Sipas tij, pademia ka bërë që të ketë rënie ekonomike dhe të rritet borxhi publik. “Që në ditët e para të masave kufizuese BQK është koordinuar me gjitha institucionet financiare për të siguruar marrjen e masave adekuate karshi nevojave të ekonomisë. Vështirësitë ekonomike u reflektuan edhe në sektorin fiskal. Borxhi publik ka arrit në 1.5 miliardë euro”, tha ai.
Tutje ai foli edhe për moratoriumin për shtyrje të pagesave të kredisë për personat dhe bizneset e prekur nga pandemia.
“Kemi marrë moratorium për shtyrje të kredive nga kredi marrësit të cilët janë goditur nga pandemia. 370 milionë euro është shuma e kredive të rikontrukturuara”, tha ai.
Diskutim rreth këtij postimi