Dardania Press
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result

SHEN NËNË ANGJELINA SHPIRTI I SHENJTË ARBËROR (4)

Kryemurgesha Nënë Angjelina ushtroi aktivitetin ekleziastik në provincat e Vojvodinës të mbretërisë Hungareze dhe të Vllahisë, që ishte vasale e Hungarisë, madje quhej dhe Hungaro-Valakia; dy provinca, të cilat nuk ishin pushtuar nga Perandoria Osmane. Vllahia u bë vasale tributare e Perandorisë Osmane, por ruajti autonominë, ndërsa Serbia u pushtua nga turqit.

18 Dhjetor, 2025
in I pakategorizuar
14 0
0
SHEN NËNË ANGJELINA  SHPIRTI I SHENJTË ARBËROR (4)
16
SHARES
202
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

   Lutfi ALIA

   Siena – Itali

 

Kryemurgesha Nënë Angjelina ushtroi aktivitetin ekleziastik në provincat e Vojvodinës të mbretërisë Hungareze dhe të Vllahisë, që ishte vasale e Hungarisë, madje quhej dhe Hungaro-Valakia; dy provinca, të cilat nuk ishin pushtuar nga Perandoria Osmane. Vllahia u bë vasale tributare e Perandorisë Osmane, por ruajti autonominë, ndërsa Serbia u pushtua nga turqit.

Në janar të vitit 1486, me ftesë të mbretit të Hungarisë Mattia Korvino, Nënë Angjelina së bashku me dy djemtë dhe arkmortin me lipsanet e Stefani III, u vendosën në distretin e Srem-it në Vojvodina, në kështjellën e qytezës Kupin (Kupinovo), ku Angjelina, ndërtoi kishën e Shën Luka Apostolo dhe aty vendosi arkmortin me lipsanet e Stefanit III, që u bë objekt i peligrinazheve nga besimtarët ortodoksë hungarezë, vllah, sllovenë, boshnjakë dhe serbë. Një vit më pas, në Srem ndërtoi manastiret e Obed dhe manastirin në Sretenje, ku Nënë Angjelina shërbeu murgeshë. [Slobodan Mileusnić, (2000). Santi Serbi. Novi Sad: Prometeo. p 123-125].

Në vitet 1507 – 1508, rezulton një letërkëmbim i murgeshës Angjelina me Hirësinë e tij Nikolla Nefoni II, ipeshkëvi i Patriarkanës Ekumenike të Kostantinopojës, i cili e kishte të atin arvanitas. Angjelina i lutej Patriarkut Nifon, ta ndihmonte për të përballuar gjendjen e vështirë ekonomike dhe për mirëmbëjtjen e manastireve, që kishte ngritur në Vojvodinë dhe në Vllahi. Nefoni II, ndikoi te princi i pasur i Vllahisë Vlad Kalugarul, i cili e mbështeti me ndihma financiare murgeshën Angjelina. Ndihmat e princit, i përdori dhe për të hapur disa manastire në distretin e Srem-it. Në këtë periudhë Nënë Angjelina porositi dhe i prodhuan një medaljon me portretin e saj në njërën faqe dhe protretet e djemëve Johanit dhe Maksimit në faqen tjetër, medaljon që iu a dhuronte klerikëve dhe besimtarëve të devotshëm, që frekuentonin manastriret e shumtë që Ajo kishte themeluar. [Historia politica et patriarchica Costantinopoles, Capitolo X: Patriarca Nipho, (trans. Martin Crusius), 1564, pp. 12].

