzistenca e varreve masive, Asambleja e Qytetit të Novi Pazarit kërkon informacion nëse ato janë varre masive primare, dytësore apo terciare.

Asambleja e Qytetit të Novi Pazarit kërkon që atij t’i sigurohet një shpjegim dhe arsye për të mos vepruar nëse nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të vërtetuar faktet në lidhje me këtë çështje.

Këtë  vendim  t’i  dorëzohet Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Krimeve të Luftës, Dhomës së Krimeve të Luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd dhe autoriteteve të tjera publike kompetente, shërbimeve dhe organizatave.

Kryetari i Asamblesë së Qytetit të Novi Pazarit është i detyruar të informojë publikun në Qytetin e Novi Pazarit për të gjitha raportet dhe informacionet e marra në lidhje me këtë vendim. Vendimi të botohet në “Gazetën Zyrtare të Qytetit të Novi Pazarit”.

Arsyet e marrjes së një vendimi:

Informacionet që u shfaqën në disa media përkatëse se ekzistojnë varre masive në territorin e Sanxhakut, më saktësisht në Novi Pazar dhe Sjenica, me eshtrat e civilëve shqiptarë nga Kosova, çoi në shqetësime të konsiderueshme të qytetarëve në Novi Pazar e më gjerë.

Duke pasur parasysh se autoritetet shtetërore nuk u përgjigjën me këtë rast ose nuk ofruan ndonjë lloj informacioni në lidhje me pretendimet e  mediave dhe zyrtarët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe faktin se janë zbuluar varre masive afër Novi Pazarit, është e nevojshme që Asambleja e Qytetit si autoritet më i lart lokal, të merr këtë lloj vendimi dhe të kërkon nga organet përkatëse shtetërore, shërbimet dhe organizatat informacion dhe njohuri zyrtare.

Çdo informacion ose paralajmërim për ekzistencën e varreve  masive të civilë të vrarë në territorin e Novi Pazarit  ose në përgjithësi në  Sanxhak, si pjesëtar i  popullit boshnjak shkakton frikë dhe pasiguri objektive sepse boshnjakët e Sanxhakut i mbijetuan terrorit të organizuar shtetëror, përpjekjeve të spastrimit etnik, torturave dhe formave të ndryshme të torturave mizore nga  pjestarët e ushtrisë serbe, policisë dhe shërbimeve të sigurisë.

Në lidhje me këtë, dhe duke pasur parasysh se kjo është një çështje që ka rëndësi të menjëhershme për qytetarët e Novi Pazarit, Kuvendi i Qytetit të Novi Pazarit detyrohet të kërkojë dhe marrë të gjitha aktet në lidhje me këtë çështje dhe t’a njoftoj opinionin e gjerë publik me  përmbajtjen e tyre .

dardaniapress.net

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Nga Rrafshnalta e Peshterit në Fushë të Pellagonisë!

Nga Rrafshnalta e Peshterit në Fushë të Pellagonisë!

29 Qershor, 2022
Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

29 Qershor, 2022
Esad Rahiq dhe fobia sllave ndaj shqiptarëve

Sanxhaçke. rs në rrs

29 Qershor, 2022
Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

29 Qershor, 2022
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In