Pse?
Populli i Kosovës ka nevojë të dëgjojë zërin e Mërgatës kombëtare qytet më qytet, fshat më fshat.
Këtu bëhet fjalë, që sovrani i Republikës së Kosovës të dëgjojë një pjesë të vetvetes në Mërgatë; zëra nga bijtë dhe bijat më të shkolluar, më të përkushtuar për fatin e demokracisë dhe shtet bërjes në Kosovë.
Sovrani i Kosovës duhet të peshojë çdo kandidaturë për deputet jo për të mbushur karriget e Kuvendit,
por për të sjellë më të devotshmit për shtet, për punë kombëtare për fuqizimin e Kosovës; pse jo dhe me kandidatura të Pavarura nga Mërgata.
Të dashur bashkëkombas të Mërgatës kombëtare!
Tashmë është ora e Kosovës që trokon tek të gjithë ata,
që nuk shohin tek interesi personal për të zhvatur shtetin nën siglën e partive.
Sovrani ka nevojë të dëgjojë zërin tuaj ndryshe, zërin tuaj prej eksperiencave në demokracitë Perëndimore në takime gjithëpërfshirëse qytet më qytet, ku jo të bëni tellallin për partitë, por të përcillni një fjalë të urtë për ardhmërim të begatë të Kosovës!
Ne nuk duhet të shkojmë në Kosovë për të shpëtuar liderët e partive! Jo!
Ne duhet të shkojmë në Kosovë të dëgjojmë dhe të na dëgjojë sovrani për të vlerësuar çdo qytetar të Kosovës që kandidon për kontributin që mund të japë si deputet i ardhshëm bazuar në aftësitë e tij, qoftë tu dëgjojë edhe vetë ju mërgimtarë të suksesshëm nëse vendosni të shpallni vullnetarisht kandidaturën tuaj të Pavarur për tu zgjedhur deputet; nëse me të vërtetë ju e ndjeni me mëndje dhe zemër!
Paqja është më e vështirë së lufta, më luftë se lufta, sepse në Kosovë lufton përditë sovrani kundër paburrërisë së burrave të partive për të bërë Kuvend e shtet me institucione, ndërsa kanë ndër këmbë e rreth tyre Beogradin me krah të ç’armatosur tashmë, Listën Serbe, si dhe kundërveprimin brënda dhe jashtë kufijve të regjimit Serb, që vazhdon spastrimin etnik ndaj Shqiptarëve në kufi me Kosovën.
Kuvendet e hapura MËRGATË -SOVRAN, qytet më qytet të Kosovës janë të domosdoshme për ta shpëtuar demokracinë e Kosovës, të vetmen demokraci Shqiptare frymëzuese për Shqiptarët e Ballkanit dhe Mërgatën kombëtare Shqiptare!
Kushdo që e ndien në Mërgatë se do të thotë diçka për Kosovën sot, le të marrë udhën e të bashkëpunojë me këdo në Mërgatë a në Kosovë, me qëllim ti gjendemi popullit të Kosovës në këtë situatë kaq të mundimtë, por jo pa rrugëdalje!
Mërgata kombëtare Shqiptare është shpresa e Dielltë për demokraci dhe shtetbërje, ashtu sikundër u bë shpresa në luftën për liri dhe shtetformim të Kosovës!
Është ora e Kosovës dhe e kombit tonë! Dëgjojeni! Nëse ua thotë zemra ti thoni dy fjalë qytet më qytet merreni rrugën për në atdhe! Nëse do të bëheni përfaqësues i sovranit të Kosovës, sot është ora Juaj! Mërgata kombëtare Shqiptare të përshëndesë më të mirët!
Ardhmërimi i Kosovës është në ty, nëse vërtet e ndjen se duhet të jesh pranë atdheut a popullit tënd që të bëri ky që je,
Shqiptar i zoti me dije dhe aftësi!










Discussion about this post