Dardania Press
E premte, 24 Mars, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kultura

THE SANDŽAK: A HISTORY

Një libër që në mënyrë të konsiderueshme përmban  edhe historinë e shqiptarëve. Autorë të librit janë Kenneth Morrison dhe Elizabeth Roberts. Morrison është profesor në ‘De Montfort University’ në Leicester (Angli) kurse Roberts është diplomate dhe hulumtuese e njohur shkencore për Ballkanin.

6 Shkurt, 2021
in Kultura
24 1
0
THE SANDŽAK: A HISTORY
29
SHARES
359
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
DAUT DAUTI
Libri është botuar në vitin 2013 nga shtëpia e njohur botuese ‘Hurst’ në Londër. Është botim serioz dhe i vetëm për Sanxhakun.
Më poshtë i keni tri inserte të librit që janë shkëputur nga tri etapa historike: 1. Ardhja e otomanëve në Ballkan që e shkatërroi perandorinë serbe; 2. Situata pas Marrëveshjes së Karllovcit dhe 3. Ardhja e Austro-Hungarisë në Sanxhak.
(Recenzionin e plotë të këtij libri mbresëlënes, që sjell detaje të reja historike, do ta lexoni një ditë tjetër)
1
Vukashini dhe vëllau i tij Uglesha kanë qenë sunduesit e parë të këtyre që kishin prejardhje jo fisnike dhe që pësuan humbje të plotë në duar të otomanëve kur pjesa dërmuese e ushtrisë serbe u asgjësua në Lumin Marica (në Bullgari) më 1371 në një betejë e cila që të dy vëllezërve ju kushtoi me jetë. Tre muaj më vonë vdiq edhe Uroshi kurse i biri i Vukashinit ‘Mbreti i Ri’ u detyrua ta pranonte vazalitetin otoman. Harta e Serbisë në Ballkan ndryshoi në mënyrë fondamerntale: ishte aq e rëndësishme madhësia e territorit që ju dorëzua otomanëve sa që shumë historianë e konsiderojnë Maricën e jo Betëjën e mirënjohur të Fushës së Kosovës që u ka shkaktuar humbje dhe që shënoi fundin e mbretërive serbe në gadishull.
Në tërë Bullgarinë dhe Maqedoninë, sikur edhe në Serbinë jugore, që ishin nën suzerenitetin ottoman, një numër i sunduesve lokal menjëherë filloi të kërkonte konsolidimin e pozitave të tyre në territoret që kishin mbetur nga rënia e perandorisë (serbe). Vuk Brankoviqi, i biri i Branko Mlladenoviqit, i cili e kishte sunduar Ohrin nën Dushanin, sundonte në Kosovë; Llazar Hrebljanoviqi (1362-89) suzeren dhe babai i gruas së Vukut, e kontrollonte shumicën e territorit të Serbisë qendrore sikur edhe një pjesë të konsiderueshme të Kosovës veriore e cila përfshinte minierat e pasura dhe kjo i mundësoi atij që të vendoste superioritet në pjesën qendrore të rajonit në gadishull. (faqe 22 – 23).
2
Kushtet e Marrëveshjes së Karllovcit (1699) shënuan rënien historike të otomanëve e cila gjë e konfirmoi shtyrjen e kufinjëve deri poshtë në jug. Nga kjo u shtua rëndësia strategjike e Novi Pazarit, i cili qytet edhe një herë u bë pikë e rëndësishme tranzitore në rrugën për në kufi të provincës së Bosnjës. Shkalla e humbjes e detyroi riorganizimin administrativ dhe territorial të pjesës së mbetur të tokave otomane kështu që vilajeti i Bosnjës u zvogëlua në pesë sanxhaqe (Bosnja, Hercegovina, Klisi, Zvorniku dhe Bihaqi) kurse qendra e qeverisjes lëvizi nga Sarajeva në Travnik.
Në të njejtën kohë Porta urdhëroi që të shtohej numri i kapetanëve (administartorëve ushtarak) dhe i nisi sërish orvatjet për islamizim sa më shumë të pjesëtarëve të popullsisë së mbetur ortodokse. Një numër i shqiptarëve myslimanë u inkurajuan që të vendoseshin në rajonin e Peshterit, i cili në vitin 1707 është shënuar se kishte 274 shtëpi shqiptare.