Në vitin 1509, me ndihmën e nipit Jakšič Nagoya, Angjelina dhe Maksimi u vendosën në trevën e Sirmia në malin Fruška Gora të Vojvodinës, ku në Krušcedol ndërtuan manastirin e famshëm të murgeshave. Në vitin 1512, në kishën e këtij manastiri varrosi lipsanet e Stefanit III dhe të Johanit, të cilët ishin kanonizuar shenjëtorë nga kisha ortodokse. Katër vite më pas, në këtë manastir u varros dhe djali Maksim – mitropoliti i Beogradit, i cili vdiq më 8 janar 1516 dhe dy vite më pas u shpall shenjëtor nga kisha ortodokse. Manastiri i Krušcedol është santuar i rëndësishëm dedikuar Virgjëreshës Maria. Manastiri quhet dhe “Fari shpirtëror” i ortodoksisë. Krahas rolit kryemurgeshë në manastirin e Krušcedol, drejtonte dhe manastiret e shumtë, organizonte liturgjitë dhe meshat me murgeshat dhe besimtarët. Nënë Angjelina impenjohej personalisht në takimet me besimtarët, madje besimtarët vendas dhe pelegrinët, që vinin nga trevat e tjera, i drejtoheshin duke e quajtur Nënë Angjelina, e bekuara Nënë, e nderuara Nënë, e adhuruara Nëna e jonë, çka shprehnin nderim, adhurim, dashuri dhe respekt për misionin e saj mëshirmadh si murgeshë e përkushtuar. [Momčilo Spremič, 2004. Ascesa interrotta: terre serbe nel tardo Medioevo. Belgrado: Istituto per i libri di testo e gli ausili didattici. p. 335.4].

Në një dorëshkrim të një murg anonim, që shërbente në manastirin e Krušcedol në shekullin XVI, për krymurgeshën Nënë Angjelina shkruan: “Në shërbimet e të adhuruarës Angjelina shpreheshin virtytet e krishtera të jetës së saj askete, mëshirmadhësia, durimi dhe mençuria, përkushtimi i saj si bashkëshorte dhe sakrificat e Nënës, sepse ajo i ishte e përkushtuar tërësisht Zotit”. Në një paragraf tjetër, murgu anonim shkruan: “Nënë Angjelina arbërore ishte burrneshë kurajoze, këmbëngulëse, e papërkulur para vëshirësive, e përkushtuar besimtarëve që e takonin, e lidhur shpirtërisht më pjestarët e familjes, andaj i mori me vete lipsanet e bashkëshortit Stefani III, të djemëve Johani e Maksimi dhe i vendosi në manastirin e Krušcedol, ashtu si dikur vepronin me Testamentin e Vjetër, me bindjen se lipsanet e tyre do të ndihmonin në shërimin e të sëmurëve, kësisoj do të bënin mrekulli”. [Svetlana Tomin. Madre Angelina: despota e suora Angelina Branković Santa Madre Angelina. Sremski Karlovci: Diocesi di Srem, 2016, pp. 8 – 14].

Gjatë viteve të shërbimit të devotshëm si murgeshë, vetëm në trojet rreth Fruška Gora, Nënë Angjelina themeloi 35 manastire, të shtrirë në një territor 50 km të gjatë e 10 km të gjërë, me përjashtim të manastireve Fenek, i cili ndodhet në Eparkinë e Srem-it dhe të manastirit të Trinitetit të Shenjtë në Sretenja, që e kishte

ngritur në majën e malit Ovçar. Në manastirin e Trinitetit të Shenjtë dhe Anuncionit në Sretenja, Nënë Angjelina organizonte festimet e “Dita e Purifikimit të Virgjëreshës dhe takimi i Jezu Krishtit me Simonin”.

