Dardania Press
E diel, 11 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

Dilemat e rugovistëve dhe preferenca e klanistëve!

   Idriz Zeqiraj: Çështja e trashëgimisë të LDK-së, u hap, kur më e votuara e këtij subjekti, Vjosë Osmani, u përjashtua nga strukturat e partisë, në mënyrë banditeske e rrugaçërore, vetëm për ta eliminuar në konkurrencën e ligjshme për kreun e LDK-së.

31 Dhjetor, 2020
in Vështrime
21 0
0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?
24
SHARES
304
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
     Çështja e trashëgimisë të LDK-së, u hap, kur më e votuara e këtij subjekti, Vjosë Osmani, u përjashtua nga strukturat e partisë, në mënyrë banditeske e rrugaçërore, vetëm për ta eliminuar në konkurrencën e ligjshme për kreun e LDK-së. Në Çarshi flasin se pas shuarjes fizike të kryezotit Rugovë, për eliminimin politik të kuadrove, përdorën metoda komuniste, me elemente edhe të një fashizmi të moderuar!
     Përfaqësuesja e Brezit të Republikës, Vjosë Osmani, njëherit, edhe e reformistëve, është zotuar për ta kthyer frymën rugoviane në parti, të cilën e kanë bjerrë krerët uzurpatorë të dhunshëm, të paligjshëm, sepse nuk patën guximin të provohen me votën e lirë, të fshehtë demokratike. Kjo frikë u rezervoi një fund të palavdishëm, sepse dëmtuan, deri në degradim partinë, dikur, zëmadhe, Lidhjen Demokratike të Dr. Rugovës.
     Deklarimi pretendues dhe shumë domethënës i Vjosë Osmanit, ka vënë në dilemë rugovistët e saj dhe tërë elektoratin e LDK-së, përveç klanistëve të Isa Mustafës, të cilët, zgjidhjen klishe, preferencën për PAN-in, e kanë të gatshme. Dhe, assesi, nuk merakosën për tkurrjen, rrjedhën e elektoratit të LDK-së. Mjafton me kaluar pragun zjedhor dhe koalicionin me partitë-banda të PAN-it e kanë të prenotuar, abonuar.
     “… Kjo ka qenë zgjidhje e LDK-së apo logos, që për momentin e kanë njerëzit, që janë në lidërship, por, votuesin e LDK, dihet, që e prfaqësoj unë”, – deklaron, bindshëm e krenarisht, luftarakja rugoviste – Vjosë Osmani.
     Rugovistët e Vjosës, duke e miratuar deklaratën e Shefës së tyre, e arsyetojnë atë, se, vërtet, uzurpatorëve u ka mbetur vetëm logoja e LDK-së. Përndryshe, kanë rrënuar të gjithë trashëgiminë e shenjtë, të krijuar, ndër vite, nga Presidenti Rugova me shokë, edhe në kushtet e përgjakjes së madhe millosheviçiane dhe të “komandantëve” shqipfolës vendorë! Të anatemuarit nga klani Mustafa, tashmë, të renditur përkrah Vjosë Osmanit, akuzojnë dhe dënojnë lidërshipin aktual të LDK-së, për devijimin, deri në braktisjen e tërësishme, të parimeve të përcaktuara, qartazi, nga kryetari Rugovë:
    1) Klanorët kanë ndryshuar statutin e LDK-së, me qëllim të monopolizimit të partisë;
