Dardania Press
E enjte, 19 Mars, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kultura

Ersi Qazolli – NJË INSPIRIM PËR GJENERATËN E RE

Adelina Pali: Ersin e njoha gjatë mbrëmjeve poetike me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Që në takimin e parë, ai më la pa frymë me energjinë dhe përkushtimin e tij. Një djalë i jashtëzakonshëm, me vlera të rralla, i etur për dije, për rritje dhe për të sjellë ndryshim në komunitetin e tij.

19 Mars, 2026
in Kultura, Vështrime
14 0
0
Ersi Qazolli – NJË INSPIRIM PËR GJENERATËN E RE
16
SHARES
199
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ersin e njoha gjatë mbrëmjeve poetike me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Që në takimin e parë, ai më la pa frymë me energjinë dhe përkushtimin e tij. Një djalë i jashtëzakonshëm, me vlera të rralla, i etur për dije, për rritje dhe për të sjellë ndryshim në komunitetin e tij.
Që në moshë të re, Ersi ka treguar se vlera dhe iniciativa nuk kanë kufij. Më 3 dhjetor 2022, ai u vlerësua nga gjimnazi “Partizani” me çmimin e parë dhe një certifikatë mirënjohjeje në konkursin “Zgjidh planetin, jo plastikën”, duke dëshmuar qysh herët interesin dhe angazhimin e tij për mjedisin dhe shoqërinë.
Pasioni i Ersit për shkencën, veçanërisht bioteknologjinë, dhe angazhimi i tij si Kryetar i Këshillit Studentor tregojnë një frymë lidershipi dhe përgjegjësie që rrallë gjendet. Ai nuk kërkon thjesht të arrijë sukses për veten, por dëshiron të hapë rrugë për të gjithë ata që e rrethojnë, duke krijuar mundësi dhe duke frymëzuar studentët të jenë më aktivë,bashkëpunues dhe të guximshëm.
Një shembull i qartë i kësaj energjie është angazhimi i tij në festivalin kombëtar letrar “Nën Dritën e Fjalës”, ku bashkë me Artiola Tabakun organizoi dhe koordinoi një grup prej 10 vetash, të gjithë vullnetarë, duke bërë që çdo detaj i festivalit të funksiononte me përkushtim dhe dashuri.
Lum Shqipëria që ka djem si Ersi, të etur për të bërë të mirën, për të ndërtuar të ardhmen dhe për të ecur drejt suksesit. Takimi me të nuk është vetëm një njohje me një student të shkëlqyer, por një përvojë që të mbush me shpresë dhe bindje se gjenerata e re është e aftë të ndryshojë botën me pasion, vlera dhe zemër të madhe.

Adelina Pali

Ersi Qazolli është student dhe aktualisht Kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ka lindur më 10 shtator 2004 në Tiranë. Ka përfunduar gjimnazin “Partizani” dhe tani ndjek vitin e tretë të studimeve në degën e Bioteknologjisë, ku pasioni i tij për shkencën dhe inovacionin e ka bërë një figurë aktive dhe të njohur mes studentëve.
Qysh në moshë të re, Ersi ka treguar vlera dhe iniciativa të jashtëzakonshme. Më 3 dhjetor 2022, ai u vlerësua nga gjimnazi “Partizani” me çmimin e parë dhe një certifikatë mirënjohjeje në konkursin “Zgjidh planetin, jo plastikën”, duke dëshmuar angazhimin e tij për mjedisin dhe shoqërinë.
Në tetor 2023 nisi studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe brenda pak muajsh, në dhjetor 2025, u zgjodh Kryetar i Këshillit Studentor, një pozicion që e udhëheq me përkushtim edhe sot. Po atë vit u bashkua me Young and Conservative Albania, ku aktualisht shërben si menaxher projektesh, duke sjellë energji dhe ide të reja. Në qershor 2024, krijoi klubin e parë të Bioteknologjisë, ku tani është president, duke ndërtuar një komunitet studentësh me interes për shkencën dhe teknologjinë. Ai ka marrë pjesë në shumë evente, takime dhe konferenca brenda dhe jashtë vendit, duke u vlerësuar për angazhimin dhe kreativitetin e tij. Disa prej tyre përfshijnë:
“YoungBM Thessaloniki 25” në Selanik,
Festivalin letrar kombëtar “Nën Dritën e Fjalës” më 25 tetor 2025, ku bashkë me Artiola Tabakun angazhoi një grup prej 10 vullnetarësh,
“4th International Conference on Applied Biotechnology” në Tiranë, ku fitoi certifikata për pjesëmarrje dhe për posterin më të mirë të kongresit,
“YoungBM ECO Gdansk 2026” në Poloni,
“YoungBM Lisbon 26” në Portugali, ku kontribuoi në fotografi dhe video për mediat sociale dhe u vlerësua me certifikata pjesëmarrjeje.
Përveç angazhimeve akademike, Ersi është i punësuar në sektorin privat dhe vazhdon të mbështesë projekte studentore të ndryshme, duke krijuar mundësi për zhvillim akademik, bashkëpunim dhe inovacion, dhe duke nxitur një komunitet aktiv dhe të orientuar drejt suksesit.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Ersi Qazolli – NJË INSPIRIM PËR GJENERATËN E RE

Ersi Qazolli – NJË INSPIRIM PËR GJENERATËN E RE

19 Mars, 2026
Subvencionet e energjisë nisin nga nesër: përfitim direkt në fatura për familjet në nevojë

Subvencionet e energjisë nisin nga nesër: përfitim direkt në fatura për familjet në nevojë

18 Mars, 2026
Nga identitet fetar në identitet kombëtar

Nga identitet fetar në identitet kombëtar

17 Mars, 2026
MASAKRA E BIHORIT

MASAKRA E BIHORIT

17 Mars, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In