Dardania Press
E hënë, 25 Maj, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

Albin Kurti prezanton kabinetin e ri dhe programin qeverisës

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur ekspozenë e tij për mandatin e ri qeverisës, duke theksuar se katër vitet e ardhshme do të jenë mandat i punës, drejtësisë, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.

12 Shkurt, 2026
in Kosova
16 0
0
Albin Kurti prezanton kabinetin e ri dhe programin qeverisës
19
SHARES
233
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Në fjalimin para deputetëve të Kuvendit dhe trupit diplomatik, Kurti deklaroi se reforma në drejtësi do të hyjë në fazën vendimtare, ndërsa lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë “pa frikë dhe pa favor në çdo cep të republikës”.

“Në këtë mandat, reforma në drejtësi do të hyjë në fazën e saj vendimtare. Do të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe ligji do të zbatohet pa frikë dhe pa favore gjithandej republikës.”

Zhvillim ekonomik dhe investime mbi 1 miliard euro në vit

Kryeministri theksoi se investimet kapitale do të tejkalojnë 1 miliard euro çdo vit, ndërsa Bruto Produkti Vendor, sipas projeksioneve, pritet të arrijë në 12 miliardë euro gjatë këtij viti. Ai përmendi rritjen e pagës minimale në 500 euro nga 1 korriku, si dhe dyfishimin e shtesave për fëmijë.

Kurti njoftoi gjithashtu për:

  • Themelimin e Bankës Zhvillimore,
  • 1 miliard euro garanci sovrane për investime në prodhim,
  • 500 milionë euro investime për zhvillimin e Brezovicës si destinacion ndërkombëtar turistik,
  • Investime strategjike në energji, mbrojtje dhe infrastrukturë.

Qëndrimi për procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Në fillim të fjalimit, Kurti u ndal edhe te procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se barazimi mes UÇK-së dhe regjimit të Millosheviqit është “shtrembërim faktik dhe historik”.

Sipas tij, krimet kundër njerëzimit në Kosovë janë kryer nga regjimi i atëhershëm i Jugosllavisë së Serbisë, nën udhëheqjen e Slobodan Millosheviqit.

Forcim i mbrojtjes dhe aleancave ndërkombëtare

Kryeministri paralajmëroi investime prej 1 miliard euro në mbrojtje, rritje të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe prodhimin e dronëve luftarakë “Made in Kosova”.

Ai ritheksoi përkushtimin ndaj aleancës me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe vendet partnere.

Kabineti i ri qeveritar

Në fund të fjalimit, Kurti prezantoi përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, me ministra dhe zëvendëskryeministra që do të udhëheqin dikasteret kryesore në mandatin e ardhshëm.

“Mandati i ri do të jetë mandat i punës, drejtësisë dhe dinjitetit për secilin, i sigurisë dhe begatisë për të gjithë.”

 

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Evropa me “dy shpejtësi”? Merc propozon status të privilegjuar për Ukrainën, ndërsa Ballkani Perëndimor mbetet në “pritje”

Evropa me “dy shpejtësi”? Merc propozon status të privilegjuar për Ukrainën, ndërsa Ballkani Perëndimor mbetet në “pritje”

24 Maj, 2026
Ballkani po hyn në një fazë të re tensioni: Çfarë po ndodh në Bosnje?

Ballkani po hyn në një fazë të re tensioni: Çfarë po ndodh në Bosnje?

24 Maj, 2026
Armët e shkatërrimit në masë — bërthamore, kimike dhe biologjike — përbëjnë një kërcënim global për ekzistencën e njerëzimit

Maqedonia e Veriut dhe ndikimi serb

23 Maj, 2026
SPP e MALIT të Zi PARALAJMËRON: Nëse komunat fillojnë të bëjnë politikë të jashtme – çfarë mund të ndodhë nesër?

SPP e MALIT të Zi PARALAJMËRON: Nëse komunat fillojnë të bëjnë politikë të jashtme – çfarë mund të ndodhë nesër?

23 Maj, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In