Manifestimi ” Ora e Maleve” është një manifestim shumë i veçantë sa i përket pjesëmarrësve në manifestim. Është i veçantë sepse pjesëmarrësit ftohen të marrin pjesë vetëm njëherë. Organizatori, përndryshe drejtori i këtij manifestimi z. Ali Daci, ka për qëllim që në këtë manifestim të jenë pjesëmarrës në numër sa më të madh. E veçanta e kësaj radhe ishte se në manifestim mori pjesë edhe basketbollistja e reprezentacionit të Kosovës Saranda Daci. Për ndryshe Saranda nga Ana e babit ka prejardhjen nga Dacajt e Rozhajës, gjë që edhe nuk ishte për tu habitur për prezencën e saj.
Saranda Daci është e lindur në Pejë më 23.02. 1993, e cila arrite të bëhet ndër më të mirat basketbolliste në Kosovë por edhe më gjerë. Përveç që merret me basketboll, ajo edhe është shkolluar në shkencat sportive dhe ka përfunduar Bachelor dhe master në drejtimin e Shkencave Sportive.
– Përveçç angazhimeve si basketbolliste Saranda luan edhe volejboll, po ashtu është trajnere në Kombëtaren e Kosovës në Basketboll u 20, ka qenë trajnere në Klubin e Volejbollit KV Suti Soprt, ka marr pjesë në shumë kampe të organizuara nga Federata e Basketbollit të Kosovës si në vend po ashtu edhe jashtë vendit , ku është cilësuar gjithmonë me notat me të larta për personalitetin e saj dhe gatishmërinë që ti ndihmoj sidomos fëmijëve. Po ashtu Saranda ka organizuar edhe shumë kampe edhe vetë që ta avanson sportin e basketbollit dhe të volejbollit.
Saranda hobi ka udhëtimin, mësimin e kulturave të reja, takimin me njerëz të rinjë, qëndrimin e shëndetshëm duke u marrme sport si dhe mbështetjen e fëmijëve të cilëve iu mungon përkrahja, siç thotë ajo të atyre fëmijëve që nuk janë të privilegjuar..
Familja dhe jeta personale !
– Saranda jeton me dy prindër, dy vëllezër dhe me një motër.
– Babai i Sarandës, Naser Daci ka prejardhjen nga Dacaj i Malit të Zi ku tani një kohë gjatë jetojnë dhe veprojnë në Pejë, mirpo asnjëher nuk e harrojnëë prejardhjen se nga vjen.
– Hapat e para të Sarandes si një basketbolliste që premtonte ishin rreth moshës 14 vjeqare. Gjatë pushimeve vjetore të shkollës si çdo fëmijë tjetër ashtu edhe Saranda në një shtëpi të një fqinjit në një shportë të improvizuar fillon hapat e para të basketbollit ku më pasë profesori i edukates fizike aso kohe e vëren talentin e saj pasi që kishte edhe gjatësinë ku dhe e sygjeron që të vazhdon karieren si basketbolliste.
Kariera si basketbolliste !
-Korrik 2021 -Prezente: Debutimi me përfaqësuesen e Kosovës në garat ndërkombëtarë në Çipro organizimi nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (Fiba) për shtetet e vogla në zhvillim nga 6shtete që ishin pjesmarëse Kosova zuri vendin e 3-të ,një debutim historik ku Saranda Daci ishte edhe qendra më e mirë e turnet po ashtu edhe në top 3shen më performancen më të mirë.
-Qershor 2021- Prezente : Debutimi me përfaqësuesen e Kosovës në garant ndërkombtare në Rumani në lojen 3×3 (Streetball).
– -Nëntor 2020 – prezente : Basketbolliste në ekipin Slovanka MB, Prag – Ceki
– -Shtator 2019 – Nëntor 2020 : Basketbolliste në ekpin KB Bashkimi – Prizren
– Shtator 2019- prezente : Ass / Trainere, Ekipi Kombëtar i Kosovës U20
– 2016 – prezente : Trainere tek KV Suti Sport U16
– Shtator 2018 – Gusht 2019 : Basketbolliste në ekipin KB Prishtina – Prishtinë
– Shtator 2018 – Gusht 2019: Ass / Trainere, Kombëtarja e Kosovës U16
– 2015 – Gusht 2019 : Trainere prsonale në Qendren Suti Sport, Pejë
– 2017-2018: Basketbolliste në eikpin KB Penza – Pejë
– 2016-2018: Trajnere në Voleiball tek ekipi KV Suti Sport U14, U16
– 2014-2016: Basketbolliste në ekipin KB Prishtina – Prishtinë
– 2009-2013: Basketbolliste në ekipin KB Penza – Pejë
Titujt e fituar !
– KB Penza – 4 tituj të kampionit të Kosovës dhe 3 kupa të Kosovës,
– KB Prishtina – 4 tituj të Kosovës , 3 Kupa të Kosovës dhe 1 super kupë të Kosovës
– KB Bashkimi – Prizren – 1 kupë të Kosovës dhe 2 super kupa të Kosovës .
Gjithësej 19 trofe në basketbollin profesional të Kosovës.
Diskutim rreth këtij postimi