Dardania Press
E premte, 24 Mars, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Ballkani

Kurti për “Ballkanin e Hapur”: S’duhet të hapemi për ndërhyrje verilindore ose lindore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten në forumin e Bratisllavës “Globsec 2022” se nuk i beson grupit të liderëve që besojnë te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor, teksa ka folur për “Ballkanin e Hapur”. transmeton koha net.

4 Qershor, 2022
in Ballkani
19 0
0
Kurti për “Ballkanin e Hapur”: S’duhet të hapemi për ndërhyrje verilindore ose lindore
22
SHARES
272
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kurti ka thënë se nuk beson që Kosova duhet të hapet ndaj ndërhyrjeve verilindore dhe lindore.

“Ballkani Perëndimor është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar. Nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore. Dhe mbështetemi shumë te procesi i Berlinit 2.0. tashmë me një nisje të freskët nga kancelari Scholz, e mbështesim iniciativën me vlerat evropiane brenda dhe BE-ja që të na ndihmojë por jo jashtë BE-së”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për dialogun me Serbinë duke thënë se është i përkushtuar për të gjitha çështjet e hapura, por që sipas tij, në qendër kanë njohjen reciproke.

“Flasim për targat, çështjet e energjisë sepse serbët nuk paguajnë rrymën shkaku i strukturave paralele, e jo të qytetarëve, e kemi të zhdukur nga lufta”, tha ai.

Kurti sot është paraqitur në panel bashkë me Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi, Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Miroslav Lajçak, i dërguar special i BE-së për Ballkanin perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor.


Gjukanoviq: Rusia po përdor zbrazëtirat që la BE-ja në Ballkan

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq deklaroi në panelin e forumit të Bratisllavës “Globsec 2022” se shteti që ai drejton, mund të jetë mes vendeve të para që do t’i bashkohet BE-së, bazuar në kapitujt që po hapë dhe po diskuton.

Sipas tij, problemi është se BE-ja nuk është entuziaste për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Por problem kryesor është BE-ja ka shumë pak entuziazëm për integrim të Ballkanit perëndimor. Ata na akuzojnë ne, dhe janë palët e treta që fitojnë në këtë rast. Këto palë përdorin këtë hapësirë”, ka thënë Gjukanoviq.

Ai u shpreh se Rusia nuk synon të destabilizojë Ballkanin perëndimor, por që përmes tij, synon ta destabilizojë BE-në.

Sa i përket iniciativës për “Ballkanin e Hapur”, dhe mosmarrëveshjet mes tij dhe kryeministrit Dritan Abazoviq, presidenti malazez tha se vendi i tij është demokratik.

“Mund të kemi qëndrime të ndryshme mes presidentit, qeverisë e Kuvendit, por ajo që nuk ndryshon është integrimi në BE”, është shprehur ai.

Image

Lajçak: Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE, është urgjencë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, njëherësh edhe për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka qenë në agjendën e BE-së për shumë kohë, por që viteve të fundit ka pasur rënie të angazhimit të bllokut ndaj Ballkanit Perëndimor.

Lajçaku, të cilit iu dha fjala të parit në panelin në kuadër të forumit të Bratisllavës “Globsec 2022”, ka thënë se ka qenë një konsensus në BE se Ballkani Perëndimor është mirë dhe se njëherë duhet të jenë prioritet disa çështje të brendshme që duhet të rregullohen.

“Tani gjërat kanë ndryshuar sepse Bashkimi Evropian po humbet në mënyrë dramatike popullaritetin, besueshmërinë në rajon dhe mund t’ju them se çdo herë është gjithnjë e më e vështirë të ulesh në panele për të përfaqësuar Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Lajçak ka shtuar se lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka.

“Nuk e kemi luksin ta lëmë rajonin mes dy realiteteve, ata duhet të përfundojnë si anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian, ndaj ka një ndjenjë urgjence, ka shumë vullnet të mirë, ndaj duhet ta vendosim këtë vullnet të mirë në një realitet i ri”, ka thënë ai.

Sipas tij, e gjithë tragjedia në Ukrainë është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, pasi kuptohet për të gjithë që integrimi nuk ka të bëjë me çështje teknike, por se rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së.

“Çka dua të kërkoj nga partnerët në Ballkan është të na ndihmojnë që edhe t’i ndihmojmë për integrim”, ka përfunduar ai.

/koha. net/

Tags: Albin KurtiMilo GjukanoviqMiroslav Lajčak

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

23 Mars, 2023
Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, për të më “dëshmuar” se Ukshin Hoti është gjallë

Hoti: Nëse Serbia s`jep informacione të klasifikuara për të zhdukurit, BE-ja duhet ta sanksionojë

22 Mars, 2023
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

 “VET’ËM BUDALLENJTË DHE TË VDEKURIT NUK NDRYSHOJNË”

21 Mars, 2023
MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

21 Mars, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In