Dardania Press
E premte, 24 Mars, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

Kurti do pastrim listash para rritjes së pensioneve për veteranët

Para vlerësimit të duhur meritor e material për veteranët, duhet të ketë pastrim të listave të tyre, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten.

10 Qershor, 2022
in Kosova
14 1
0
Kurti do pastrim listash para rritjes së pensioneve për veteranët
17
SHARES
208
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Të hënën veteranët protestuan kundër ligjit për pagën minimale, që e shkëput atë nga lidhja me pensionin e veteranëve. Propozimi për ndryshim ligjesh që t’i hapet rrugë rritjes së pagës minimale dështoi në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit.

Kurti ka thënë se veteranët meritojnë më shumë se vlera që vjen me pagën minimale, por ka shtuar se pikënisje për këtë duhet të jetë e vërteta.

“Unë dëshiroj që të ketë vlerësim më meritor të dinjitetshëm për të gjithë veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ata meritojnë edhe më shumë se sa paga minimale, por ajo nuk mund të jetë pagë sepse paga jepet për punë. Dhe ka shumë veteranë që kanë nevojë për vende pune mirëpo për luftën çlirimtare duhet të ekzistojë një vlerësim meritor edhe material veçse nuk duhet ta mashtrojmë as veten dhe as gjeneratat e ardhshme me numër të fryrë gati në trefishim prandaj është e domosdoshme që njëherë ta kemi pikënisje të vërteten dhe më pastaj ta kemi vlerësimin e duhur. Ne e kemi trashëguar një gjendje kur janë fryrë padrejtësisht, gabimisht dhe dëmshëm listat me veteranët e luftës çlirimtare”, ka thënë Kurti të enjten, pas dorëzimit të disa medaljeve të njësisë speciale të EULEX-it.

Kurti ka thënë se i kupton edhe “ata që janë regjistruar si veteranë kur u është ofruar mundësia pa qenë të tillë e kanë bërë këtë ndoshta edhe nga halli, por rrëfimi për luftën çlirimtare të Kosovës nuk guxon të dëmtohet nëpërmjet listave të fryra”.

Ai është shprehur se është regjistruar si veteran, por ka thënë se nuk ka pranuar ta marrë kompensimin e se s’do ta marrë as në të ardhmen.

Çështja e numrit të veteranëve ka qenë e diskutueshme qe disa vjet. Veteranët marrin pension në vlerën e pagës minimale, ndërsa me ligjin e pagës minimale është paralajmëruar edhe largimi i kriterit që i lidh pensionet e veteranëve me të. Qeveria po e arsyeton propozimin për heqjen e veteranëve nga ndërlidhja duke u bazuar në ligjin e ri që parashihte që kur të bëhet kategorizimi i pensioneve, të hiqej ndërlidhja me pagën. Megjithatë, ligji i parë mbetet në fuqi pasi kategorizimi s’është bërë kurrë.

Aktualisht paga minimale është 130-170 euro. Qeveria synon ta rrisë në mbi 260.

Për dyshimet mbi listat e fryra me rreth 60 mijë veteranët qe nisur një rast gjyqësor ndaj hartuesve të tyre. Gjykata Themelore pati liruar të gjithë të akuzuarit, ndërsa më vonë Gjykata e Apelit gjeti shkelje në vendim dhe e ka kthyer rastin në rigjykim.

Dëmi i pretenduar nga futja në listë e veteranëve që nuk i plotësojnë kriteret pretendohet që është gati 100 milionë euro.

/koha ditore/

Tags: Albin Kurti

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

23 Mars, 2023
Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, për të më “dëshmuar” se Ukshin Hoti është gjallë

Hoti: Nëse Serbia s`jep informacione të klasifikuara për të zhdukurit, BE-ja duhet ta sanksionojë

22 Mars, 2023
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

 “VET’ËM BUDALLENJTË DHE TË VDEKURIT NUK NDRYSHOJNË”

21 Mars, 2023
MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

21 Mars, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In