Nënë Angjelina arbërore prezantohet me hire bukurie, zonjë e mençur, e matur, plot mirësi dhe ndershmëri, me urtësi të admirushme dhe me përkushtim shembullor në fenë ortodokse. Rrugëtimi i jetës së saj i ngjan një legjende të lashtë, ku na shfaqet pelegrine duke u endur nga një shtet në tjetrën, duke mbartur me vete jo vetëm dhimbjen, mundimet, varfërinë, por dhe arkëmorte me lipsanet, fillimisht të burrit, pastaj të djalit Johanit, më pas vuajti dhe humbjen e vajzës. Në këtë kalvar të vazhdushëm, Nënë Angjelina arbërore nuk u mposht, nuk u perkul, nuk u dorëzua para fatit të mbrapsht, por veshi tunikën e murgeshës dhe iu dedikua shërbimit të vuajturëve, të varfërve, të sëmurëve, besimtarëve të shumtë, u shndërrua në ikonë e mirësisë, e fjalës së mirë, e dorës së ngrohtë, andaj të gjithë e adhuronin e nderonin, e shihnin si engjëlli që përhapte besim dhe shpresa ndër besimtarët. Në ato vite emri i kryemurgeshës Nënë Angjelina ishte i njohur, sepse ishte shndërruar në model përkushtimi në fenë ortodokse, admirohej e nderohej edhe nga besimtarët katolikë në trevat e Sllovenisë Kroacisë dhe Bosnies fqinje me Vojvodinën. Fama e saj  vlerësohej nga Patrakana Ekumenike e Kostantinopojës. Për koincidencë asi kohe, Patriarkana u drejtua nga dy ipeshkëv arbëror Nifoni II (Niphone II) dhe Teolepto I (Theoleptos I). Në vitin 1513 Patriarku i Pakomio I, e vlerësonte në veçantti murgun Teolepto, andaj e emëroi Metropolit i Janinës. Teolepto ishte nga Epiri, i lindur në familje arbërore. Kur Pakomio I vdiq i helmuar, Teolepto u transferua në Adrianopoli, ku gjeti mbështetjen e Sulltan Selimit I. Pasi i pagoi taksat sulltanit, në vitin 1513 Selimi I e emëroi Teolepto, Patriark Ekumenik i Kostantinopjës dhe u transferua në selinë e Patriarkanës në Kostantinopojë. Një ndër vendimet e rëndësishme të tij ishte organizimi i dioqezave të Adrianopolit, Samos e të Vllahisë (Valacchia), ku Teolepto njohu aktivitetin ekleziastik dhe mrekullitë e Nënë Angjelinës. [Demetrius Kiminas, The Ecumenical Patrarchate. Wildside. Press LLC 2009, pp 38 – 41]

Mosha, vuajtjet dhe impenjimet intensive në aktivitetet si kryemurgeshë, kishin ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të Nënë Angjelinës. Në pranverën e vitit 1520, shkoi në Manastirin Triniteti i Shenjtë në Sretenje të Vojvodinës, ku kaloi muajt e fundit të jetës, e kujdesur me devocion dhe përkushtim nga murgeshat.

Më 30 korrik 1520, e adhuruara dhe shumë e dashura kryemurgesha Nënë Angjelina arbërore ndërroi jetë, u ngjit në amshim, duke lënë pas dhimbje, lot dhe një boshllëk të madh shpitëror për mugeshat, murgjit, priftërinjt dhe për besimtarët e shumtë. Si e kishte lënë porosi, Nënë Angjelinën e varrosën në manastirin e Trinitetit të Shenjtë në Sretenje. Në funeralin e Nënë Angjelinës morën pjesë një numër shumë i madh banorësh dhe besimtarësh nga treva të shumta, të cilët asistuan për t’i bërë nderimet të bekuarës Nënë Angjelina arbërore. Në vitin 1521, lipsanet e Nënë Angjelinës i transferuan në manastirin e Krušcedol, ku i vendosën krah varrit të Stefanit, të Johani dhe të Maksimit. Në korrik të vitit 1522 Teolepto I, ipeshkëvi i Patriarkanës Ekumenike të Kostantinopojës, bazuar në virtytet e krishtera, në mrekullië dedikuar Nënë Angjelinës dhe për kontributin e saj në ngritjen dhe organizimin e manastireve dhe kishave ortodokse, për adhurmin dhe nderimin nga besimtarët e shumtë, e kanonizoi shenjëtore, e shpalli Shen Nënë Angjelina. Dita e Shen Nënë Angjelinës celebrohet më 30 korrik, e Stefanit III më 11 tetor, e Johanit më 10 dhjetor, e Maksimit më 18 janar. Prej shekujsh Manastiri i Krušcedol është qendër peligrinazhi, lutjesh dhe përshpirtje për Shën Angjelinën dhe për të tre pjestarët e familjes dhe ata shenjëtorë. [Historia politica et patriarchica Costantinopoleos, in Corpus scritorum historiae byzantinae. P. Theoleptus, Vol. 49, Bonnn B.G. Niebuher, I bekker 1849 (1584), pp. 135-150].