     2) Kandidimin për kryetar të LDK-së, në qendër dhe bazë, paraprakisht, duhet siguruar 50+1% të votave të delegatëve;
     3) Dhënia e kompetencave, madje, tej mbretërore, kryetarit, si propozimi të 2/3 të anëtarëve, për të gjitha strukturat e partisë;
     4) Emërimi i deputetëve, ministrave, zv.ministrave, drejtorëve dhe të kuadrove të tjerë;
     5) Degradimi i sistemit zgjedhor: përjashtimi i debatit, shmangia e konkurrencës, braktisja e votimit të fshehtë, për të gjitha strukturat e partisë, në bazë e qendër dhe zëvendësimi me aklamacionin falsifikues komunist;
     6) Shkelja e porosisë-amanet e Dr. Rugovës: “Të mos lejohet ngritja në poste e Hashim Thaçit, sepse është i rrezikshëm për Kosovën”. Por, Isa e zgjodhi, më sakt, e bëri hiç më pak se president;
     7) Klani i LDK-së, i nxitur nga Hashimi, thjeshtë, për interesa personale të tij, ka firmosur Asociacionin dhe Demarkacionin, që përbën vepër penale, me elemente të bollshme të tradhtisë kombëtare;
     8) Klani i LDK-së ka kontribuar në mbajtën në pushtet të partive të krimit, përkatësisht, të PAN-it;
     9) Klani brenda Kryesisë të LDK-së, ka seleksionuar dhe larguar rugovistët e dëshmuar, të cilët, ndër vite, janë përndjekur nga bandat e Millosheviçit dhe ato të SHIK-ut, “Shqiponjave të Zeza”, pjesë e partive të PAN-it. Hakmarrja ndaj rugovistëve, që nuk aprovuan dhe nuk votuan koalicionin me PDK-në dhe Hashimin president, dëshmon degjenerimin e LDK-së, vartësinë faktike ndaj PDK-së dhe Hashimit. Njëherësh, një mujëshi, në përmasat e një rrugaçërie unike, që duhet të zgjojë përgjumjen e turpshme të një partie akademike!
     10) Është po ky klan, brenda Kryesisë të LDK-së, me disa individë të munguar dhe me disa të tjerë të shtuar, i cili e ka  ndarë një herë LDK-në, duke e defaktorizuar për një dekadë e gjysmë radhazi. Pra, duke e bërë dhe lënë parti rakitike, bisht të partive-banda PAN-iste.
      Përlavdërimet e klanistëve, me horrakët e tyre, janë buroke boshe. Eliminimin politik të  konkurrentëve brenda partisë, e quajnë sukses, pavarësisht rrjedhjes të elektoratit. Madje, klanistët e lidërshipit aktual, gëzohen e festojnë, ngjashëm me LPK-istët e djeshëm, përkatësisht, PAN-istët e sotëm, kur ekzekutonin ushtarakët e FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe veprimtarët e LDK-së! Ngjethëse, por, krejt e vërtetë, mjerisht!
     Rugovistët e Vjosë Osmanit, bazuar në 10 (dhjetë) shkeljet devijuese të rënda, kundër-Rugovë, madje, secila syrësh më e rëndë se tjetra, mendojnë se Isa Mustafa me klanorët e tij, kanë humbur të drejtën morale dhe faktike, për t`u thirrur në emrin e Rugovës dhe të partisë së Tij – LDK-së.
 
