Dardania Press
E shtunë, 13 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kultura

TRIPTIK PËR PESHTERIN (poezi)

Xheladin REXHEPI

1 Shkurt, 2023
in Kultura
24 1
0
TRIPTIK PËR PESHTERIN (poezi)
28
SHARES
354
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
I. (ME GJALLUA)
Peshteri është brilanti i shpirtit tim
veshur me këmishën e bardhë të mjegullës
gjeografi e maleve që zvoglohet çdo ditë
trup i arnuar me plagët e përgjakura
vetëm me Gjallua shqip
në brushën e Gjelosh Gjokajt në tokën e stuhive
ndërmjet kodrave të ankthit me krizantema ngricash fytyrës
me pranverat e munguara
fshatrat me tela xhembor rrethuar
me Gjallua pa liri
me aromën e kripur të djathit në duart e plakës Zade me shami
me këngët e braktisura të lahutarit Sali Uglla
Bajro Huka me fyell mërzie ruan grigjën e deleve në shpat
Qanë në gegnishten arkaike
guhën e nan’s boll e kena’ harrua
II. (ASONANCË E KËNGËS)
rrasat e varreve me shalle e plisa gravuar flasin në gjuhën e dhembjes
për blerimin e rrënjëve të barit në gurët e zi të fatit
në sipërore krahasuese shkruajnë emrat Kuq Hot dhe Shkrel
gjurmë të mbuluara në dëborën e ftohtë të këngës
në çdo muri të përhirtë kujtese të Sanxhakut
secili në gozhdën e shtëpisë së vet varur ka ikonën e Shaba’Polluzhës
buqetë me 128 trëndafila
t e Gropa e Kosovarëve në Pazar me kurora lavdie mbuluar
mos me u kthye ma kurrë në Bihor
Drazha i Mihajlit natën e Bozhiqit
me sytë e fëmijëve në duart e nënave të pjekur në hell…
III. (GJAKU S’BEHET UJË)
Eso Huka kërkon diçka në dollapin qorr te shtëpia e vjetër në Uglla
gjenë një flamur Shypnie në skute fshehur
me mbulua kurmin e tatës Kambo udhës për në varr
me asnjë formulë tjetërsimi gjaku s’bëhet ujë
krahrori i dridhet si krater vullkani
me zemër jam shqiptar me letra i huaj
toponimet në kodërshpate bëhen gramatikë kuptimi
Qaf’ Dielli Maja Mali, Kron’ Mreti Vajgjeci…
në Borashticë Nezir Shkrel me pikëllim i bie kitarës
Peshteri do një mësues të shqipes
dhe lotët i pikojnë në faqet e Abetarës së ndaluar
Nail Biba vë plisin si bora dhe trupon urën e Pazarit
në lumin Rrasa i lanë sytë e verbër
veç ship kem’ folë more k’tu s’kem’ ditë guhë tjetër….
Tags: Xheladin Rexhepi

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Si do ta mirëpriste Amerika një “Lidhje të Re të Prizrenit” me dimensione panshqiptare? 

11 Shtator, 2025
150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

11 Shtator, 2025
Ikjet e hebrenjve në Serbi (1941–1944) dhe narrativat për Sanxhakun

Ikjet e hebrenjve në Serbi (1941–1944) dhe narrativat për Sanxhakun

10 Shtator, 2025
Bjekstva Jevreja u Srbiji (1941–1944) i ideološke naracije o Sandžaku

Bjekstva Jevreja u Srbiji (1941–1944) i ideološke naracije o Sandžaku

10 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In