Në historinë e Ballkanit ka dokumente që flasin më fort se propaganda, më fort se tekstet shkollore dhe më fort se heshtja zyrtare. Një ndër to është raporti amerikan i vitit 1919 me titull “Serbian massacres of Albanians in Montenegro” – një dokument i hartuar nga oficeri amerikan Sherman Miles për Konferencën e Paqes në Paris.
Ky raport rrëfen një realitet që shumëkush është përpjekur ta mbulojë: masakrat, dëbimet dhe spastrimin e shqiptarëve në viset e Malit të Zi dhe Sanxhakut pas Luftës së Parë Botërore.
Plavë, Guci, Rozhajë dhe Pešter
Në historinë e Ballkanit ka dokumente që flasin më fort se propaganda, më fort se tekstet shkollore dhe më fort se heshtja zyrtare. Një ndër to është raporti amerikan i vitit 1919 me titull “Serbian massacres of Albanians in Montenegro” – një dokument i hartuar nga oficeri amerikan Sherman Miles për Konferencën e Paqes në Paris.
Ky raport rrëfen një realitet që shumëkush është përpjekur ta mbulojë: masakrat, dëbimet dhe spastrimin e shqiptarëve në viset e Malit të Zi dhe Sanxhakut pas Luftës së Parë Botërore.
Peshteri – 95% shqiptar sipas dokumentit amerikan
Në pjesën përfundimtare të raportit jepen të dhëna për përbërjen etnike të rajoneve të prekura.
Për Peshterin, raporti jep: 20,000 banorë dhe shton se në këto zona popullsia ishte: 95% shqiptare 5% serbe
Pra, në vitin 1919, sipas një dokumenti amerikan, Peshteri ishte krahinë me shumicë dërrmuese shqiptare.
Kjo është një goditje e fortë për narrativat që përpiqen të fshijnë gjurmët shqiptare në këtë trevë historike.
Rozhaja në flakë – 700 shqiptarë të vrarë pa rezistencë
Raporti shkruan qartë:
Në rajonin e Rozhajës shumë fshatra u shkatërruan dhe 700 shqiptarë u masakruan pa bërë rezistencë.
Pra nuk bëhej fjalë për beteja, por për vrasje të popullsisë civile. Rozhaja, një nga qendrat historike shqiptare të asaj ane, del në këtë raport si vend i terrorit shtetëror.
Plavë dhe Guci – viktima gra, fëmijë e pleq
Në dokument thuhet:
Në Plavë dhe Guci u masakruan 333 gra, fëmijë dhe pleq.
Kjo fjali e vetme mjafton për të kuptuar natyrën e operacionit. Nuk ishte luftë kundër forcave të armatosura, por goditje kundër popullsisë së pambrojtur.
Refugjatët shqiptarë pranë Shkodrës
Sherman Miles thekson se kishte parë: midis 2,000 dhe 2,500 refugjatë shqiptarë pranë Shkodrës, shumë të tjerë të strehuar në male
Ai shkruan se këta njerëz kishin ardhur vetëm me rrobat që mbanin veshur.
Dhe shton: Vetëm forca, terrori dhe mizoritë mund ta kishin shkaktuar këtë.
Përfundimi tronditës i oficerit amerikan
Në fund të raportit, Miles deklaron: Besoj se serbo-malazezët masakruan një numër të madh shqiptarësh dhe kjo u bë me qëllim që shqiptarët të largoheshin nga trojet e tyre.
Ky është një përkufizim i qartë i asaj që sot do ta quanim: spastrim etnik
Pse heshtet ky dokument?
Sepse ky raport: provon shumicën shqiptare në Pešter, dokumenton masakra në Rozhajë, dëshmon krime ndaj civilëve në Plavë-Guci, flet për dëbim të organizuar të shqiptarëve
Dhe pikërisht për këtë arsye, dokumente të tilla rrallë përmenden.
Përfundim
Historia e shqiptarëve në Pešter, Rozhajë, Plavë dhe Guci nuk fillon me heshtjen e sotme. Ajo është shkruar edhe në dokumentet ndërkombëtare të vitit 1919.
Raporti amerikan i Sherman Miles është një dëshmi që nuk shuhet:
aty kishte shqiptarë, shumë shqiptarë – dhe ata u goditën me dhunë.
DardaniaPress
Kujtesa nuk vdes. Dokumentet flasin.
Burimin do ta keni në botimet tona të koferencave shkencore dhe vepra të botuara.










Discussion about this post