Interesi natyral i Perandorisë Otomane në përforcimin e prezencës së saj në këtë territor bëri që të filloi rikonstruktimi apo riparimi i fortesave në mesin e të cilave ishte ajo e Novi Pazarit e cila u restaurua në fillim të vitit 1692 sipas një dokumenti otoman që i referohet konstruktimit të kalasë e cila sot gjendet e rrënuar. (faqe 39 – 40).
3
Ardhja e Austrisë në Sanxhak
Në mes 8 dhe 14 shtatorit të vitit 1879, trupat austriake hynë në Sanxhak në dy drejtime para se të pozicionoheshin jashtë Plevles dhe Prijepoles. Në fillim, okupimi u mirëprit nga ortodoksët kurse popullata myslimane qëndroi shumë indiferente. Por, brenda një kohe të shkurtër, myslimanët, në mënyrë të vazhdueshme, morën qëndrim armiqësor kurse popullata ortodokse, duke e parë më vonë që austriakët nuk e kishin ndërmend ta përzinin administratën otomane, i çliruan ndjenjat dhe filluan t’i shikojnë austriakët me mosbesim. Mbi të gjitha, ardhja e forcave të reja ndikoi në rritjen e madhe të çmimeve të ushqimeve themelore dhe prodhimeve tjera të cilat gjeneruan armiqësi te krishterët sikur edhe te myslimanët.
Pas largimit të Shemsekadiqit, kundërshtarët e okupimit shpejt filluan të mblidhen rreth një udhëheqësi të ri, Mahmut agë Bajramoviqit, një njeri i pasur dhe furnizues me influencë i armatës otomane dhe komandues i njësive të bashibozukëve.
Kundërshtimi i dorëzimit të territoreve [Gucisë dhe Plavës] udhëhiqej nga Ali beg Shabanagiqi (Shabanagaj) i cili ishte anëtarë i dalluar i një familjeje që nxirrte udhëheqës me trashëgim dhe u bë pjesëtar aktiv i Lidhjes së sapoformuar të Prizrenit.
….
Vërshimi i refugjatëve kontribuoi në trazirat e Novi Pazarit. Elementët anti-austriak dhe anti-otoman vazhduan të krijonin kontakte me Lidhjen e Prizrenit e cila në vitin 1880 mori vendim që të zbatoj ligjin islamik dhe të administroj dënime kuranore. Kur otomanët e emëruan Hasan Pashën mytesarif të Novi Pazarit dhe kur ai provoi ta çarmatoste një turmë të militantëve, u gjuajt dhe vdiq menjëherë. Në shumë qytete të Sanxhakut u themeluan komitete  të lidhura me Lidhjen e Prizrenit për të vazhduar rezistencën dhe për të kundërshtuar rekrutimin e ushtarëve në ushtrinë otomane. Aq i madh ishte niveli i rezistencës sa që valiu, Osman pasha, e ndërpreu rekrutimin dhe bëri kompromis që nga ky moment të rekrutuarit të shërbenin vetëm në rrethin e vendeve të tyre dhë nën komandë të vendasve.
Të bazuar në këtë sukses, gjatë vitit vijues, një grup me 1 000 shqiptarë të armatosur filloi të lëvizte në mënyrë të lirë në pjesët e Sanxhakut që ishin të administruara nga otomanët. Ata kishin për qëllim që t’i disciplinonin ‘jolojalët’ e komiteteve lokale duke e sfiduar pushtetin zyrtar otoman i cili ishte shumë i dobët për të kontrolluar këtë aktivitet. (faqe 68 – 69).
Tags: Daut Dauti

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

23 Mars, 2023
Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, për të më “dëshmuar” se Ukshin Hoti është gjallë

Hoti: Nëse Serbia s`jep informacione të klasifikuara për të zhdukurit, BE-ja duhet ta sanksionojë

22 Mars, 2023
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

 “VET’ËM BUDALLENJTË DHE TË VDEKURIT NUK NDRYSHOJNË”

21 Mars, 2023
MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

21 Mars, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In