Dardania Press
E hënë, 4 Maj, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

“Unë kam 100 vende pune” – porosia e ndërmarresit për ata që po ikin jashtë

Metush Zymberi: Po lexoj që 56.000 aplikantë vetëm në ambasadën e Gjermanisë. Çka po ndodh me vendin tim, me njerëzit e saj? Sa e sa sakrifica deri te lufta e shenjtë e Jasharajve dhe UÇK.

13 Janar, 2022
in Kosova
29 2
0
“Unë kam 100 vende pune” – porosia e ndërmarresit për ata që po ikin jashtë
35
SHARES
439
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2022 hyj në vitin e 30 të sakrificës time të punes si kompani Menakon.

Kam filluar i vetëm, pa asnjë lek. Nën okupim. Pa e ditur se çfarë më pret. I kam perjetuar të gjitha: skamjen, stresin, dhunën, luftën e lirinë, dhe për asnjë moment nuk e kam lëshuar të bekuarën Kosovë.

Kam përgaditur me mijëra vajza në lëmin e rrobaqepsisë ku sot një pjesë punojnë në kompaninë Menakon, e pjesa tjeter e atyre vajzave dhe grave kan krijuar biznese familjare me anë te cilave e mbrojnë vendin dhe familjen.

Nënat tona, gratë tona, vajzat tona, janë heroina që mbi kurrizin e tyre po mbahet familja dhe Kosova.

Unë si ndërmarrës kam sakrifikuar kënaqësitë personale vetëm e vetëm që të jem afër njeriut tim, familjes dhe Kosoves.

Sot po lexoj aq shumë komente negative për Kosovë sa jam i detyruar tju them: çdo njeri që është i pergaditur në një profesion dhe e don punen, nuk ka shansë të mos ketë punë në Kosovë.

Ju djemtë e Kosovës, burrat e saj, duhet të keni turp që aq lehtë po ikni nga Kosova. Po i leni vetëm nënat, motrat e gratë e juaja, kinse për një jetë më të mirë.

Është rrenë sepse po fshiheni mbrapa paaftësisë tuaj jo profesionale dhe 90% që ikni jashtë bëni punë pastruesi apo ngarkuesi.

Shtetit i bëj thirrje që të marr masat e shpejta dhe të bëj një takim me njerëzit ndërmarrës dhe te shohim ku është problemi.

Unë kam dy kompani, vende pune kam për 100 persona që dojnë për të punuar.

Në kompaninë Menakon ka vende të lira për: drejtor të pergjithshëm, menagjer prodhimi, dizajner, patronist, serviser makinash, rrobaqepse, shitëse online profesionale e deri në pastrues.

Kompania tjeter, Kulla e Gjinajve, e cila më është demtuar e ku shpresojmë të rifillojmë në pranverë, ofron pozita: drejtor të përgjithshëm, kontabilist, shef marketingu, menagjer furnizimi, kamarjer, shef kuzhine, kuzhinjer, ndihmësa e teknik të nevojshem të kuzhines, etj. Ikni e lëshone Kosovën se kështu don armiku…

Ne ndërmarrsit nuk jemi armiku juaj, mos ëndërroni të pasuroheni shpejt. 30 vite ndërmarrësi dhe asnjë cent nuk është investuar jashta Kosovës.

Populli im i dashur, mblidh mendjen ta ruajmë vendin dhe familjen. Politikanët mund t’i ndërrojmë sa herë të doni, por ndërmarrësit janë aseti i shenjtë i Kosoves. Zoti e bekoftë Kosovën.

Tags: Metush Zymberi

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Kuturu

Çlidhje ka pse jam n‘kurbet (poezi)

3 Maj, 2026
Si u ndërtua narrativa për shqiptarët në Sanxhak nga Jovan Cvijiq

“Arbanasi” apo “Arnauti”? Si u ndërtua narrativa për shqiptarët në Sanxhak nga Jovan Cvijiq

3 Maj, 2026
KOSOVA drejt integrimit në NATO,- siguri për Europën Juglindore

KOSOVA drejt integrimit në NATO,- siguri për Europën Juglindore

3 Maj, 2026
Kosova ngjitet 15 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, por sfidat mbeten serioze

Kosova ngjitet 15 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, por sfidat mbeten serioze

30 Prill, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In