E shtunë, 12 Tetor, 2024

Në Gjilan mbahet tryezë diskutimi lidhur me problematikën e qytetarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës

21
SHARES
259
VIEWS

Nën organizimin e Zyrës së Kryetarit të Gjilanit, përkatësisht Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është mbajtur tryezë diskutimi lidhur me krerët institucuinalë lidhur me problematikën e qytetarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në këtë tryezë, pos kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, ka marrë edhe këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani, kryetarit i Bujanocit, Nagip Arifi, nënkryetari i Preshevës, Almin Shaqiri, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, përfaqësues të Këshillit Nacional Kombëtar, sikurse edhe deputetët e Kuvendit të Republikës, Luan Aliu dhe Arjeta Rexhepi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi konstatoi problematikën e madhe që përballen qytetarët e Luginës lidhur me mungesën e pajisjes me dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe pasivizimin e adresave në komunat përkatëse, theksoi se bashkërisht do të punojmë në gjetjen e mundësive që këta qytetarë sa më parë të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm.

Në këtë takim, po ashtu, është prezantuar edhe një raport nga Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mbi gjendjen reale dhe problemet që ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët jetojnë në komunën e Gjilanit.

/2LONLINE/

Diskutim rreth këtij postimi

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.