Shen Nënë Angjelina shpalosi vlera të rralla si fisnike arbërore, si bashkëshorte, si nënë shembullore në kujdesin për fëmijët, si murgeshë e përkushtuar dhe si humaniste në shërbim dhe në ndihmë të varfërve, të shtypurve dhe të përbuzurve nga pushtuesit otomanë. Ajo ishte modeli i klerikes dhe i gruas së shquar, e cila falë virtyteve, guximit, krenarisë arbërore, përballimit të vëshirësive gjatë gjithë jetës, si murgeshë e përkushtuar, krijoi imazhin e shenjëtores, e vlerësuar dhe e nderuar nga popujt hungarezë, vllahë, austriakë, rumunë, rumunë, kroatë, serbë, rusë, italianë, kosovarë, arbërorë, francezë, nga shqiptarët në USA dhe nga grekët, të cilët e nderojnë, e adhurojë dhe luten të gjunjëzuar para Shenjtërisë së saj.

Në manastirin e Krušedolit, është ikonostasi me në qendër Jezu Krishtin, i rrethuar nga apostujt dhe nga shenjëtorët e kishës ortodokse, mes tyre ndodhet ikona e Shen Nënë Angjelinës dhe një ikonë ku janë të katër së bashku, Shen Nënë Angjelina, Shen Stefani, Shen Johani dhe Shen Maksimi. Gjithashtu është dhe një mozaik i Shën Nënë Angjelinës, me kryqin në dorën e djathtë. Në pulpitin e kishës të Manastirit, nga drejtohej mesha dhe liturgjia, gjithmonë vendoset ikona e Shen Nënë Angjelinës.

Ikonostasi i manastirit të Krušedolit, me në qendër Jezu Krishtin, i rrethuar me ikonat e apostujve dhe të shenjëtorëve të kishës ortodokse, mes tyre ndodhet ikona e Shen Nënë Angjelinës dhe ikona me të katër së bashku, Shen Nënë Angjelina, Shen Stefanit, Shen Johanit dhe Shen Maksimit.

 Afresku në manastirin e Krušcedol me Shen Maksimi, Shen Nënë Angjelina (veshur me tunikën e zezë të murgeshës dhe me kryqin në dorën e djathtë), Shen Johani dhe Shen Stefani III Branković.

Një ndër aktivitet e kishës ortodokse është hymnografia, hartimi i tekstit që shpreh tipare të veçanta për çdo shenjëtor dhe shenjëtore, mbi bazën e të cilit kompozohet melodia dhe këto hymne këndohen gjatë liturgjisë dhe në meshat dedikuar shenjëtorëve. Si për të gjithë shenjëtorët dhe për Shen Nënë Angjelinën, kisha ortodokse i ka dedikuar një hymn litugjik i tipit Mineo, por me veçori, se nuk është kompozuar një melodi e veçantë, por duke marrë në konsideratë jetën e vështirë dhe martorizimin si murgesha ortodokse, murgu autor i këtij hymni ka huazuar melodinë e hymnit të Shën Teodorës, një askete e krishterë e shekullit V pas K. Në tekstin e hymnografit dedikuar Shen Nënë Angjelinës theksohet:

Ejani në Izraelin e ri,

Në të gjitha vendet dhe qytetet për rreth,

Bashkohuni në kor,

Në kujtim të nderuarës Shen Nënë Angjelina,

Ta përqafojmë me shpirt dhe me zemër varrin e saj hyjnor,

Me gëzim të marrim prej saj mirësitë e shërimit.

