Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve , në profilin e tij në facebok shprehë kënaqësinë për bashkimin e shoqatave të Luginës në Zvicërr.
po japim shkrimin e tij të plotë në facebok:
“Përshëndes dhe përgëzoj nënshkrimin e memorandum mirëkuptimit të më se 20 shoqatave nga Lugina e Preshevës në Zvicër. Iniciativë kjo për të krijuar Bashkimin e Shoqatave të Luginës së Preshevës.
Historike që diaspora e Luginës në Zvicër do të ketë përfaqësim të njëzëshëm dhe koordinim të aktiviteteve e përpjekjeve për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare.
Vlerësoj lartë angazhimin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Gjoni, e në veçanti diplomatin nga Lugina e Preshevës z. Valon Gashi.
Përfundimisht, ndërmarrja e një qasje strategjike me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar ka nisur të jep rezultatet e veta.
Përfshirja e Luginës në diplomacinë shqiptare është vizioni për diasporën tonë dhe avancimin e çështjes së Luginës.
Përmes organizimit e mobilizimit të bëjmë unifikim e gjithëpërfshirje, gjithëpërfshirje për avokim, avokim për veprim, veprim për avancim.
Urime diaspora jonë në Zvicër!
Përgëzoj secilin nga nënshkruesit veç e veç!
Shembull i jashtëzakonshëm!
Me fat!”
Diskutim rreth këtij postimi