(marr nga libri, pa ndërhyrje)
O, a po ngoni ju shoq’ni, Po tregoj nji histori, O në Bihor çka ka ba vaki, N’atë Sanxhak t’Pazarit të Ri Çka kanë ba çetniktë e zi, Kanë pre burra, gra e fëmijë, Të masakruar i lanë mbi nëntë mijë, O, i kanë përzanë mbi tridhjetë mijë.
O, pesë janari ishte tmerr i zi, Katërdhjetë e treta, sa pat hi, U tërbunë ata çetnikë barbarë, Tetëdhjetë katuneve me shqiptarë, Shpi për shpi u hynë mbarë, Vranë e prenë burra, gra e fëmijë, Me hanxharë, pushkë, thikë e singi, O, e kaloi numrin mbi nëntë mijë.
Shqiptarë të dëbuar nga Bihori-Sanxhaku
O, atë ditë të martë, natë Bozhiqi Është çuar n’këmbë Pavle Gjurishiqi,
Një batalion e ka shtëngu, Mësynë Bihorin me spastru, Kanë nxjerrë jashtë krejt rob e fëmijë, Katërqind fëmijë në borë janë mërdhi, Shtatëqind të tjerë janë therë me singi, Mbi shtatëqind fëmijë në zjarr i kan shti.
O, u ba Bihori shkrumb e hi, U vranë e u prenë shqiptarë mbi nëntë mijë, I lanë shtëpitë tridhjetë mijë Të tjerët të gjallë krejt çka i zanë Në ortodoks ata i konvertojnë Vajza e gra ata i skllavërojnë, N’Shumadi ato atje i çojnë, Vuajtje e tmerr ato përjetojnë.
O sot, këtë kangë që jam tu e këndu, Gati një shekull ka kalu, Për këtë ngjarje mjaft s’është shkru Në Arkiv t’Shqipërisë dosja është tu ru, O si shqiptarë duhet me ditë, Kjo masakër kur të dalë në dritë, Është më i madhi krim ballkanik,
Si Shqipnia ashtu dhe Kosova, Shkjaut kurr mos t’i besojmë O, gjithmonë, hasëm janë, armik i trojeve tona.
19 janar 2022, Jezerc
Kjo këngë i kushtohet një krimi-tragjedie, që ndodhi në Bihor, në Sanxhak shqiptar, me popullsi shqiptare. Atje më datë 5 dhe 6 janar 1943, një batalion çetnik, më krye me kryeçetnikun Pavle Gjurishig, ia mësyjnë Bihorit, çdo gjë që gjejnë para vetes, e shkatërrojnë, e djegin, duke tmerruar, duke imam alhe dhuke masakruar popullatën. Bihori, që kishte 82 katunde shqiptare, u dogj më tërësi 32 mijë banorë shqiptarë i lamë shtëpitë, natën në errësirë, duke ikur, vetëm pë të shpëtuar kokën. Ata që i zunë më shtëpi, i masakruam: 9200 veta shqiptar prej tyre, 447 fëmijë janë ngrirë në acar të dimrit, 701 fëmijë janë therur me thika e mjete të mprehta, 705 janë djegur në zjarre; gjithsej 1853 fëmijë. Num shumë të madh të grave e vajzave shqiptare i morën peng, i dërguam më brem të Serbisë – në Shumadi, i martuan për serbë, nëpërmjet dhunës e torturave m ç’njerëzore.
Kjo është masakra më e madhe në Gadishullin Ballkanik gjatë Luftës së D Botërore. Krejt kjo masakër gjendet më DOSJE të Arkivit Shtetëror të Shqipëri e cila e dëshmon për këtë ngjarje me fakte konkrete. Fotoja është marrë n Google










Discussion about this post