Dardania Press
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kultura

“ALSAR” përuron ekspozitën fotografike për 100 vitet kryeqytet të Tiranës

Nën qiellin me re dhe në një atmosferë të trazuar në kryeqytet, Fondacioni “ALSAR” i paraqiti sot publikut ekspozitën fotografike të kushtuar 100-vjetorit të kryeqytetit.

11 Dhjetor, 2020
in Kultura, Shqipëria
16 1
0
“ALSAR” përuron ekspozitën fotografike për 100 vitet kryeqytet të Tiranës
20
SHARES
245
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Edhe pse i ndeshur me shumë peripeci në këtë vit të vështirë, së cilës iu shtua dhe situata aspak premtuese e ditëve të fundit, “ALSAR” u tregua stoik dhe këmbënguli në realizimin e projektit, të finalizuar këtë të premte, më 11 dhjetor.
Sheshi “Skënderbej” u mbush me fotografitë e përzgjedhura me tepër kujdes, nëpër të cilat shikuesi ndesh evoluimin e kryeqendrës së Shqipërisë, nga një qendër e banuar me shtëpi përdhese në megaqytetin e ndërtesave të larta dhe lumit të makinave.
Njëqind stenda të vendosura njëra pas tjetrës tregojnë historinë e Tiranës nga 1920-ta në 2020-n, pjesa dërrmuese në bardh e zi, si një zgjedhje e qëllimshme për të vënë më në pah kontrastet.
Vizitorin e ndihmon ndarja në seksione e ekspozitës, kohore apo për elemente të ndryshme të jetës së kryeqytetit, kulturore, etnografike, sportive, ndërtimore, etj.
Në ceremoninë e përurimit të ekspozitës, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi, e përcaktoi atë si një gur të çmuar në vargun e aktiviteteve për 100-vjetorin e shpalljes kryeqytet të Tiranës.
Në prani të personaliteteve, mes të cilëve ishte dhe atasheu i Arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Metin Bulut, apo dhe këshilltari për Çështjet Fetare pranë së njëjtës seli diplomatike, z. Bekir Yanılmaz, kryetari i Fondacionit “ALSAR” mbajti një fjalë hapëse.
“Nëpërmjet fotografive të ekspozitës ne shohim Tiranën e minareve, të pazarit, namazgjasë, të shtëpive me oborr dhe rrugëve të rregullta. Shohim qytetin oriental që dalëngadalë nis e oksidentalizohet, ndërton qendrën administrative, e nis e hedh shtat. Nostalgjikët, të dashuruarit me Tiranën e vjetër, jetojnë sot në qytetin modern, por kujtojnë me mall kalldrëmet që nuk janë më,” tha ai.
Z. Gurra nënvizoi se, “Në një shekull kryeqytet, Tirana u qeveris nga njerëz dhe pushtete të ndryshme, që lanë shenjën e tyre në trupin e parritur mirë të saj. Ndodhi që e zbukuruan, e shëmtuan, ia prishën simbolet, i veshën simbole të tjera. Qyteti i përballoi të gjitha dhe me njerëzit e tij të mirë nuk pranoi të dorëzohej, prandaj mbeti gjithmonë i dëshirueshëm për t’u vizituar e për të jetuar në të.”
Për kryetarin e Fondacionit “ALSAR”, është e rëndësishme të kihet parasysh se, “Nën peshën e modernitetit, dhe në shndërrim të pandalshëm, Tirana ka nevojë për kujtesë, për të mos humbur dhe lidhjet e fundit me një të shkuar, nëse jo të shndritshme, pa dyshim megjithatë romantike.”
Ekspozita fotografive lëvizëse do të qëndrojë për tre ditë në sheshin “Skënderbej”, për të lëvizur më pas gjatë këtij muaji në qendrat e tjera të shqiptarëve në rajon, në Prishtinë, Ulqin, Tetovë dhe Shkup.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Nga Rrafshnalta e Peshterit në Fushë të Pellagonisë!

Nga Rrafshnalta e Peshterit në Fushë të Pellagonisë!

29 Qershor, 2022
Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

29 Qershor, 2022
Esad Rahiq dhe fobia sllave ndaj shqiptarëve

Sanxhaçke. rs në rrs

29 Qershor, 2022
Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

29 Qershor, 2022
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In