Deputeti Shaip Kamberi në profilin e tij në facebok shkruan
“Në kuadër të programit për avokimin ndërkombëtar të çështjes së Luginës së Preshevës, po qëndrojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë pune.
Kjo vizitë është pjesë e një programi të koordinuar me përfaqësues të tjerë nga Lugina e Preshevës si Ragmi Mustafi e Ragmi Mustafa me qëllim ndërkombëtarizimin dhe avokimin e pozitës së vështirë të Luginës së Preshevës, si dhe denoncimin e shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve, për të siguruar përfshirjen e çështjes sonë në agjendat ndërkombëtare politike dhe diplomatike.
Gjatë këtyre ditëve janë paraparë takime me kongresmenë dhe senatorë amerikanë, ndër ta:
Kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së;
Senatorin Cory Booker, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-së;
Kongresmenin George Latimer, anëtar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut “Tom Lantos” në Kongresin Amerikan;
si dhe ish-Kongresmenin Joe DioGuardi dhe anëtarët e Bordit të Albanian American Civic League.
Po ashtu, janë planifikuar takime me përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan në Dallas dhe New York.
Kjo vizitë vjen vetëm katër muaj pas asaj shumë të suksesshme në Berlin, ku patëm takime të rëndësishme në Bundestag dhe në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë – duke vazhduar kështu përpjekjet për ta mbajtur çështjen e Luginës së Preshevës në vëmendjen e faktorit ndërkombëtar.
Falënderim të veçantë për Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për bashkëpunimin efektiv me Ligen Qytetaro-Amerikane (Albanian American Civic League) dhe KKSH, WIAI,të cilët po e bëjnë të mundur që zëri i shqiptarëve të Luginës të dëgjohet fuqishëm edhe në SHBA.”










Discussion about this post