Dardania Press
E premte, 16 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Gjeopolitikë

Kllokoqi: Ivanoviq ka qenë i fuqishëm derisa u formua “Lista Serbe”

Aktivistja për të drejtat e njeriut dhe ish - reporterja në kohën e luftës, Nexhmije Kllokoqi, ka thënë se pushteti i Ivanoviqit filloi të bjerë kur u formua Lista Serbe. Kllokoqi ka thënë se ai kishte bërë shumë vrasje dhe krime, e po ashtu, sipas saj, ka qenë edhe organizator shumë i madh i kriminalitetit të ndryshëm

20 Janar, 2024
in Gjeopolitikë, Histori, Kosova
47 2
0
Kllokoqi: Ivanoviq ka qenë i fuqishëm derisa u formua “Lista Serbe”
56
SHARES
697
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Blinera Mehmeti
Nexhmije Kllokoqi, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe ish – reportere në kohën e luftës

Nexhmije Kllokoqi, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe ish – reportere në kohën e luftës, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Oliver Ivanoviq ka qenë i fuqishëm derisa është formuar Lista Serbe.

Kllokoqi ka thënë se kur “Lista Serbe” u formua, Ivanoviqit filloi t’i bjerë fuqia dhe pushteti, duke shtuar se ai ishte i njohur për shumë krime.

“Ka bërë shumë vrasje, shumë krime, ka qenë organizator shumë i madh i kriminalitetit të ndryshëm. Ai ka pasë fuqi të madhe saqë nuk ka ditë se çfarë është frika”, ka thënë ajo.

Ish – reporterja në kohën e luftës ka treguar se pas arritjes së marrëveshjes kishte tentuar të shkojë ta vizitojë familjen e saj, por e njëjta ishte ndaluar nga Ivanoviq.

“Unë kam qenë reportere dhe koordinatore e televizionit japonez gjatë luftës. Meqë më kishin humbur të gjitha kontaktet me familjen, nuk dija asgjë për ta katër muaj. Menjëherë pas marrëveshjes kam insistuar të shkoj dhe ta kërkoj familjen. Kur kemi arritur tek Ura e Ibrit, isha unë, djali dhe gazetari japonez. Neve menjëherë na ka dalë përpara Oliveri me një grup përpara, na ka pyetur se ku po shkoni dhe iu përgjigja se po shkoj në shtëpi. Ai më tha se nuk mund të shkoni sepse jeni shqiptarë”, ka thënë tutje Kllokoqi.

Aktivistja për të drejtat e njeriut është shprehur se Ivanoviq ishte insistues gjatë tërë kohës që të ndalej xhirimi i kamerës dhe në fund nuk i kishte lejuar të shkonin te shtëpia e tyre, gjë që e kishin përjetuar rëndë.

Ajo ka theksuar se pas shumë insistimesh me KFOR-in francez, ajo kishte shkuar për ta shikuar nëse e kishte gjallë familjen.

“Kjo na ka dhënë të kuptojmë se diçka e keqe është duke ndodhur, sepse kur filluan njerëzit të kthehen nga jashtë nuk u lejuan të shkonin më në shtëpitë e veta. Filluan hedhjen e bombave nëpër lagjet, shtëpitë ku ishin shqiptarët. Ai ishte një sinjal mjaft i qartë se është duke u bërë pastrimi etnik i shqiptarëve. Nuk kishte shkolla, nuk kishte asgjë. Ishin vite më të vështira pas luftës sesa gjatë tërë luftës”, ka shpjeguar Kllokoqi.

Përvjetori i gjashtë i vrasjes së politikanit opozitar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është shënuar mëngjesin e së hënës para zyrave të partisë së tij, Iniciativa qytetare Liria, Demokracia dhe Drejtësia (SDP) në Mitrovicën e Veriut, ku edhe është vrarë.

Lexo dhe: Ndizen qirinj në përvjetorin e gjashtë të vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Në mëngjesin e 16 janarit, miqtë dhe admiruesit e Ivanoviqit kanë ndezur qirinj në orën 08:15, kur është kryer atentati ndaj tij.

Ai është vrarë me gjashtë plumba në shpinë para objektit të partisë së tij.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI!

15 Maj, 2025
Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

15 Maj, 2025
Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

14 Maj, 2025
Osman Ferizi

HAJDUT MË KRAVATA! – R E A G I M

14 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In