 
             Logoja – LDK -, armë e lidërshipit, 
          për eliminimin politik të rugovistëve
     Sipas rugovistëve të Vjosë Osmanit, logoja e LDK-së, tashmë, e uzurpuar dhunshëm, assesi, nuk është alibi e klanorëve të Mustafës, për të pretenduar në përfaqësimin e elektoratit rugovian, përkatësisht, të LDK-së. Nisjativa jonë, thonë rugovstët, – LIDHJA DEMOKRATIKE E RUGOVËS (LDR) -, do ta përfaqësojë, denjësisht, elektoratin e LDK-së, rugovistja më besnike e parimeve të Presidentit Rugova, Vjosë Osmani.
     Dilema e rugovistëve është ruajtja e elektoratit rugovian, i cili, në saje të politikës rrënuese të klanit Mustafa, ka pësuar rënie rapide. Është organizimi i ri politik – LRD, që krahas çkapjes së shtetit, parësi do ta këtë ribashkimin e elektoratit rugovian, besimin e të cilit e shpërdori, skajshëm, klani i shantazhuar nga PAN-i dhe SHIK-u i saj.
     Përkundër dilemës fisnike, të rugovistëve të Vjosë Osmanit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, me klanin e tij, preferencë ka aleancën e PAN-in, sigurimin e koalicionit me atë. Bazuar në faktet e këtij tej 10-vjeçari, sjellja e klanorëve brenda Kryesisë të LDK-së, ka abuzuar me elektoratin rugovian, ka shkelur premtimet, ka mashtruar votuesit, rrjedhimisht, ka irrituar elektoratin.
     Andaj, sipas rugovistëve, logoja – LDK – është konsumuar, është boshatisur nga vlerat e djeshme dhe përdoret për interes, konsum, hipokrizi. Argatët e PAN-it, brenda lidërshipit të LDK-së, kanë thelluar bizneset e pista, sidomos me PDK-në, kanë krijuar ndërvartësi reciproke. Mashtrimi i turpshëm i klanorëve të Mustafës, ishte premtimi për çkapjen e shtetit. Ndërkohë, sakrifikuan “koalicionin e shpresës” me LVV, për t`u koalicionuar me partitë e refuzuara nga populli i Kosovës, për krim të organizuar dhe hajni galopante zyrtare, duke i kthyer, “partizançe”, në pushtet, jashtë çdo norme demokratike, jashtë votimit popullor. Lutje 6-mujore bëri kreu i LDK-së edhe për hyrjen në koalicion të partisë prijëse të krimit – PDK.
     Rugovistët e Vjosë Osmanit, i bëjnë thirrje elektoratit të LDK-së rugoviane, ta aktivizojë mbamendjen përgjatë tej tri dekadave dhe të reflektojnë. Kush, pas Rugovës, mbrojti, guximshëm e dinjitetshëm, parimet rugoviane më mirë se sa Vjosë Osmani? Absolutisht, askush! Ajo u përball stoikisht, qendrueshmërisht, me një president batakçinj, që, për interesa personale, kishte vënë në ankand tokat e Kosovës. Pjesë e së keqes, në realizimin e planeve errëtake të Hashimit, u bënë edhe Mustafa, Hyseni dhe klani “aminxhinj” i tyre.
     Klanorët e LDK-së, pas Rugovës, janë mësuar t`i eliminojnë, një nga një, apo në gup, kundërshtarët e tyre rugovistë, gjithnjë, duke e përdorur, falsifikueshëm, logon – LDK -. Edhe pse krerët e LDK-së, me klanistët e tyre, në vijimësi, thirrën në strukturat e LDK-së! Ndërkohë, përtej një dekade, këto struktura përdoren si kondomë të kryetarit të partisë, të cilit ia mundëson statuti i ndryshuar i LDK-së, enkas, për sundimin mbretëror të kryetarit.
     Për fund, rugovistët bëjnë pyetjen e drejtëpërdrejtë: A do të vazhdojë elektorati i LDK-së ta ruajë statusquon e kapjes të shtetit, me shpërblimin për klanorët e LDK-së, për t`u koalicionuar me partitë e PAN-it? Apo do ta vlerësojë dhe mbrojë
përfaqësuesen e Brezit të Republikës, reformatoren rugoviste, Vjosë Osmani, për ta bërë kryezonjë partinë e Presidentit Rugova?

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
BEL02 - 20010709 - BATAJNICA, SERBI, JUGOSLLAVI: Gazetarët fotografojnë një varr masiv në Batajnicë pranë Beogradit të hënën, më 9 korrik 2001. Në fund të një shtegu të dheut të mbuluar me bimësi që gjarpëron përmes një baze të policisë speciale në periferi të Beogradit, një gropë e hapur shënon vendin ku agjentët e ish-regjimit të Slobodan Millosheviqit fshehën trupat e rreth 36 shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dy vjet më parë. EPA PHOTO EPA/SASA STANKOVIC/AS-ms

Batajnica: 26 vite nga Masakra e Mejës, 23 vite nga heshtja mbi varrezën masive dhe 2 pyetjet që djegin ende

10 Maj, 2025
Prof. Dr. Avni Presheva: FILOZOFIA E SHKENCËS – SHKENCA E FILOZOFISË (Recension)

Prof. Dr. Avni Presheva: FILOZOFIA E SHKENCËS – SHKENCA E FILOZOFISË (Recension)

10 Maj, 2025
Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

8 Maj, 2025
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

8 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In