Dardania Press
E diel, 26 Qershor, 2022
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

Pas Kizhevakut, gërmime për të zhdukurit pritet të ketë edhe në Shtaval afër Sjenicës në Sanxhak

Pas Kizhevakut, Shtavali është një tjetër lokacion me kodra ku Serbia dyshohet se ka varrosur shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

27 Dhjetor, 2020
in Kosova, Lugina e Preshevës, Sanxhaku
28 1
0
Pas Kizhevakut, gërmime për të zhdukurit pritet të ketë edhe në Shtaval afër Sjenicës në Sanxhak
34
SHARES
420
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Por, gërmimet në këtë fshat jugperëndimor të Serbisë nuk pritet të fillojnë pa u nxjerrë të gjithë trupat e gjetur së fundmi në rajonin e Rashkës.

“Kemi qenë në Kozarevë të Novi Pazarit, ku kemi bërë hapjen e kanaleve testuese dhe kontrollimin e vendit deri në pjesë që jemi garantuar se nuk janë lëvizur për 100 apo 200 vjetët e fundit të atij terreni, si dhe kemi bërë kontrollin e Shtavalit, gjithashtu një minierë e cila faktikisht dyshohet për një varrezë së cilës do t’i qasemi pas Kizhevakut”, tha Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, njofton koha.

Për dyshimet në Shtaval, institucionet po presin hartat, përmes së cilave mund të konfirmohet nëse terreni ka ndryshuar gjatë këtyre 21 vjetëve.

Para se të ndodhë kjo, Kosova nuk pritet të kërkojë imazhe satelitore për këtë lokacion, ashtu siç bëri me rastin e Kizhevakut.

“Atje është një kodër e madhe e masës së mbeturinës së minierës, një bjeshkë kushtimisht ta quajmë me dhe, për të cilën gjendje ne dyshojmë se mund të jetë ndryshuar. Mund të mos jetë ajo gjendje që ka qenë në vitin 1999 dhe jorastësisht mund të jetë ndryshuar”, tha Ramë Manaj, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, gjatë prezantimit të punës për vitin 2020, bëri të ditur se sivjet në Kosovë janë realizuar gërmime në nëntë lokacione, ku janë gjetur mbetje mortore të 11 trupave.

“Gjatë këtij viti familjeve u janë rikthyer për rivarrim mbetjet mortore të katër personave të zhdukur të identifikuar. Po ashtu, në bazë të raportit të ADN-së, ka edhe tri identifikime të reja të cilat jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjarë dhe kolegë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe varësisht prej datave që do të vendosin familjet, ne sigurisht që këto mbetje mortore do t’ua dorëzojmë familjeve”, tha Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Në Serbi, Kizhevaku është lokacioni i pestë ku janë gjetur mbetje mortore, pas Batajnicës, Peruçacit, Rudnicës dhe Petorvosellës.

/koha/

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Marrëveshja me Serbinë për energjinë, ZRRE-ja licencon “Elektroseverin” të operojë në veri

Marrëveshja me Serbinë për energjinë, ZRRE-ja licencon “Elektroseverin” të operojë në veri

24 Qershor, 2022
DINASTIA E NEMANJAJVE DHE RASHA – PJESË E TRASHËGIMISË ILIRE-DARDANE

DINASTIA E NEMANJAJVE DHE RASHA – PJESË E TRASHËGIMISË ILIRE-DARDANE

23 Qershor, 2022
Ja të gjitha marrëveshjet që u arritën sot mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ja të gjitha marrëveshjet që u arritën sot mes Kosovës dhe Shqipërisë

20 Qershor, 2022
Njohja e të drejtës së minoritetit serb për asociacion një etnik, parimisht nuk është i drejtë!

Kryeministri Rama edhe pse sot është e diel, ditë pushimi, ai nuk pushon!

19 Qershor, 2022
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In