[Sima Ćirković (1982). “Српска властела у борби за обнову Деспотовине” [Serbian nobility in the

   struggle for the restoration of the Despotate]. Историја српског народа [History of the Serbian people].

   Vol. 2. Београд: Српска књижевна задруга. pp. 373–389]

Shpallja shenjëtore e Nënë Angjelinës arbërore u shoqërua me krijimin e ikonave të shumta, të afreskeve dhe mozaikëve të stilit Bizantin, që mbushën manastiret dhe kishat, që Ajo kishte ngritur, madje kishës në Manastirin e Krušedol i dhanë emrin e Shen Nënë Angjelina. Aktualisht ikonët dhe afresket në manastir janë kopjuar sipas orgjinalit të stilit bizantin mesjetar dhe disa të stilit barok. Ikonostasi përmbanë ikona të periudhave te ndryshme nga ato të shekullit XVI, ndër ato ikona e Shen Nënë Angjelina e vitit 1545, si dhe ikona të më vonëshme të viteve 1745 – 1757, të realizuara nga piktorët Jov Vasiljeviç dhe Stefan Tenecki dhe ndonjë ikonë e rrallë e stilit Barok. Në manastire dhe kisha të ndryshme janë qindra ikona, që e prezantojnë Shen Nënë Angjelinën me imazhin e manastirit në dorën e majtë, çka shpreh kontributin e saj në themelimin e manastireve dhe kishave.

Shen Nënë Angjelina, është modeli i përkryer i murgeshës ortodokse, e cila falë edukatës nga prindërit arbëror, virtyteve të krishtera, guximit, krenarisë, përballimit të vëshirësive të shumta gjatë gjithë jetës dhe të mrekullive dedikuar asaj si murgeshë e përkushtuar, adhurohej dhe vazhdon të adhurohet e të nderohet nga popujt hungarezë, vllahë, austriakë, sllovakë, rumunë, sllovenë, kroatë, serbë, rusë, ukrainas, italianë, francezë, grekë, nga shqiptarët e Kosovës dhe nga shqiptarët e emigruar në USA, të cilët e nderojnë, e adhurojë dhe luten të gjunjëzuar para Shenjtërisë së saj.

Disa nga ikonat e Shen Nënë Angjelina, e prezantuar me imazhin e manastirit në dorën e majtë.

Të shumtë janë dhe afresket dhe mozaikët dedikuar Shen Nënë Angjelinës, sidomos në Vojvodinë dhe Vllahi, por dhe në Slloveni, Kroaci e më pas në Serbi, ashtu si dhe në vende të tjera. Afreske ka në manastiret dhe kishat e dioqezës të Srem-it si në manastirin e Krušcedol, në Rivac, në Neredin (fshat ne komunen Irig te distretit Srem), në manastirin “Triniteti i Shenjtë” dhe në kishën Shen Nikolla në Srtenje, në Bukovac (fraksion suburban në Novi Sad, kryeqendra e Vojvodinës), në Golubinci (banojnë kroatë, hungarezë dhe serbë), në ikonostatin e kishës në Karlovac është ikona e Shen Angjelinës vepër e vitit 1776 e Jakov Orfelin, si dhe një mozaik i Shen Nënë Angjelinës. Ikona e Shen Nënë Angjelinës ndodhet dhe në kishat e Kulpin, Stari Bečej, Čurug. Gjithashtu është prezantuar në afreske në manastiret dhe në kishat në Ulmja, Jasenovo, Rumenka , Kać. Në distretin e Sirmia është mozaiku në kapellën e kishës Katedrale të Šabac, në manastiret

dhe kishat në Klisuri, në kishën e Maradik, ku ritet, liturgjia dhe meshat zhvilloheshin në gjuhë hungareze

(magjiare), etj. Në ikonat, në afreske dhe në mozaikët, në pjesën e sipërme të sfondit, autorët shkruajnë me germa të arta, Shen Nënë Angjelina.

