Dardania Press
E enjte, 9 Shkurt, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Gjeopolitikë

Kamionët që u vendosën për ta bllokuar veriun, i takojnë kompanisë që drejton Rakiqi

Kamionët e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, bllokuan rrugët në veri për të penguar aksionin e Policisë së Kosovës.

21 Tetor, 2021
in Gjeopolitikë, Kosova
31 0
0
Kamionët që u vendosën për ta bllokuar veriun, i takojnë kompanisë që drejton Rakiqi
36
SHARES
447
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kamionë të shumtë kishin bllokuar rrugën në Mitrovicë të Veriut, një javë më parë.

Kjo pas aksionit që Policia e Kosovës pati në disa qytete të Kosovës në luftim të kontrabandës, përfshirë edhe veriun.

E këta kamionë që u vendosën për të penguar Policinë e Kosovës, i takojnë kompanisë pastrimi “Standard”, ku drejtor figuron ministri Goran Rakiq.

Në ditën e ngjarjeve në veri, një përgjigje për këtë i është kërkuar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ky i fundit u shpreh i habitur duke thënë se nuk ka informacion se ministri Rakiq ka një kompani.

Media ka drejtuar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të mësuar nëse tashmë janë kryer hetime për këtë çështje.

Megjithatë të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Sidoqoftë faqja e kompanisë pastrimi nuk e ka emrin e Rakiq si drejtor.

Por, emri i tij figuron në regjistra të ndryshëm të bizneseve në shtetin serb.

ImageFOTO GALERI

Edhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Serbi, figuron kompania e Rakiq si pronë e tij.

ImageFOTO GALERI

Për këtë biznes që zotëron, ndaj Goran Rakiq kishte nisur hetime edhe Agjencia Kundër Korrupsionit në Serbi, në korrik të vitit 2020.

Kjo për shkak të dyshimit se Goran Rakiq ka shkelur ligjin duke mos raportuar pronën dhe të ardhurat e tij në këtë institucion.

Ndërkohë, kryetari i Listës Serbe, asnjëherë nuk ka deklaruar këtë biznes në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Kosovë, duke i raportuar vetëm pozitat nga institucionet e Kosovës.

Së fundmi, në muajin prill të këtij viti Rakiq ka deklaruar vetëm të ardhurat që i përfitoi si ministër në Qeverinë Hoti.

Media ka nisur pyetje edhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Kosovë.

Të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Mosdeklarimin e pasurisë dhe të ardhurave, njohësit e drejtësisë e kategorizojnë si vepër penale.

Miftaraj thotë se kompania mund të hetohet shumë lehtë me një kërkesë të MPB-së.

T7 ka telefonuar edhe ministrin Rakiq, mirëpo i njëjti nuk ju është përgjigjur thirrjeve e as mesazheve të televizionit.

/bota sot/

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

11 Gusht, 2021
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Organizata Botërore WOA organizon Samitin Ndërkombëtar të Paqes në Prishtinë

Organizata Botërore WOA organizon Samitin Ndërkombëtar të Paqes në Prishtinë

8 Shkurt, 2023
JETA DHE VEPRA E HALID EFENDIUT (pjesa e I rë)

JETA DHE VEPRA E HALID EFENDIU (pjesa e dytë)

7 Shkurt, 2023
JETA DHE VEPRA E HALID EFENDIUT (pjesa e I rë)

JETA DHE VEPRA E HALID EFENDIUT (pjesa e I rë)

5 Shkurt, 2023
Një armë e re 2 miliardë dollarëshe pjesë e ndihmës amerikane për Ukrainën

Një armë e re 2 miliardë dollarëshe pjesë e ndihmës amerikane për Ukrainën

5 Shkurt, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In