Dardania Press
E premte, 24 Prill, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Lugina e Preshevës

KËSHILLI KOMBËTAR – KOOPERATIVË E DËSHTUAR BUJQËSORE?!

Nehat Hyseni: Këshilli Kombëtar Shqiptar (KNSH) në Serbi është themeluar në qershor të vitit 2010 dhe ka katër kompetenca kryesore: arsimin, kulturën, informimin dhe përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

24 Prill, 2026
in Lugina e Preshevës, Vështrime
14 0
0
Shqiptarët krishterë të Preshevës (shek. XIV–XX)
16
SHARES
200
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KNSH) në Serbi është themeluar në qershor të vitit 2010 dhe ka katër kompetenca kryesore: arsimin, kulturën, informimin dhe përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, të përcaktuara me Ligjin për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare.
Pra, nuk janë pesë, por katër fusha themelore dhe ato nuk përfshijnë asnjë veprimtari ekonomike apo bujqësore.

Megjithatë, veprimtaritë dhe kompetencat e veta ligjore ky Këshill pothuajse i ka lënë në harresë dhe, për çudi, ka filluar të merret edhe me bujqësi, duke lënë pas dore arsimin, kulturën dhe informimin. Madje, nëpër korridore dhe në biseda “konfidenciale” qarkullon pretendimi se Qeveria e Republikës së Kosovës, kohë më parë, paska transferuar rreth dy milionë euro, të cilat paskan mbetur të bllokuara, meqë KNSH nuk është i regjistruar si subjekt ekonomik-bujqësor dhe nuk paska mundësi ligjore për t’i shfrytëzuar këto mjete.

Kështu, edhe pse taksapaguesit ndajnë mjete nga kafshata e gojës së tyre, ato mbeten të bllokuara dhe nuk arrijnë te përfituesit e granteve bujqësore në Luginën e Preshevës.

Të gjitha këto anomali të çuditshme më rastisi t’i mësoj krejt rastësisht.

Meqë, më herët, më ishte premtuar nga kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, se do të financohej një nga librat e mi më të rinj, unë paraqita kërkesë në Këshillin Komunal të Preshevës për financimin e botimit të monografisë “Profesor Ibrahim Kelmendi (1916–1979)” të autorit Elez Osmani (New York), ku Prof. Dr. Emin Kavashi nga Fushe Kosova eshte redaktor dhe unë jam recensent.

Kjo monografi ishte planifikuar të botohej dhe të promovohej më 16 prill 2026, me rastin e kremtimit të 110-vjetorit të lindjes së profesorit, emrin e të cilit me krenari e mban shkolla fillore qendrore dhe që çdo vit e shënon këtë datë si Ditën zyrtare të shkollës me një program të pasur kulturor-artistik.

Nga Komuna më njoftuan se kanë ndarë vetëm 412 euro (50.000 dinarë), që përbënin rreth 5% të kostos reale të botimit të monografisë.
Natyrisht, e refuzova kategorikisht këtë donacion jodinjitoz.

Kryetarja Sinani, duke shprehur keqardhje, më sugjeroi që t’i drejtohem KNSH-së, me arsyetimin se “ata janë bash për këtë punë”. Nuk hezitova dhe iu drejtova edhe KNSH-së me kërkesë zyrtare. Për çudi, kryetari Enkel Rexhepi më deklaroi: “Nuk kemi mjete, prandaj nuk mund ta financojmë botimin e monografisë.”

Mbeta i shtangur: si është e mundur që Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti deklarojnë publikisht se janë ndarë 4–5 milionë euro për arsimin, kulturën dhe informimin në gjuhën shqipe në Luginë, ndërsa realiteti në terren duket një situatë dhe realitet diametralisht i kundërt? E gjitha kjo tingëllon si një narrativë e pabazë, madje si propagandë e pastër.

Në fund, monografinë u detyrova të huazoj dhe e botova me mjetet e mia personale nga pensioni im modest dhe me ndihmën e familjarëve të mi, pa ndihmën institucionale, që aq shumë e trumpetojne dhe e kanë gojën plotë kudo qe paraqiten me fjalimet e tyre “patriotike”.
Megjithatë, ia dolëm që, perkundër vështirësive e sfidave, ta bejmë promovimin e Monografisë me 16 prill 2026 në lokalet e Shkollës Fillore që me krenari mban emrin “Profesor Ibrahim Kelmendi”.

Vallë, çfarë po ndodh aktualisht me ne shqiptarët në Luginën e Preshevës?

Preshevë, 23 prill 2026

Tags: Nehat Hyseni

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Shqiptarët krishterë të Preshevës (shek. XIV–XX)

KËSHILLI KOMBËTAR – KOOPERATIVË E DËSHTUAR BUJQËSORE?!

24 Prill, 2026
Këngëtarja Donna Dafi publikon videoklipin e saj më të ri, “ManGo”

Këngëtarja Donna Dafi publikon videoklipin e saj më të ri, “ManGo”

24 Prill, 2026
Sipas një studimi serb të vitit 1974: Malazezët dhe shtresat ilire të etnogjenezës së tyre

Sipas një studimi serb të vitit 1974: Malazezët dhe shtresat ilire të etnogjenezës së tyre

23 Prill, 2026
Dr. REXHEP QOSJA: FIGURË QENDRORE E MENDIMIT KRITIK, LETËRSISË DHE DISKURSIT KULTUROR SHQIPTAR

Dr. REXHEP QOSJA: FIGURË QENDRORE E MENDIMIT KRITIK, LETËRSISË DHE DISKURSIT KULTUROR SHQIPTAR

23 Prill, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In