Afreske të Shen Angjelinës, janë dhe në shumë manastire dhe kisha në vende të tjera si në Serbi në kishën katedrale të Beogradit, në kishën e Shen Stefanit në manastirin e Deçanit në Pejë – Kosovë, në kishën e manastirit të Hillanderit në Malin Athos – Greqi, në manastirin e Eparkisë të Pakrac në Kroaci, ashtu edhe  në manastire dhe kisha në Moskë – Rusi, në Ukrainë, në Mali Bečkerek dhe Arad në Rumani, në kishën e Shën Gjergjit në Boston të USA etj.

Në veçanti manastiri i Krušedol ishte bërë i famshëm dhe me reputacion për fenë ortodokse, madje ishte qendra e Dioqezës të Sremit, ndërsa gjatë migrimit të madh të klerikëve dhe popullatës serbe në vitin 1699, Manastiri i Krušedol dhe manastiret e shumtë te themeluar nga Shen Angjelina, pritën dhe strehuan masën e madhe të ikanakëve. Manastiri i Krušedol i Lajmëtares të Shenjtë Theotokos, në ato vite ishte dhe selia e Patriarkut dhe Metropolia e Krušedolit. Pas vdekjes të Patriarkut Arsenije Čarnojević, Asambletë e Kishës Ortodokse Serbe në vitet 1708, 1710 dhe 1713 u mbajtën në manastirin e Krušedolit, madje ky manastir dy herë u vizitua nga hirësia e tij Paisios, Patriarku  i Jeruzalemit. [Svetlana Tomin. Madre Angelina: despota e suora Angelina Branković, Santa Madre Angelina. Sremski Karlovci: Diocesi di Srem, 2016, pp. 8 – 14].

Gjatë shekujve XVIII – XXI, të gjithë manastiret dhe kishat ekzistuese dhe ato të ndërtuara në dy shekujt e fundit në këto treva janë pasuruar me afreske, me mozaikë dhe me ikona të Shen Nënë Angjelinës, shumica kopje të ikonave të stilit Bizantin, por dhe me ikona të stilit Barok dhe më ikona të realizmit akademik. Në vitin 2012 u ndërtua kisha e Shën Nënë Angjelinës në Metropolitanën e Dabro Bosnia në Tilava, komuna e Istočno Novo Sarajevo në Bosnje. Kisha është e pajisur me ikonë dhe afresk të Shën Nënë Angjelinës.

Në morinë e ikonave të stilit Bizantin, përjashtim bënë ikona me autor piktorin Paja Jovanoviç (1859 – 1957), njohës i historisë dhe i kulturës arbërore, autor i dhjetra tabllove me piktura nga jeta dhe veprimtaritë patriotike të arbërorëve. Ikona e Shen Nënë Angjelinës (punim në vaj në telajo), është realizuar në stilin e realizmit akademik. Piktori Paja Jovanoviç e prezanton shenjëtoren arbërore në plan ballor, me velin ngjyrë të zezë e mbajtur në kokë me kurorë me zbukurime, me gjerdanin me dy rradhë perlash, me varsen e artë me kryqin ortodoks të zbukuruar me gurë të çmuar dhe me tre perla në skajin e poshtëm, që shprehin Trinitetin e Shenjtë. Kryqi në këtë ikonë është krejt ndryshe nga kryqet në të gjitha ikonat e tjera. Ky aspekt  i veçantë i kësaj ikone nuk është i rastësishëm, por imitim i varëses në portretin e princeshës Andronika Kastrioti, e realizuar në ksilografi në vitin 1596 nga piktori, gdhendësi në dru dhe tipografi belg Johann Theodor Bry (1561 – 1623). Si kuptohet Paja Jovanoviç e njihte ksilografinë e J. Th. Bry dhe duke pikturuar të njejtin kryq, kësisoj shprehu përkatësinë arbërore të Shen Angjelinës, si motra e vogël e Andronika Arianiti Kastriotit. Ikona origjinale e Shën Angjelinës, realizuar nga Paja Jovanoviç, aktualisht ndodhet në muzeun e kishës katedrale në Vršac të Vojvodinës, ndërsa shumë kopje të saj janë vendosur në manastire në kapella dhe kisha të ndryshme.

