Ky skenar kaq i rrezikshëm, nuk është i panjohur për kreun e BIK-ut, në Kosovë dhe liderin shekullor të këtij institucioni Myftiun Naim Tërnava, i cili kohë më parë, priti në një takim të ngrohtë miqësor përfaqësuesit fetarë të Novi Pazarit, të njohur si Meshiat i Bashkësisë Islame në Serbi, i cili funksionon në kuadër të Bosnje e Hercegovinës, me seli në Sarajevë.
BIK-u i Tërnavës, përmes përfaqësuesve të Boshnjakëve të Sanxhakut në Parlamentin e Serbisë, po mundohet t’i përçaj përmes Këshillave boshnjakët në Kosovë, ashtu siç i ka ndarë e katandisur këshillat e Bashkësisë Fetare në Luginë të Preshevës.
BIK-ut të Tërnavës, nuk i pengon që boshnjakët në Parlamentin e Serbisë, nuk e njohin Kosovën si shtet, a në anën tjetër ata i futin hundët në organizimin fetar dhe politik në Luginë të Preshevës dhe Kosovës.
Kjo vërejtje e Duda Balje, le të shërbej si mësim i mirë edhe për liderët në Kosovë dhe Luginë të Preshevë, të cilët i kanë future veshët në lesh dhe heshtin para veprimeve sekrete të Beogradit për ta ndarë Kosovën me boshnjakët, duke llogaritur edhe komunat e Luginës së Preshevës, në të cilat Sanxhaku veç i ka shtrirë veprimet e veta përmes Mexhlizeve dhe sejmenëve të tyre, njofton Jehonaislame
/rajonipress/
Diskutim rreth këtij postimi