E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Sindikata e Arsimit mund ta shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes se grevës

Drejtues të Sindikatës së Arsimit kanë paralajmëruar se ditëve në vazhdim do të konsultohen me anëtarësinë për të parë mundësinë e ndërprerjes se grevës e cila ka hyrë në javën e pestë. Po ashtu është bërë e ditur se deri më tani sindikata nuk ka marrë ftesë nga Qeveria për ndonjë takim të mundshëm për arritjen e një marrëveshje.

18
SHARES
231
VIEWS

Ardiana Hajzeri / Radio Kosova

Edhe sot po vazhdon greva në arsim megjithë thirrjet e shumta të përfaqësueseve të institucioneve dhe Këshillit të Prindërve. Sindikata e Arsimit, ka paralajmëruar që ditëve në vazhdim do të mblidhet anëtarësia për të parë mundësinë e daljes nga kjo situatë. Ymer Ymeri, nga kjo sindikatë i tha Radio Kosovës se vendimi nga ky takim varet nga anëtarësia për arsye se  fjala e tyre është përfundimtare.

“ Sindikata e Arsimit do të ulët këto ditë për të parë një  mundësi tjetër.  Por krejt kjo varët nga anëtarësia për shkak se anëtarësia është ajo që do ta jep fjalën përfundimtare. Besoj shumë që Këshilli Grevist i BSPK-së dhe ai SBASHK-ut do të kërkojnë një mendim shtese nga anëtarësia për dalë nga situatë  pavarësisht që deri tani nuk janë plotësuar kërkesat e grevisteve”, ka thënë Ymeri.

Po ashtu, Ymeri tha se nuk kanë marrë ndonjë ftese për takim nga ana e Qeverisë për të dalë nga kjo situatë, por se është e nevojshme të arrihet një zgjidhje për hire të fëmijëve.

“ Qe nga takimi i fundit me komisionin për Arsim nuk kemi pas ndonjë ftesë tjetër nga ana e institucioneve për të tentuar për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga situatë. Krejt këtë po e them jo që kanë vendosur organet e SBASHK-ut se anëtarësia është ajo e jep fjalën e fundit, por po mendoj që për hire të nxënëseve se është bërë një muaj që po humbim mësim,  besoj që duhet të gjendet një zgjidhje”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Këshilli i Prindërve të Shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë sot organizon protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me mos fillimin e vitit të ri shkollor si pasoje e grevës e cila ka filluar që nga data 25 gusht.

Diskutim rreth këtij postimi

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.