Historianë të shumtë dhe kritikë të artit kishtar ortodoks, theksojnë pa ekuivoke përkatësinë arbërore të Shen Nënë Angjelinës, duke theksuar: “e bija e fisnikut Gjergj Arianiti”, “Nënë Angjelina me origjinë nga dinastia arbërore e Arianitëve”, madje dhe në vitet 2023 – 2025 ka historianë serbë si Viktor Velikoviç, që konfirmojnë origjinën arbërore të Shen Nënë Angjelinës. Në këtë aspekt, duhet të njohim një rrethanë historike. Në shekullin XVIII, kisha ortodokse serbe, duke parë reputacionin e Shen Nënë Angjelinës në popull, adhurimin dhe nderimin që i bënin besimtarët e shumë etnive, menjëherë e përvehtësuan dhe filluan ta popullarizonin si Shen Nënë Angjelina Serbe, një vendim arbitrar, prepotent dhe i pajustifikuar, sepse Nënë Angjelina nuk është serbe, nuk ka vepruar në Serbi, por me shpirtin e saj mëshirmadh dhe ekumenike, i ndihmoi klerikët dhe banorët serbë kur braktisën trojet e veta për t’i shpëtuar përndjekjeve, persekutimeve dhe masakrave të hordhive turke kur pushtuan Serbinë dhe i pranoi, i strehoi në manastiret dhe Kishat e Vojvodinës dhe të Vllahisë.

Sado që kisha serbe tenton ta mbulojë përkatësinë arbërore të Shen Nënë Angjelinës, besimtarët e shumtë në të gjitha vendet, shumë klerikë dhe historianë të kishës ortodokse, e theksojnë qartësisht origjinën arbërore të Shen Nënë Angjelinës, sepse Ajo arbërore, është Shpirti i Shenjtë Arbëror. [Ljiljana Habjanovič Đurovič. Le confessioni dell’anima. Secop Edizione 2012] [Svetlana Tomin. Madre Angelina: despota e suora Angelina Branković Santa Madre Angelina. Sremski Karlovci: Diocesi di Srem, 2016, pp. 8 – 14]

 

 

/Vijon/

 

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
SHEN NËNË ANGJELINA  SHPIRTI I SHENJTË ARBËROR (4)

SHEN NËNË ANGJELINA SHPIRTI I SHENJTË ARBËROR (4)

18 Dhjetor, 2025
“Sanxhaku – Histori e dhimbjes kombëtare”, një ekspozitë që sjell në dritë historinë e dhimbjes kombëtare

“Sanxhaku – Histori e dhimbjes kombëtare”, një ekspozitë që sjell në dritë historinë e dhimbjes kombëtare

18 Dhjetor, 2025
Partitë, Deputetët dhe Qeveria, pjesë e pazareve!

Mbijetesa e gjuhës shqipe nën pushtimin Osman, Grek dhe Serb

17 Dhjetor, 2025
Demonstratat e ‘68-tës, lëkundën themelet e jugosllavisë hibride

Demonstratat e ‘68-tës, lëkundën themelet e jugosllavisë hibride

14 Dhjetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In