Dardania Press
E shtunë, 1 Prill, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

APEL PËR MOBILIZIM – NJË ÇEREK SHEKULLI NGA GJENOCIDI I FUNDIT NË KOSOVË!

Më 28 shkurt dhe 1 mars të vitit 1998, forcat e armatosura të Serbisë filluan zbatimin e projektit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës duke vrarë 24 civilë në fshatrat Likoshan dhe Qirez të Komunës së Skenderajt.

22 Shkurt, 2023
in Kosova
16 1
0
APEL PËR MOBILIZIM – NJË ÇEREK SHEKULLI NGA GJENOCIDI I FUNDIT NË KOSOVË!
20
SHARES
246
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Nga data 28 shkurt 2023 e deri më 12 qershor 2024 janë qindra masakra që do të përkujtohen në 25 vjetorin e kryerjes së këtyre akteve gjenocidare. Prandaj e shohim tepër të rëndësishme që të gjitha institucionet shtetërore, politike, organizatat joqeveritare dhe shoqëritë artistike, kulturore dhe sportive të mobilizojnë të gjitha energjitë që ta bëjmë të njohur në përmasa botërore gjenocidin që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës.

Mobilizimi ynë është një domosdoshmëri duke pasur parasysh se është njëra nga format më efikase të ndërkombëtarizimit dhe njohjes politike të këtij gjenocidi nga vendet e botës demokratike.

Popujt e tjerë që kanë qenë viktima të gjenocidit kanë ndjekur këtë rrugë! Kështu, në manifestimet për 50-të vjetorin e gjenocidit ndaj armenëve nga Perandoria Osmane që u organizuan në katër anët e globit ku ishin shpërndarë të mbijetuarit e këtij gjenocidi, ndodhi njohja e parë politike ndërkombëtare e tragjedisë që kishte përjetuar ky popull. Nëse përcillet me vëmendje kronologjia e njohjeve tjera politike ndërkombëtare të gjenocidit armen do të shohim se manifestimet përkujtimore në vitet jubilare kanë luajtur një rol të madh në sensibilizimin e qarqeve politike dhe intelektuale.

E njëjta gjë ndodhi edhe me gjenocidin e Perandorisë Gjermane ndaj grupeve etnike herero dhe nama. Më 14 gusht 2004, me rastin e 100 vjetorit të Betejës së Waterbergut, e cila simbolizon fillimin e gjenocidit që kanë kryer forcat shtetërore gjermane dhe kolonët gjermanë në Namibi, ministrja gjermane për Bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, Heidemarie Wieczorek-Zeul pranoi se “ajo që kishte ndodhur në të kaluarën ishte një luftë shfarosëse që sot e quajmë gjenocid”. Ndërsa, dhjetë vjet më vonë, në vitin 2015, në kontekst të përkujtimit të 100 vjetorit të gjenocidit armen, kur Gjermania mori përsipër edhe përgjegjësinë e vet si aleate e Perandorisë Osmane, ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier pranoi se lufta 1904-1908 mund të cilësohet “si krim lufte dhe si gjenocid”.

Në këtë kontekst historik, në fund të vitit 2015 Gjermania dhe Nigeria filluan bisedimet për këtë çështje, të cilat u përmbyllën  më 28 maj 2020. Gjermania Federale njohu zyrtarisht se ka kryer këtë gjenocid dhe u angazhua për të paguar një miliard euro si ndihma për zhvillim të Namibisë.

Duke parë rezultatet që kanë arritur populli armen dhe ai i Namibisë, sidomos në vitet jubilare të gjenocidit që u ka ndodhur atyre, del se organizimi ynë për sensibilizimin e opinionit botëror është më se i nevojshëm. Për këtë arsye duhet të shfrytëzojmë të gjitha resurset intelektuale e organizative, qeveritare e joqeveritare, që ta informojmë opinionin publik ndërkombëtar, qarqet intelektuale dhe institucionet politike anekënd botës për tragjedinë kombëtare që kemi përjetuar gjatë luftës 1998-1999. Me një fjalë: Ta shndërrojmë vitin 2023 dhe 2024 në vit informimit të plotë për gjenocidin që kemi përjetuar, me qëllim që drejtësia të triumfojë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” shpreh gatishmërinë të ndihmojë me mundësitë e saj në organizimin e manifestimeve jubilare në këtë çerek shekulli të krimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Gjenevë, 22 shkurt 2023

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

 

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Pse (s’)u bë Shqipëria ashtu siç duhej e pse edhe Kosova (s’)po bëhet si duhet?

Pse (s’)u bë Shqipëria ashtu siç duhej e pse edhe Kosova (s’)po bëhet si duhet?

30 Mars, 2023
Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore!

Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore!

29 Mars, 2023
DIALOGU DHE NJOHJA KOSOVË SERBI ?!

DIALOGU DHE NJOHJA KOSOVË SERBI ?!

29 Mars, 2023
Tifozët e Serbisë injorohen nga ata të Malit të Zi për fyerjet ndaj Kosovës

Tifozët e Serbisë injorohen nga ata të Malit të Zi për fyerjet ndaj Kosovës

28 Mars, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In